Kraja, pozita gjeografike

Luljeta Avdiu – Cura

Kraja gjendet në pjesën jug-përendimore të liqenit të Shkodrës, në shpatitë e malit Rumia në drejtimin lindje – përendim. Kraja kufizohet më Shqipërinë në lindje, në përendim me njësinë vendore Cërmnicë, në jug e stolisin majat e malëve dhe kodrava nga Shtegvasha, Samagari, Gerdejt, Shingëllia, Smerdeci, Mali i gjanë, Rumia e deri në Galik të Shestanit. Veriun e Krajës e lagin valët e lehta të liqenit të Shkodrës. Në vijën lindje-përendim, Kraja nisë me fshatin Skje duke përfunduar në Koteca të Shestanit. Përkufizimi i tillë vlen për kohën më të re, përndrryshe në të kaluarën Kraja ka patur një shtrirje gjeografike më të gjërë. Më këtë shtrirje teritoriale sipërfaqa e Krajës është diku rreth 1.438 kilometra katror më një popullësi 1.882 banorë. Kjo sipas regjistrimit të popullësisë të vitit 2011. Kraja është pjesë që admistrohet nga Komuna e Tivarit dhe ate e përbëjnë dy njësi të vogla administra-tive vendore, gjegjësisht dy bashkësi vendore, ajo e Ostrosit dhe e Gjuraçit. Përndryshe Kra-ja në popull për këta bashkësi lokale njihen si Ana e Poshtme e Krajës dhe Ana e Sipërme.
Sa i përket strukturës kombëtare, popullësia e Krajës është shqiptare. Në hapsirën terito-riale të Krajës në të cilën kryesisht jeton popullësi etnikisht e pastër shqiptare ekzistojnë vendbanime-fshatra të cilat për nga madhësia janë vendbanime rurale të vogla. Çdo vend-banim ka emrin e vet dhe është i përbërë nga mëhallët/lagjët.
Më lart u tha se Kraja ndahet në Anën e sipërme (Ana përendimore) dhe në Anën e posht-me (Ana lindore). Një ndarje e tillë është përcaktuar nga pozita gjeografike, ngase teritori i Krajës ka shtrirje, lindje – përendim.
Duke u bazuar në statistikat zyrtare Kraja ka gjithsej 22 vendbanime: Arbneshi, Skjeja, Os-trosi i Madh, Ostrosi i Vogël, Martiqi, Kështenja, Boboshti, Ftjani, Brisku Naltë, Brisku Poshtë, Ljarje, Pinçi, Muriqi Naltë, Muriqi Poshtë (Vërria), Besi, Gurëza, Dedajt, Lukiqi, Gju-raçi, Peconjt ( Dracevica), Marstjepaj, Bujgër (Karnikiqi), Nënmali.
Në Anën e sipërme, ku në popull njihet si zona e Shestanit (mikro regjion), janë zytarisht 14 vendbanime, ndërsa në Anën e poshtme janë 8 vendbanime.(Shkolla në Krajë 1929-2019, Ali Gjeçbritaj-fq 9).
Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Krajë këtë vit shënoi 95 vjetorin e themelimit.Sot shkolla e Krajës numëron 67 nxënës dhe një staf prej 27 të punësuarish ar-simtar dhe punëtor teknik, në nivel të shkollës amë përfshi këtu edhe shkollat e teren-it.Migrimi i popullates vendase ka ndikuar që numri i nxënësve të bjerë dukshëm.
Vizita e nxënësve të klasave të 9-ta të shkollës fillore “Bedri Elezaga”-Katërkollë, në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti” në Krajë me rastin e kremtimit të Ditës së Shkollës ishte një përvojë e mrekullueshme dhe frymëzuese për të gjithë pjesëmarrësit. Nxënësit, të shoqëruar nga drejtori Mustaf Bardhi, sekretari i shkollës Reshit Cuca, kujdestarët e paraleleve Luljeta Avdiu Cura, Jetmir Çobaj dhe Ardit Nika dhe një pjesë e stafit, Eric Berman, vullnetari i Korpusit të Paqes, Izet Kasneci dhe Medina Cura, u pritën në hapësirat e shkollës ngrohtësisht nga drejtori i shkollës së Krajes Sami Doda dhe stafi.Patëm për kënaqësi të entuziazmohemi nga një program i pasur kulturor, i organizuar me kujdes nga arsimtarët dhe nxënësit . Kjo vizitë ndërmjet shkollave krijoi lidhje të reja dhe një zgjerim më të thellë për diversitetin kulturor dhe arsimor.
Gjatë historisë së arsimit në Krajë në shkollën e Krajës kanë punuar mësues të ndryshëm nga Ana e Malit, kurse sot profesor Ardit Nika, pas 27 viteve mungesë të kuadrit profesional nga lënda e muzikës rikthen fuqishëm notat muzikore sikur Prenkë Jakova dikur moti.
Vizitat ndërmjet shkollave fillore shërbejnë si një mjet i rëndësishëm për të ndërtuar lidhje të forta mes komuniteteve shkollore dhe për të pasuruar përvojat e nxënësve. Këto ngjarje kanë një rol thelbësor në zhvillimin arsimor dhe shoqëror të nxënësve.
Një ndër rolet kryesore të vizitave ndërmjet shkollave është shkëmbimi i njohurive dhe përvojave. Nxënësit kanë mundësinë të njihen me mjedisin dhe dinamikën e një shkolle tjeter, duke hapur horizontet e tyre dhe duke bërë shkëmbime të vlefshme arsimore. Ky shkëmbim e ndihmon nxënësin të kuptojë më mirë realitetin dhe diversitetin.
Gjithashtu, vizitat ndërmjet shkollave promovojnë bashkëpunimin mes stafit dhe drejtuesve shkollorë. Ata mund të ndajnë praktikat më të mira dhe strategjitë e suksesshme të ndjekura në shkolla të ndryshme, duke përmirësuar kështu cilësinë e mësimdhënies dhe mjedisin arsimor në tërësi.
Në të njëjtën kohë, këto vizita ndihmojnë në ndërtimin e një kulture të përbashkët të arsimit dhe respektit ndaj diversitetit. Nxënësit përballen me perspektiva të reja dhe njihen me vlerat dhe traditat e shkollave të tjera, duke promovuar tolerancën dhe mirëkuptimin mes ndryshimeve kulturore.
Përfundimisht, vizitat ndërmjet shkollave fillore janë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar bashkëpunimin, për të ndërtuar ura të reja të miqësisë dhe për të pasuruar përvojën arsimore të nxënësve. Këto ngjarje krijojnë një mjedis të pasur mësimor dhe ndihmojnë në zhvillimin e një brezi të ardhshëm të nxënësve me një perspektivë më të gjerë dhe të hapur ndaj botës.

Të fundit

më të lexuarat