Një krahinë e pasur në aspektin etnografik

Kraja, për dallim nga varfëria ekonomike e sociale, është e pasur në aspektin etnografik. Etnografia që gjendet në këtë trevë mendohet se është pasardhëse e drejtpërdrejtë, madje e ruajtur pak a shumë në formën e saj burimore

Korab Kraja

Etnologët, duke studiuar materialin etnografik shqiptar, gjetën në të një varg elementesh, të cilat burojnë drejtpërdrejt nga pasuria ilire parahistorike. Janë të pasura veçanërisht gjurmët ilire në veshjet popullore të sotme, mandej në ornamentikën dhe në simbolikën religjioze, në vallet popullore, në muzikë, në antroponomi dhe në toponime etj. Elementet dekorative që përbëjnë arealin e shumëllojshëm kulturor mund të gjenden nëpër zona të ndryshme, e mund të thuhet se elementin burimor të ruajtur ndoshta me pak ndryshime, mund ta gjejmë nëpër veshjet, në disa ndërtime, të shfaqur në këngë e valle etj. Kraja, për dallim nga varfëria ekonomike e sociale, është e pasur në aspektin etnografik. Etnografia që gjendet në këtë trevë mendohet se është pasardhëse e drejtpërdrejtë, madje e ruajtur pak a shumë në formën e saj burimore.
Më tej, duke u bazuar në kushtet e vlerësimit dhe përcaktimin e vlerave, do të shpalosen në mënyrë përgjithësuese. Këtu do të bëjnë pjesë vlerat si trashëgimi e dy kategorive kryesore: të prekshme dhe të paprekshme, pra materiale dhe jomateriale.

Vlerat historike
Vlera historike përfshin historinë e estetikës, shkencës dhe shoqërisë. Ndikimi i kësaj vlere në një vend mund të jetë sepse në periudha të ndryshme aty mund të ketë pasur ndikim ndonjë figurë historike, ngjarje e tillë apo aktivitet historik. Pavarësisht kalimit kohor, apo trajtimit të mëvonshëm që mund t’i bëhet vendit, kuptimi burimor i mirëfilltë nuk humb, por e ruan rëndësinë e tij. Figurat historike kanë përmasa ndonjëherë të vogla dhe ndonjëherë tjetër më të mëdha. Përmasat e mëdha që figurat historike përfaqësojnë, zakonisht janë më të rralla. Dhe, këto përmasa i karakterizojnë zakonisht veprat e personaliteteve. Personalitetet mund të konsiderohen të rëndësishëm për një popull kur me veprat e tyre, por edhe me qeniet e tyre lënë gjurmë të rëndësishme në shoqëri. Jeta dhe vepra e tyre konsiderohet me rëndësi të veçantë për shkak se me fushëveprimin e tyre dhe me ndikimin e tyre supozohet se ata kanë ndikuar në aspektin shoqëror, me karakterin e tyre ata supozohet se kanë ndikuar në aspektn historik dhe me praninë e tyre intelektuale ata supozohet se kanë ndikuar në horizontin gjithëpërfshirës kulturor. Të bëmat dhe lufta e tyre gërshetohet me synimet shoqërore që ka një shoqëri e caktuar. Këto elemente përbëjnë ndër vlerat përcaktuese që figurat historike mund të lënë gjurmë, e madje, në të ardhmen të quhen si figura të rëndësishme historike.

Në kategorinë e vlerave historike mund të përfshihen disa figura dhe ndërtimet e tyre, të cilat përbëjnë vlera të rëndësishme në kulturën dhe historinë e Krajës. Për shembull, rëndësi të veçantë në këtë aspekt ka kisha mesjetare në Krajë, e ashtuquajtur si Kisha e Krajës, e cila u ndërtua në fillim të shekullit X-XI nga Gjon Vladimiri dhe Kosara


