Autoritetemblematik,fetar, kombëtar

Me rastin e largimit nga jeta e Rexhep ef. Likës po ju transmetoj artikullin tim të botuar në librin tim “Udhëtimi i një mjeku në vitin 2015”.
Rexhep Lika i lindur me 1940 në fshatin Brajsh. Shkollën fillore e ka mbaruar në Katërkollë. Në vitin 1955 regjistron medresenë Allaudin në Prishtinë të cilën e përfundoi në vitin 1959. Prej vitit 1959-1962 ushtron detyrën e imamit në xhami në Kunje. Nga viti 1963 me vendimin e Meshihatit emërohet si imam në xhamin e Husejn Pashës në Plevlë. Në vitin 1964 për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore e hap mësim besimin-mejtepin-në këtë qytet ku për një kohë të shkurtër regjistrohen 250 nxënës. Ky numër i madh bëri që, vetëm pas katër muajve ky mejtep të mbyllet nga ana e pushtetit monist i cili ushtroi presion në Këshillin e Bashkësisë Islame të Plevlës me urdhër të prerë për mbylljen e tij. Nga viti 1965 me vendimin e Meshihatit emërohet si imam në Xhaminë e Tuzit dhe pastaj si kryeimam deri në fund të vitit 1986. Gjatë ushtrimit të detyrës në Tuz kishte shumë aktivitete. Është me rëndësi të ceket se Tuzi si vend ku ekzistojnë dy konfesione, por një popull, ishte edhe një obligim më i madh për ta treguar tolerancën islame dhe bashkëjetesën në praktikë. Angazhimi profesional u vlerësua nga popullata e Tuzit dhe u bë figurë fetare e cila kontaktohej për vendimet e ndryshme të cilat kishin të bëjnë me çështje të ndryshme nga ai vend. Një nga këto çështje është edhe Besëlidhja e Malësisë. Nga viti 1987 me kërkesën e KBI-Ulqin dhe me miratimin e saj nga ana e Meshihatit emërohet për imam në Xhaminë e Pashës. Nga viti 1997-2010 ushtron detyrën e kryeimamit në Ulqin. Gjatë kësaj kohe ka bashkëpunar me xhemat dhe me gjithë KBI-Ulqin dhe kryetarët e tyre, Vehbi Bozhina, Musa Muharremi, Muhamed Hysa, Reshid Beci, Avdo Gorana dhe Dr. Gani Karamanaga.
Bashkëpunimi im me dr. Gani Karamanagën ka qenë i gjatë dhe i suksesshëm. Bashkëpunimi filloi në vitin 1999 ku dr. Karamanaga zgjidhet si anëtar i KIB-Ulqin të cilin e ushtroi deri në vitin 2003. Në vitin 2003 zgjidhet si kryetar i KIB-Ulqin. Gjatë mandatit të tij katërvjeçar kishim një bashkëpunim shumë të mirë. Gjithashtu u thellua bashkëpunimi i KIB-Ulqin dhe Meshihatit. Ishte përkrahës i madh në aktivitetet tona nëpër xhemate për mbledhjen e ndihmave për ndërtimin e Medresesë në Podgoricë. Nga shumë aktivitete që së bashku i realizuam, e që ngushtë ndërlidhen me bashkëpunimin e tij me Meshihatin, vlen të ceken disa nga to:

  • Organizimi i vizitës së Reis Ulemas së Bosnës Dr. Mustafa Ceriqit në Ulqin për herë të parë dhe një mbrëmje fetare madhështore. Organizimin e vizitës së Muftisë të Kosovës Mr. Naim Trnavës si dhe organizimin e shumë tubimeve me ligjërues nga gjithë trevat shqiptare, Sanxhakut dhe Bosnës. Pranë KIB-Ulqin kemi formuar edhe korin me nxënësit e mejtepit me të cilët janë organizuar disa mbrëmje fetare në Ulqin. Me ftesën e Myftinis së Shkodrës kori KBI me programin e vetë ka pasur dy shfaqje në medresenë e vajzave “Sheh Shamija” dhe në teatrin “Migjeni”. Gjithashtu edhe në Tuz është shfaqur po i njëjti program me ftesën e KBI-Tuz. Po ashtu është angazhuar dhe ka përkrahur kërkesën për kthimin e tokës ku ka qenë Xhamia e Marinerëve. Ishte përkrahës i unitetit të KBI-Ulqin duke theksuar se KBI-Ulqin shtrihet nga Kalaja e Ulqinit deri në Kravar. Ka treguar respekt ndaj imamëve dhe ka vlerësuar punën e tyre. Ishte edhe anëtar i Meshihatit për një mandat gjashtëvjeçar.

Gani Karamanaga

Të fundit

më të lexuarat