Lojërat popullore, një traditë e
lashtë e cila do të duhej të ringjallej

Gjekë Gjonaj

Lojërat tradicionale për zhvillimin e shkathtësisë e të mprehtësisë dhe forcimit fizik, që pjesërisht kanë natyrën e një gare, të një argëtimi dhe të një shfaqjeje në Anë të Malit kanë traditë të lashtë.

Këto krijime në vetvete, përbëjnë një unitet e bashkëveprim artistik të elementit koreografik, poetik e melodik dhe përdoren në raste të ndryshme festive, por edhe në ato të zakonshme

Këto lojëra popullore janë karakteristikë etno-kulturore e kësaj treve që prezantojnë lloj-llojshmërinë e traditave, zakoneve dhe dokeve të saj. Në këto lojëra bëjnë pjesë shkathtësitë fizike, lojërat e burrave, lojërat humoristike, dëfryese e këngët dhe vallet tradicionale. Deri nga fillimet e viteve ’70 të shekullit të kaluar kur ende në jetën sociale të popullsisë së kësaj zone nuk ishte futur televizori dhe fare pak radioja si mjete argëtimi, banorët si mjet dëfrimi e zbavitjeje në kohën e lirë kishin kryesisht lojën popullore, si për fëmijët dhe të rinjtë, ashtu edhe për të rriturit. Nga ajo që unë kam gjurmuar, disa nga ato edhe unë i kam përjetuar dhe luajtur në rininë time të hershme në vendlindje.

Deri nga fillimet e viteve ’70 të shekullit të kaluar kur ende në jetën sociale të popullsisë së kësaj zone nuk ishte futur televizori dhe fare pak radioja si mjete argëtimi, banorët si mjet dëfrimi në kohën e lirë kishin kryesisht lojën popullore si për fëmijët dhe të rinjtë, ashtu edhe për të rriturit

Lojërat popullore argëtuese, siç pohojnë banorët e kësaj zone janë zhvilluar në ambiente të ndryshme, në kushte shtëpie si dhe në kushte fushe (jashtë shtëpie), ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre në të dy ambientet. Në kushtet e fushës, fëmijë dhe të rinj, ose kur kullotnin tufat e bagëtive, ose kur mblidheshin në kohë të lirë, i organizonin lojërat e ndryshme dhe argëtoheshin me to. Në kushte shtëpie luheshin ato lojëra si në raste festash, ashtu edhe në kohë të lirë në mbrëmje pas punëve të ditës sidomos në netët e gjata të dimrit. Mblidheshin burrat dhe të rinjtë e çdo fshati dhe organizonin lloj-lloj lojërash popullore. Kjo gjë krijonte mundësi të mblidheshin bashkë mjaft të rinj e të reja dhe atëherë shkëmbeheshin mjaft eksperienca edhe në fushën e argëtimit me lojëra të ndryshme popullore. Loja me top nuk ishte krijuar si traditë, ndaj edhe nuk njihej në ato kohëra, kështu që mbeteshin primare lojërat e tjera si: loja e filxhanit, loja e kapuçave, treç, hedhja e gurit, gjuajtja e shenjës me gurë, gjuajtja e shenjës me pushkë, terheqja e litarit, pasaturra, loja me domina, loja e shahut, loja e thyerjes së duarve apo “çengel-çengel”, cic-mic, loja e shatit, etj. Kjo e fundit është shndërruar në valle – këngë karakteristike autoktone me titull “Kanga e shatit” të cilën e kanë kënduar meshkujt gjatë mihjes së kallamboqit, kurse femrat gjatë fushatës së korrjes së grurit.

Në kohën e sotme këto dhe lojëra të tjera popullore të kësaj zone nuk organizohen më. Mendojmë se do të ishte mirë që anamalasit të ringjallin këtë lloj argëtimi duke organizuar lojëra tradicionale të përvitshme

Këto krijime në vetvete përbëjnë një unitet e bashkëveprim artistik të elementit koreografik, poetik e melodik dhe përdoren në raste të ndryshme festive , por edhe në ato të zakonshme. Karakteristikë e tyre, ndër të tjera, është roli i veçantë i ambientit, i spektatorëve. Këta marrin pjesë aktive në zhvillimin e lojës, jo vetëm me ndërhyrjet, thirrjet inkurajuese, të qeshurat, por në momente të caktuara edhe si personazhe vepruese që komunikojnë me lojtarët kryesorë.

Lojërat popullore argëtuese, siç pohojnë banorët e kësaj zone, janë zhvilluar në ambiente të ndryshme në kushte shtëpie si dhe në kushte fushe (jashtë shtëpie), ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre në të dy ambientet


Në kohën e sotme këto dhe lojëra të tjera popullore të kësaj zone nuk organizohen më. Mendojmë se do të ishte mirë që anamalasit të ringjallin këtë lloj argëtimi duke organizuar lojëra tradicionale të përvitshme me shpresën për të hequr sadopak vëmendjen e të rinjve nga teknologjia, të cilët janë të dhënë pas kompjuterëve dhe internetit, për t’ua kujtuar atyre se ka edhe gjëra të tjera për t’u argëtuar sikurse edhe për të përçuar tek ata traditën e vjetër argëtuese e sportive, pse jo edhe në mënyrë moderne!

Të fundit

më të lexuarat