Studenti i lindur patriot, pedagog dhe njeri model

Rexhep Llesshi

Kur në shoqëri mendohet nisja e ndonjë ndryshimi të vrullshëm, ai paralajmërohet si ”lëvizje, apo shpërthim pranveror”. Me këtë shënim unë do përcaktoj një tjetër lëvizje kohore, nga e përmendura krejt diametrale, protestat mbarë popullore shqiptare të Kosovës ’68, me vështrim të posaçëm, atë të 6 tetorit ‘68 në Prizren, të iniciuar dhe prirë nga studentët dhe rinia shkollore e atij qyteti.
Pikërisht atë vit e të tjerë më parë, në vende tjera në Evropë e Jugosllavi, ndodhin lëvizje të udhëhequra nga inteligjenca rinore, me kërkesa të definuara të natyrës sociale. Në Kosovë e vende tjera të pazhvilluara me popullsi shqiptare ndjeheshin mungesa edhe më të mëdha se ajo e ”bukës”. Shumë pyetje jetike, në vendet tjera me kohë të zgjidhura, aty as të nisura. Ato ishin gjëra të rëndësishme që i takonin çështjes kushtetuese të Krahinës dhe asaj kombëtare shqiptare në Jugosllavi, shqyrtimi i të cilave në institucionet shtetërore as që mendohej. Nga ajo pikë, me at motiv e vullnet u hartuan plane me kërkesë publike për të drejta legjitime kombëtare.
Ngjau zbërthimi më emërtim mediatik, ”Demonstratat popullore shqiptare në Kosovë”. Ato zhvillohen në qytete të ndryshme të Krahinës. Kishin koreografi, përmbajtje dhe qëllim të njëjtë, afirmimin kombëtar.
Lëvizja e tillë e parë, fort e dukshme dhe e suksesshme u zhvillua para 56 viteve, në qytetin e lashtë me traditë të shquar kombëtare Prizren, ku para 90, respektivisht 146 viteve u mbajt Besëlidhja Historike Shqiptare (1878) LIDHJA E PRIZRENIT.
Atë e iniciuan, përgatitën dhe i prinë studentët e SHLP-së dhe nxënësit e arsimtarët e atij qyteti. Pa dallim nga vinin shënoj:

  1. Gjergj Camaj, 2. Haxhi Maloku, 3. Isa Demaj, 4. Isë Morina 5. Lemane Braha, 6. Meriman Braha, 7. Pashk Laçi, 8. Rafet Rama 9-10. Simon e Mikel Kuzhnini, 11. Shpresë Elshani, 12. Zymer Neziri, etj. Ndër ta veçohet djaloshi njëzet vjeçar nga Malësia, Tuzi,