Figurat historike. Në këtë kategori të vlerave historike mund të përfshihen disa figura dhe ndërtimet e tyre, të cilat përbëjnë vlera të rëndësishme në kulturën dhe historinë e Krajës. Për shembull, rëndësi të veçantë në këtë aspekt ka kisha mesjetare në Krajë, e ashtuquajtur si Kisha e Krajës, e cila u ndërtua në fillim të shekullit X-XI nga Gjon Vladimiri dhe Kosara. Ngjarja e rëndësishme këtu, për të emëruarin Gjon Vladimirin, Princ i Krajës, përbën rutinën gjatë fundit të jetës së tij dhe pas vdekjes, sepse ndodhin varrosjet dhe zhvarrosjet e eshtrave të tij, duke i bartur ato nga Kraja për në Durrës dhe pastaj nga aty në Elbasan, ku u ndërtua edhe manastiri me emrin e tij. Përvetësimi i figurave historike kombëtare shqiptare nga serbët është tashmë i njohur. Kështu, do të bëjnë edhe me kultin e Shën Gjon Vladimirit, për të cilin ata do të kujtohen pas më shumë se 800 vjetësh, për qëllime politike e pansllaviste. Megjithatë, figurën e tij e ruajti populli shqiptar më shumë se 1000 vjet, ndërsa Ernest Koliqi, për të, do të shprehet: “Populli ynë e kundron Shën Vlladimirin si shenjt të gjakut të vet, tue qenë se mbas gojdhanës, ky qe Princ në Krajë…”.
Kjo figurë mesjetare, me më shumë të panjohura sesa të njohura në jetën e tij të largët, lë pa dyshim gjurmë të rëndësishme kulturore dhe historike në trevën e Krajës. Vlerësimet e shumta në njërën anë, e madje edhe mbivlerësimet e tepruara nga ana tjetër, e bëjnë jetën e këtij shenjtori të mjegullt, i cili përpos që veproi në një kohë të hershme, deri tani dihen shumë pak të dhëna rreth tij. E rëndësishme është fakti se shenjtori, pra Shën Vladimiri, një pjesë të jetës së tij e kaloi në Krajë dhe dha kontribut të rëndësishëm fetar dhe kulturor në këtë trevë. Ndërtimet më të rëndësishme të kohës së tij mund të konsiderohen si më të rëndësishmet, madje ndërtimet identifikuese të trevës së Krajës. Kisha mesjetare dhe ubla pesëmbëdhjetë metërshe në afërsi, përbëjnë ndërtimet kryesore, njëkohësisht ndër më të vjetrat në Krajë. Përpos këtyre dy ndërtimeve, të mbështjellura sa me dokumente dhe sa me legjenda, rëndësia e Gjon Vladimirit të atëhershëm shprehet edhe me supozimin e selisë së tij princërore në këtë vend, e madje populli vendas do ta konsiderojë princ të tyrin, e mandej populli i përgjithshëm shqiptar ta shpallë edhe shenjtor.
Përpos kësaj figure të rëndësishme historike, fetare dhe kulturore, në Krajë mendohet të ketë jetuar, madje edhe të jetë nga kjo trevë, shkruesi i librit të parë të botuar në gjuhën shqipe, Gjon Buzuku.

Në Krajë mendohet të ketë jetuar, madje edhe të jetë nga kjo trevë, shkruesi i librit të parë të botuar në gjuhën shqipe, Gjon Buzuku. Si personalitet i rëndësishëm i historiografisë shqipe që shkruajti librin e parë shqip, ai ia shton vlerën kësaj treve në përmasa të rëndësishme historike, kulturore dhe gjuhësore shqiptare


