Një jetë me fëmijët

Është njëra ndër edukatoret e para që punoi në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve parashkollorë në Komunën e Ulqinit pas pensionimit të Qouthere Llunjit, shkodranes e cila hapi grupin e parë të fëmijëve parashkollorë në gjuhën shqipe në Ulqin, në vitin 1960

Trandafile Kollari – Kasneci u lind në qytetin e bukur të Ulqinit më 24 dhjetor 1947. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, në gjuhën serbe. Vitin e parë të shkollës së mesme e kreu në Ulqin, kurse në vitin e dytë të gjithë nxënësit e gjimnazit i dërguan në Tivar. Vitin e tretë dhe të katërt i kthyen përsëri në Ulqin, ku edhe e përfundoi gjimnazin.
Pas kryerjes së gjimnazit, u rikualifikua për edukatore. Në vitin 1977 filloi punë në Kopshtin e fëmijëve në Ulqin pas daljes në pension të edukatores së parë, Qouthere Llunji.
Dëshira për dije dhe arsimim e nxiti t’i vazhdojë studimet me korrespondencë në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu” në Gjilan në vitin akademik 1981/1982, që i përfundoi me sukses më 26 qershor 1986, duke fituar titullin “Edukatore e enteve parashkollore”.
Është njëra ndër edukatoret e para që punoi në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve parashkollorë në Komunën e Ulqinit pas pensionimit të Qouthere Llunjit, shkodranes e cila hapi grupin e parë të fëmijëve parashkollorë në gjuhën shqipe në Ulqin, në vitin 1960.
Duke parë që numri i fëmijëve parashkollorë shqiptarë po shtohej dita-ditës, me përkrahjen e prindërve dhe kolegëve me mësim në gjuhën shqipe, ndërmori nismën dhe i dërgoi kërkesë Ministrisë së Arsimit për hapjen e grupit (paraleles) të dytë në gjuhën shqipe, e cila ishte mbyllur padrejtësisht në vitin 1985, me një vendim të marrë nga Këshilli i Edukatoreve më 16 gusht 1985. Në kërkesë jepeshin në mënyrë të detajuar faktet se në grupin e regjistruar në vitin shkollor 2001/2002 kishte gjithsej 50 fëmijë të datëlindjeve të ndryshme (dy fëmijë me vit lindjeje 1995, 12 fëmijë – 1996, 25 fëmijë – 1997, 10 fëmijë – 1998 dhe një fëmijë 1999) dhe se vetëm një grup nuk mund t’i plotësonte nevojat e prindërve për regjistrim të fëmijëve në kopsht duke pasur parasysh strukturën e popullatës së Ulqinit.

Edukatore Trandafilja ka mbetur shembull në kolektivin e Kopshtit të Fëmijëve “Solidariteti”, për këshillat që u jepte edukatoreve të reja, për rëndësinë dhe përgjegjësinë e profesionit të edukatores. Ajo mbrojti me vendosmëri kolegen e saj në trazirat e vitit 1981. Si anëtare e komisionit disiplinor nuk u pajtua me vendimin që kishin përgatitur për ta pushuar kolegen nga puna


Kjo kërkesë iu drejtua Ministrisë së Arsimit pasi që udhëheqësia e kopshtit të fëmijëve i orientonte prindërit që t’i regjistronin fëmijët në gjuhën malazeze (serbe) me arsyetimin se grupi në gjuhën shqipe është plotësuar dhe nuk kishte më vende të lira. Kërkesa u miratua dhe nga viti shkollor 2002/2003 filloi punë grupi i dytë edukativo-arsimor në gjuhën shqipe në kopshtin publik të fëmijëve në Ulqin.
Edukatore Trandafilja ka mbetur shembull në kolektivin e Kopshtit të Fëmijëve “Solidariteti”, për këshillat që u jepte edukatoreve të reja, për rëndësinë dhe përgjegjësinë e profesionit të edukatores.
Ajo mbrojti me vendosmëri kolegen e saj në trazirat e vitit 1981. Si anëtare e komisionit disiplinor nuk u pajtua me vendimin që kishin përgatitur për ta pushuar kolegen nga puna.
Vite me radhë ishte koordinatore e grupeve të fëmijëve parashkollorë në gjuhën shqipe, i udhëzonte dhe i këshillonte koleget e reja në punën fisnike që kishin zgjedhur ta ushtronin.
Ajo shprehet se thënien e profesorit të ndjerë Riza Rexha nuk e ka harruar kurrë: “Misioni juaj është i shenjtë. Do të ishte mirë të edukoheshin edhe shumë prindër, po të ishte e mundur kopshti të punojë edhe ditëve të diela. T’i edukoni fëmijët e nënave që nuk merren me edukimin e fëmijëve të tyre“.
Punoi në Kopshtin e Fëmijëve Parashkollorë “Solidaritti“ me grupe të ndryshme edukativo-arsimore plot 35 vjet. U pensionua më 2 shkurt 2012.
Edukatores, veteranes së arsimit dhe edukimit të fëmijëve të moshës parashkollore i urojmë jetë të gjatë e të lumtur pranë më të dashurve!

Lumnije Bisha

Të fundit

më të lexuarat