Studenti sy patrembur GJERGJ KOLË CAMAJ.
Gjergji ka lindur në BregMac të Lezhës në Shqipëri, në janar 1946. Prindërit e tij, babai Kola, Hotjan nga Vuksanlekajt dhe nëna Dila, bijë e Shkrelit nga aty shpërngulen në Malësi. Familja nga e cila erdhi ky djalosh cilësohej me të gjitha tiparet që kurdoherë e pajisnin shqiptarin dhe shqiptaren si: besnikëria, bujaria, ndershmëria, zgjuarsia, trimëria, atdhedashuria etj..
Gjyshi i tij, Pjetër Zeku, patriot i shquar, rezistues i regjimit të huaj turk dhe serb, krahu i djathtë i Dedë Gjon Lulit. Bashkë me të dhe me të tjerë banda shtetërore serbe e pushkatoi në mal ku vet sfidoi, duke u sjellë krah hapur me fytyrë ka gryka e pushkës.
Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në Vuksanlekaj, ndërsa filloren tetëklasëshe në Tuz. Ka udhëtuar rreth 6 km shtëpi – shkollë në këmbë ndonjëherë edhe i uritur. Pasi e kreu shkollën fillore prindërit, babai Kola dhe nëna Dila edhe pse vet nuk njihnin lexim-shkrim për fëmijët e tyre mirë e nuhatnin shkollën dhe shkollimin. Për shkollim të mëtejmë shpjegon Gjergji, konkret u kujdes intelektuali i Malësisë, i madhi Gjergj Gjokaj. Ai i mori dëftesat e nxënësve të kryer fillorist dhe i çoi në shkollë të mesme Normalen e Prizrenit. Bashkë me moshatarët aty iu nënshtrua provimit pranues të cilin e kaloi me sukses dhe u regjistrua në klasë të parë. Falë vullnetit të madh të prindërve të cilët sakrifikuan shumë aty vijoi shkollën e mesme dhe e kreu me sukses të shkëlqyeshëm dhe bëhet mësues klasor.
Etja për dije dhe përkrahja e pandërprerë e prindërve maturantin e kryer Gjergjin, nuk e lanë rehat të punojë mësues, por e shtynë të vazhdojë shkollimin dhe regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike po aty në Prizren, grupin lëndor natyror fizikë-kimi-matematikë. Mësimet i vijon rregullisht, provimet i kalon me sukses të lartë dhe diplomon në afat rekord. Përveç mësimeve të rregullta angazhohet edhe në aktivitete jashtëmësimore. Si adhurues i denjë i fotografisë, në shkollë të lartë formon dhe udhëheq Foto clubin studentor. Atë zanat – punë që e afirmon në përmasa publike ku Gjergji arrin të fotografojë figurat e larta shtetërore, madje edhe kryetarin Tito me shoqëruesit e tij në një vizitë Krahinës socialiste të Kosovës etj..
Po aty Gjergji organizoi seksionin studentor të dramës i cili me punë permanente shfaqet në festivale të ndryshme garuese të ish-Jugosllavisë, dhe arrin sukses maksimal të kurorëzuar me çmime prestigjioze për zënien e vendeve të para në gara ndërkombëtare.
Për gatishmëri e zellshmëri në punë të suksesshme, zgjuarsi e besueshmëri, guxim e vendosmëri, afrimitet shoqëror dhe karakter njerëzor, studenti Gjergj Camaj zgjidhet kryetar i Lidhjes së Studentëve të qytetit.
Krahas impulseve të mësimit shkollor dhe aktiviteteve të përmendura, fotogafisë dhe dramës, në damarët e këtij studenti rrihnin edhe impulse rinore, të patriotizmit e atdhedashurisë të gërshetuar me zjarrin për kombin e vet, shqipen e bukur por të cenuar nga kombet tjerë vendas. Gjendja ekzistuese e bashkëkombësve dhe kombit në tërësi e hidhëron deri te kuptimi që ai e emërton padrejtësi qytetare brenda një shteti.
Vrullin shpirtëror për qasje rregullimi të gjendjes kombëtare më të mirë Gjergji fillon ta ndajë me moshatarët e vet shokë të afërt shkollor dhe profesorë po të atij edukimi. Në ditët e para të vitit akademik 1968/1969, vrullin mendor, ai bashkë me shokë e qet në letër në formë kërkese studentore të formuluar në 17 pika, secila më e rëndësishme se tjetra, me ide dhe qëllim që ato publikisht të lexohen në prezencën e studenteve, rinisë dhe masës së gjerë popullore revolucionare prizrenase. Krahas asaj bën edhe përgatitje tjera teknike. Sigurohet flamuri kombëtar i Skënderbeut në shtizë, shkruhen sloganet – parulla dhe caktohen bartësit e tyre, caktohen këngët e preferuara për atë rast këngëtarët dhe brohoritësit, lexuesi i tekst-kërkesave dhe kujdestarët për mbajtjen e rendit publik ditën e lëvizjes, të gjithë aktivistë nga radha e studentëve të Shkollës Lartë Pedagogjike. Si ditë nisme më e përshtatshme për lëvizje studentore, u caktua e diela, më 6 tetor ‘68.
Ditën e caktuar, të dielën, më 6 tetor “68 në Prizren, turma u nis nga Qafa e Pazarit e prirë me flamurin kombëtar kuq e zi, të shoqëruar me zërin e bukur të këngëtarëve të ri Shaban Gjekaj e Shqipe Vokshi dhe vazhdoi rrugës së qytetit për t’u ndalur në Shesh te Selia e Besëlidhjes shqiptare të Prizrenit. Grupit të vogël rreth 50 studentë iu bashkuan punëtorët e zejeve dhe dyqaneve të qytetit, e gjatë rrugës qytetarë e mbarë populli liridashës ashtu që në vendndalim te Selia e shenjtë u tubuan rreth 3000 atdhetarë. Aty së pari u çua të valëvisë flamuri kombëtar,
Letrën e shkruar me 17 kërkesa e lexoi aktivisti dhe ideatori i lëvizjes, kryetari i Lidhjes së studentëve, malësori Gjergj Camaj.
Nga skenari i hartuar i kërkesave të rinisë studentore ai shpalosi pikat si vijon:

  1. Populli shqiptar do dhe kërkon barazi me popujt tjerë të shtetit Jugosllav.
  2. Njësia Federale, Krahina autonome e Kosovës të emërtohet Republikë.
  3. Të lejohet përdorimi i simboleve kombëtare – flamurit etj..
  4. Në të gjitha nivelet shkollore mësimi të zhvillohet në gjuhë amtare shqipe.
  5. Në vend të hapen fakultete, po ashtu në gjuhën amtare shqipe.
  6. Në të gjitha institucionet shtetërore ku jetojnë shqiptarët, gjuha shqipe të vihet në përdorim zyrtar.
  7. Të sigurohen bursa për kuadrot shqiptare në studime postdiplomike.
  8. Të formohet RTV i pavarur i Kosovës në gjuhën shqipe, jo studio i ndarë i TV Beogradit
  9. Të përpilohen planprogramet mësimore dhe tekstet shkollore nga ekspertët shqiptarë e jo përkthime nga Beogradi.
  10. Të mundësohet shkëmbimi dhe bashkëpunimi me ekspertët e shtetit amë.
  11. Të mundësohet udhëtimi shqiptarëve brenda dhe jashtë shtetit pa censura, etj.. (Vijon)

Të fundit

më të lexuarat