Si personalitet i rëndësishëm i historiografisë shqipe që shkruajti librin e parë shqip, ai ia shton vlerën kësaj treve në përmasa të rëndësishme historike, kulturore dhe gjuhësore shqiptare. Prejardhjen e tij nga kjo trevë e vërteton Eqrem Çabej në studimin e tij Meshari i Gjon Buzukut (1555), i cili ndër të tjera shkruan: “Duke rrokur me një vështrim këtë anë të personalitetit t’autorit, do të themi se ka indicie gjuhësore që dëshmojnë se ai është një bir i malësisë së Krajës, Ljarjes a Shestanit në jugperëndim të liqenit të Shkodrës, një famullitar i dalë prej dioqezës së Tivarit a mbase të Ulqinit. Gjuha e tij, me gjithë se e ngritur me vetëdije në një shkallë mbidialektore, përmban elemente që i përkasin asaj ane të Shqipërisë veriore.”
Para tij, një hipotezë të ngjashme të bërë në bazë të disa aspekteve të dialektit e dha Norbert Jokl, i cili sugjeroi se prejardhja e Buzukut mund të jetë fshati Brisk.
Sidoqoftë, nuk duhet të harrohet se të gjithë gjuhëtarët që u morën me çështjen e prejardhjes së Gjon Buzukut, bënë krahasimin e një shkrimi të shekullit XVI me të folmen dialektore të shekullit XX. Megjithatë, duhet të thuhet se të gjithë këta profesionistë gjuhëtarë dhe albanologë, bënë një punë të jashtëzakonshme me krahasimet dhe sugjerimet e tyre.
Nuk ka asnjë të dhënë të sigurt rreth Buzukut, me ç’rast, nga çfarë ai thotë në libër, dihet vetëm emri i babait të tij, ndërsa jo edhe vendorigjina e tij. Për të vërtetuar këtë, ekziston një dokument i rëndësishëm, i cili jep disa të dhëna interesante. Noel Malcolm, në veprën e tij “Agjentë perandorakë”, jep përshkrimin e një letre, e cila shkruhet nga një prift katolik nga fshati Brisk, afër liqenit të Shkodrës. Letra i drejtohej argjipeshkvit për të diskutuar çështje të rëndësishme me përfaqësuesit (me disa kryepleq) e disa fshatrave afër Shkodrës, të cilët i treguan se banorët e këtij qyteti ishin të gatshëm për kryengritje kundër osmanëve. Çka është më interesante, kjo letër u shkrua në vitin 1570 në gjuhën shqipe. Në këtë paragraf shfaqet një e dhënë shumë interesante, që ka të bëjë me priftin i cili e shkruan letrën shqip. “Xhovani Bruni u përfshi aktivisht në disa nisma antiosmane. Në javën e parë të tetorit 1570 ai mori një letër në gjuhën shqipe nga prifti katolik i Briskës, një fshat në territorin osman në lindje të Tivarit, drejt bregut të liqenit të Shkodrës, që sapo ia kishte dhënë besën Venedikut”.
Ky fakt korrespondon edhe me “priftin katolik”, edhe me fshatin “Brisk”, por edhe me vitin e përafërt “1570”. Pra, në vitin 1555 botohet libri i parë që njihet deri më tani që është shkruar në shqip, e prandaj pas 15 vjetëve, në vitin 1570, del përsëri një prift, nga i njëjti vend, i cili shkruan në shqip. Edhe Malcolm, më tej sqaron se: “… ky dokument tregon se praktika e shkrimit në gjuhën e tyre nuk ishte e panjohur në radhët e shqiptarëve të shkolluar”.
Këto të dhëna mund të jenë sa interesante, po aq dhe të vlefshme. Prandaj, kjo letër e shkruar në shqip, nga prifti katolik i fshatit Brisk, në shekullin XVI, përkatësisht në vitin 1570, mund të jetë një dëshmi për të vërtetuar, si dhe për të hulumtuar edhe më shumë rreth prejardhjes së saktë të autorit të librit të parë të shtypur në shqip, si dhe për të hulumtuar rreth autorit të tekstit shqip që shkruhet pak vite pas botimit të librit. Prandaj, a mund të jetë ky Gjoni, i biri i Bdek Buzukut?
Më poshtë paraqitet një fragment i transliterimit dhe transkribimit fonetik sipas Eqrem Çabejt që i bën pjesës së fundit të Mesharit, ku Buzuku shkruan për veten e tij:
ɣ Donih ћoni biri i bdech Buɛuchut. Tueɣ chuituõ sume here : seh gluha ioneh nuche chis : ћaa teh en digluom : en seh scruomit segñte. En seh dasunit seh botesse saneh dessa meɣfediguneh per saa muitah meh dituneh. Meh ɛdritune pach mendete e atuneh ћi teh endiglognineh. Per seh atah teh mundeh merneh : saa hi nalte e hi muitune E hi per miseriersim anste ɛotune. Atuneh ћi tah duone em ћiξeh ɛemere
U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ṷ kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ndigluom ṇ së Shkruomit shenjtë, ṇ së dashunit së botësë sanë desha me ṷ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi të ṇdiglonjinë, përse ata të mundë mernë sā i naltë e i mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë ṃ gjithë zemërë.
Rëndësi të veçantë historike përbëjnë Kontët e Ljares. Nga gojëdhëna e bartur brez pas brezi dhe e vërtetuar nga një dokument, mësohet se familja Junku nga fshati Dobrec i Ljares ka prejardhje bujare. Mbretëresha Helena në vitin 1290, duke shkuar në Tivar, për shkak të motit të lig, u detyrua të strehohej te familja Junku. Nga mikpritja që kjo familje i bëri mbretëreshës, ajo në shenjë mirënjohjeje e nderoi, jo vetëm popullin e Ljares, por veçmas familjen e Junkut. Kjo familje, që nga ajo kohë mban titullin e lartë të Kontit të Ljares dhe për stemë kanë kokën e mëzatit.
Ndërtimet. Ndërtimet në trevën e Krajës janë të shumta, duke filluar nga shtëpitë e banimit, ndërtimet e kultit, ndërtimet ekonomike dhe monumentet. Ndërtimet e tilla për një trevë të caktuar përbëjnë vlera të shtuara, madje shpeshherë të çmuara historike dhe kulturore. Në radhë të parë, vlerat historike atyre ndërtimeve iu shtohen përmes qëllimeve të ndërtimit dhe ndërtuesit të tyre. Faktori përcaktues që shtyn të ndërtohet një monument i caktuar, mund të jetë i një rëndësie të veçantë shoqërore dhe kulturore. Prandaj, aspektet e kundruara përmes historisë dhe përmes teknikës së ndërtimet çmohen të jenë faktorë konsiderueshëm të rëndësishëm për të përcaktuar vlerat kulturore të një ndërtimi. Pa dyshim, ndër faktorët plotësues, këtu kanë rëndësi, së bashku me teknikën e ndërtimit, edhe elementet që ndërthuren përmes përcaktimeve estetike, arkitektonike me vlera unifikuese apo të veçanta stilistike të mjeshtrive të ruajtura dhe të trashëguara.
Këtu mund të përmendet rëndësia historike e ndërtimeve monumentale, të kultit dhe të banimit. Si ndërtim monumental, që ka vlerë historike, mund të përmendet Ubla e Krajës, e cila lidhet me periudhën e Gjon Vladimirit dhe bashkëshortes së tij, Kosarës. Këta të dy, sipas gojëdhënave e ndërtuan këtë ubël mbi burimin e vetëm, siç thuhet me ujë të bollshëm gjatë vitit, e cila luajti rol të rëndësishëm gjatë historisë në jetën e popullsisë së lokaliteteve përreth dhe të Kishës së Shën Mërisë.

