
Të lindur në vendin më të bukur në botë, ne e lëmë atë çdo ditë për një jetë më të mirë. Jetojmë afër bregut të liqenit, por nuk kemi ujë. Jetojmë në një vend me 265 ditë me diell në vit, por nuk kemi mundësi t’i përdorim dhe të përfitojmë prej tyre. Edhe pse deti është shumë afër, rruga për të arritur atje është e gjatë dhe e mbushur me rreziqe. Jetojmë në qytetin me kilometra plazh, por në komunën më të varfër në bregdet.
Shqiptarët janë të hutuar mes interesave malaziase dhe serbe. Fatkeqësisht nuk janë të bashkuar, por bien viktima të agjitatorëve të ndryshëm. Do të ishte mirë që ata të mendonin fillimisht për veten dhe statusin në Mal të Zi dhe perspektivën e tyre. As Gjukanoviqi dhe as Millatoviqi nuk do t’i zgjidhin problemet e tyre nëse shqiptarët nuk i japin përparësi interesit të përgjithshëm mbi atë personal. Është e pandershme kur minoritetet frikësohen dhe përdoren si levë ndërmjet dy kampeve…
E tillë është jeta e shqiptarëve në Malin e Zi. Ata jetojnë në fshatra piktoreske dhe shumë të bukura, por megjithatë janë të detyruar t’i braktisin për shkak të kushteve të vështira të jetesës. Nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tuzi me Malësi e deri në Plavë e Guci, Rozhaja dhe kudo ku jetojnë shqiptarët janë zonat më pak të zhvilluara. Si mund të jetë kjo një rastësi? Emigrimi nga këto vende është shumë i lartë dhe i pandalshëm. Në shpalljen e Pavarësisë së Malit të Zi shqiptarët kontribuan më së shumti dhe ishin qytetarë besnikë, por ata u shpërblyen me indiferencë deri në përçmim. A thua duhet të kishin vepruar ndryshe, a mos vallë ishin në anën e gabuar?
Është befasues roli i Shqipërisë në zhvillimin e zonave të banuara me shqiptarë në Republikën e Malit të Zi. Një shembull i tillë është në rrugën Skje-Zogaj. Edhe pse pjesa e Krajës ka përfunduar, pala shqiptare ende nuk ka nisur punimet. Siç rezulton, shteti shqiptar nuk po arrin të përmbushë angazhimet e tij, megjithëse duhet të insistojë që segmenti të vazhdojë edhe më gjatë për hir të mirëqenies dhe zhvillimit të rajonit.
Politikanët e Podgoricës duhet të kuptojnë se nëse përpiqen për një Evropë të bashkuar, duhet të krijojnë kushte për mirëqenien e qytetarëve të saj, veçanërisht të pakicave të tjera. Evropa ka vlera dhe këto vlera nuk mund të arrihen me një mentalitet shovinist mesjetar. Favorizimi i individëve dhe anashkalimi i masës nuk mund të jetë politikë largpamëse. Institucionet shtetërore nuk duhet të ndikohen nga fetë dhe duhet të jenë plotësisht neutrale në çështjet fetare. Në Evropë, që nga koha e Napoleonit, ne shohim parimin e ndarjes së fesë nga shteti, ndërsa në Malin e Zi Kisha Ortodokse Serbe pushton në heshtje ujdhesa, maje malesh etj. Pushteti hesht. Reagimet janë sa pë sy e faqe. Në Evropë, ku edhe Mali i Zi synon, pakicat janë të favorizuara dhe bëhet shumë që ato të integrohen në jetën politike dhe sociale, çka nuk mund të thuhet për Malin e Zi, sidomos për pakicën shqiptare e cila është popullsi autoktone.
Është befasues roli i Shqipërisë në zhvillimin e zonave të banuara me shqiptarë në Republikën e Malit të Zi. Një shembull i tillë është në rrugën Skje-Zogaj. Edhe pse pjesa e Krajës ka përfunduar, pala shqiptare ende nuk ka nisur punimet. Siç rezulton, shteti shqiptar nuk po arrin të përmbushë angazhimet e tij, megjithëse duhet të insistojë që segmenti të vazhdojë edhe më gjatë për hir të mirëqenies dhe zhvillimit të rajonit.
Në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, shqiptarët morën sërish pjesë në votime. Shqiptarët janë të hutuar mes interesave malaziase dhe serbe. Fatkeqësisht nuk janë të bashkuar, por bien viktima të agjitatorëve të ndryshëm. Do të ishte mirë që ata të mendonin fillimisht për veten dhe statusin në Mal të Zi dhe perspektivën e tyre. As Gjukanoviqi dhe as Millatoviqi nuk do t’i zgjidhin problemet e tyre nëse shqiptarët nuk i japin përparësi interesit të përgjithshëm mbi atë personal. Është e pandershme kur minoritetet frikësohen dhe përdoren si levë ndërmjet dy kampeve, se ky gjoja është i keq, por kur zgjidhet tjetri përkeqësohet gjendja edhe më tepër. Kjo lë të kuptojë se minoritetet nuk do të kenë përfitime, cilido kandidat që të zgjidhet.