Libër për tragjedinë e popullit shqiptar

Paraqitja në publik me këtë vëllim të gazetarit, transmetuesit të programeve radio-televizive dhe analistit politik shqiptaro-amerikan, Frank Gjeto Shkreli është një eveniment me rëndësi për botën kulturore shqiptare, dhe sidomos për shqiptaro-amerikanët, qoftë për materialin që kemi para nesh, qoftë për autorin që e përgatiti

Sami Repishti

Frank Shkreli, i lindur në një fshat të zonës së Ulqinit (ish Jugosllavi), njihet në mesin tonë si një i ri me një të ardhme premtuese që në fillim. Më 1969, emigroi në Itali dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij. Ai ashtë një shembull i dhimbshëm i turmave shqiptare që u detyruan që të u largohen nga trojet e veta stërgjyshore e të marrin rrugët e mërgimit – të ‘kurbetit’ të mallkuar! – të breznive të mëparshme. Familja e tij ka qenë viktimë e ngjarjeve të rënda e shpeshherë shkatërrimtare të jetës në vendin e lindjes – lëvizje e ç vendosje të imponuame nga jeta e vështirë e trazimet akoma më të vështira. Kjo e kaluar ka lënë gjurmë te pashlyeshme në mendjen e tij.
Me origjinë nga “bajraku” i Shkrelit, Malësi e Madhe, Shkodër, krahinë e njohur për qëndresën e banorëve të saj në përpjekje për të mbrojtur votrat e tyne, familjet, tokët që e ushqejshin, burrat e Shkrelit u vranë, u sakatuan, u dërmuan nga këmba shtypëse e agresionit sllav sa herë që gjendja ndërkombëtare trazonte jetën paqësore të banorëve fatzezë, dhe sa herë që sundimtari i huaj – sidomos halldupi i Anadollit që e shtypi për pesë shekuj të gjatë, kalonte nëpër ato vise “mik i paftuar” ose “armik i luftuar”, e mizor për natyrën e tij. Mbas ikjes së tij, Shkreli filloi një jetë më të qetë, kur malësori nuk u vra ma më urdhër të “pashës” e të sejmenëve të tij; toka nuk u zaptua nga “spahinjtë” e “jeniçerët” dhe kur fëmija u rrit pa përjetuar lufta e ekspedita ndëshkimore. Por, vetëm për një kohë të shkurtë!

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “761” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat