Koha e fundit për zbulimin dhe prezantimin e trashëgimisë sonë detare

Gazmend Çitaku

Dëshmitë e para qytetëruese të Ulqinit si vend i lashtë bregdetar datojnë pa dyshim që nga neoliti. Këtë e dëshmojnë gjetjet në Kalanë e Ulqinit. Dëshmia më e mirë dhe më e fortë e kësaj periudhe është fragmenti i figurës Nëna e madhe (Pavle Mijović, Umjetničko blago Crne Gore, Beograd, 1980, fig. 27), që është karakteristikë e kohës parailire apo më mirë të themi neolitit (Aleksandar Stipçeviq, Ilirët, Prishtinë, 1990, fq. 430). Kjo periudhë (6000 vjet p. e. r.) karakterizohet me zbutjen e kafshëve, fillimin e mbjelljeve të kulturave bujqësore, peshkimin por edhe me përpunimin më fin të veglave të punës, që ishin prej guri. Kjo traditë e shërbimit me vegla guri të përpunuara vazhdon edhe në kohën e bronzit, ku në hapësirën e komunës së Ulqinit kemi gjetje të veglave të tilla (Banesa popullore në Anë të Malit, Ulqin, 2016, fq. 24).

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “765” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat