Tradita 30-vjeçare dhe rikthimi në Kalanë e Ulqinit

“Kalimera Poetike” është përpjekur dhe ka arritur të ruajë cilësinë e saj, duke ftuar jo shkrimtarët më në “modë” të kohës, por ata që me shkrimin e tyre kanë lënë gjurmë në letërsi. Ajo ka krijuar një traditë të mirë, por të ruash vazhdimësinë dhe traditën është gjëja më e vështirë

Ismet Kallaba

Në kohën e infoobezitetit, në kohën kur dukja dominon mbi përmbajtjen, kur “lufta” kryesore zhvillohet për më shumë klikime në rrjetet sociale, në kohën kur çdokush që ka para mund të botojë libra dhe veten e quan shkrimtar secili që boton një libër… është gjithnjë e më e vështirë të dallosh të mirën nga e keqja. Pavarësisht faktit se të jetosh nga letërsia sot është (pothuajse) e pamundur, shkrimtarët e vërtetë përpiqen ta ruajnë rolin e saj iluminues në shoqëri.

“Kalimera Poetike” do të bashkojë edhe në këtë edicion jubilar letërsi, gjuhë, breza të ndryshëm të krijuesve. Janë tre autorë, ku secili krijon në mënyrën e vet, në forma dhe tematika të larmishme, te krijimtaria e të cilëve mishërohet më së miri letërsia si art i fjalës dhe na përkujton se e para është (mbetet) fjala. Shkrimtari shqiptar Ylljet Aliçka – i njohur për lexuesin e huaj po aq sa për atë shqiptar, letërsia dhe skenaret e të cilit ironizojnë absurditetin komunist dhe të transicionit shqiptar; Donika Dabishevci – një zë femëror i veçantë dhe i fuqishëm në letërsinë shqipe, e cila lirinë poetike e përdor për të thyer tabutë; dhe Dragan Radulloviq – shkrimtari malazias që letërsinë e sheh si pjesë e angazhimit të tij shoqëror


Në hapësirën shqiptare dhe më gjerë sot ka shumë manifestime letrare. “Kalimera Poetike” ka për qëllim promovimin e letërsisë shqipe dhe të letërsive që krijohen në vendet dhe gjuhët e tjera, por edhe njohjen e shkrimtarëve me njëri-tjetrin dhe krijimtarinë e tyre. Në të trajtohen edhe probleme të letërsisë, hidhen ide për bashkëpunime etj. Në rrugëtimin e saj 30-vjeçar, “Kalimera Poetike” ka kaluar nëpër faza të ndryshme, e ka ndryshuar konceptin fillestar dhe është shndërruar nga një manifestim masiv në një aktivitet elitar duke promovuar vlerat më të mira letrare.
“Kalimera Poetike” është përpjekur dhe ka arritur të ruajë cilësinë e saj, duke ftuar jo shkrimtarët më në “modë” të kohës, por ata që me shkrimin e tyre kanë lënë gjurmë në letërsi. Ajo ka krijuar një traditë të mirë, por të ruash vazhdimësinë dhe traditën është gjëja më e vështirë. E personifikuar me emrin e poetit dhe studiuesit të ndjerë Basri Çapriqi, edhe pas 30 vitesh ajo zhvillohet me po të njëjtin pasion të fillimit, duke ruajtur identitetin shqiptar në këto treva.
Pas dy viteve, për shkak të pandemisë, “Kalimera Poetike” rikthehet në folenë e vet, në Kalanë e Ulqinit, sepse “Kalimera Poetike” dhe Kalaja e Ulqinit janë një binom i pandarë. Ky shesh, të cilin disa e quajnë “Sheshi i robërve”, me plot të drejtë mund të quhet edhe “Sheshi i shkrimtarëve” apo “Sheshi i artistëve” falë “Kalimerës Poetike” dhe aktiviteteve të tjera kulturore që zhvillohen këtu. Së këndejmi, çdo shkrimtar pjesëmarrës ka vendosur një gur në “kalanë” e “Kalimerës Poetike”.

Pas dy viteve, për shkak të pandemisë, “Kalimera Poetike” rikthehet në folenë e vet, në Kalanë e Ulqinit, sepse “Kalimera Poetike” dhe Kalaja e Ulqinit janë një binom i pandarë. Ky shesh, të cilin disa e quajnë “Sheshi i robërve”, me plot të drejtë mund të quhet edhe “Sheshi i shkrimtarëve” apo “Sheshi i artistëve” falë “Kalimerës Poetike” dhe aktiviteteve të tjera kulturore që zhvillohen këtu


“Kalimera Poetike” do të bashkojë edhe në këtë edicion jubilar letërsi, gjuhë, breza të ndryshëm të krijuesve. Janë tre autorë, ku secili krijon në mënyrën e vet, në forma dhe tematika të larmishme, te krijimtaria e të cilëve mishërohet më së miri letërsia si art i fjalës dhe na përkujton se e para është (mbetet) fjala. Shkrimtari shqiptar Ylljet Aliçka – i njohur për lexuesin e huaj po aq sa për atë shqiptar, letërsia dhe skenaret e të cilit ironizojnë absurditetin komunist dhe të transicionit shqiptar; Donika Dabishevci – një zë femëror i veçantë dhe i fuqishëm në letërsinë shqipe, e cila lirinë poetike e përdor për të thyer tabutë; dhe Dragan Radulloviq – shkrimtari malazias që letërsinë e sheh si pjesë e angazhimit të tij shoqëror.

(Fjala e hapjes në edicionin e 30-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” 2022)

Të fundit

më të lexuarat