Si ndërtim monumental, që ka vlerë historike, mund të përmendet Ubla e Krajës, e cila lidhet me periudhën e Gjon Vladimirit dhe bashkëshortes së tij, Kosarës. Këta të dy, sipas gojëdhënave e ndërtuan këtë ubël mbi burimin e vetëm, siç thuhet me ujë të bollshëm gjatë vitit, e cila luajti rol të rëndësishëm gjatë historisë në jetën e popullsisë së lokaliteteve përreth dhe të Kishës së Shën Mërisë. Kjo e fundit, ka rëndësi të madhe për mënyrën e ndërtimit dhe kohën e ndërtimit të saj, duke u cilësuar si ndërtimi më i hershëm fetar në Krajë. Supozohet se ajo u ndërtua mbi themelet e një kishe tjetër, paraprake


Ndërsa, kjo e fundit, ka rëndësi të madhe për mënyrën e ndërtimit dhe kohën e ndërtimit të saj, duke u cilësuar si ndërtimi më i hershëm fetar në Krajë. Supozohet se ajo u ndërtua mbi themelet e një kishe tjetër, paraprake.
Po ashtu, ndërtim tjetër i kultit, i cili konsiderohet i veçantë në Krajë, është kisha në fshatin Brisk Poshtë, e cila supozohet të jetë kisha në të cilën ka shërbyer Gjon Buzuku. Por, për këtë, ende nuk ka të dhëna shkencore, të cilat mund ta argumentojnë saktë dhe mirëfillshëm një gjë të tillë. Kësaj kategorie mund t’i shtohen edhe shtëpitë me arkitekturë të veçantë në Krajë, të cilat përfaqësojnë një ndërtim të dallueshëm me ndërtimet tjera të banimit që janë më të thjeshta. Pra, shfaqin vlera më të shumta arkitektonike dhe estetike, si disa në fshatin Ostros, në gjendje të keqe, megjithatë me histori, që ia shtojnë vlerën. Disa janë të vjetra mbi 100 vjeçare, të djegura me ardhjen e malazezëve në Krajë rreth vitit 1912, pastaj shtëpia e priftit, siç thuhet mbi 300-400 vjeçare, nga i cili merr emrin e tërë lagjja: Priftaj, e shumë shtëpi të tjera që bartin historinë e personaliteteve historike dhe ngjarjeve të ndryshme historike.
(vazhdon)

Të fundit

më të lexuarat