
Gazetaria investigative ose hulumtuese është ajo lloj gazetarie e cila ka si mision të saj që të gërmoj dhe të jetë në kërkim të vazhdueshëm të nxjerrjes në pah të asaj që gazetaria e zakonshme nuk e bën. Pra, është një lloj gazetarie e cila ka si objektiv që të shkoj përtej të dukshmes, të atij raportimi që i publikohet masës nga gazetaria e përditshme e cila ushtrohet sot në mënyra të ndryshme falë teknologjisë inovative gjithnjë në evoluim.
Ne shohim shumë ngjarje të bujshme- skandale të ndryshme, raportime të shkeljes së ligjit dhe zbulime të aferave të ndryshme korruptive dhe të natyrave të tjera që ndodhin në shumë vende të botës, të cilat janë bërë të njohura pikërisht falë kurajos, mundit, sakrificës, njohurive dhe guximit që kanë marrë gazetarët për t’a ushtruar gazetarinë investigative e cila është sa e dobishme për shoqërinë, po aq edhe e rrezikshme për vet gazetarët që e ushtrojnë.
Nëse i hedhim një vështrim se sa kjo lloj gjinie gazetareske praktikohet në mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi, atëherë fare lehtë arrijmë në konkluzionin se gazetaria investigative në mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi, qofshin ato të shkruara apo audio-vizuale, mbetet ende tabu, për të mos thënë e panjohur
Nëse i hedhim një vështrim se sa kjo lloj gjinie gazetareske praktikohet në mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi, atëherë fare lehtë arrijë në konkluzionin se gazetaria investigative në mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi, qofshin ato të shkruara apo audio-vizuale, mbetet ende tabu, për të mos thënë e panjohur.
Sepse, pavarësisht se mbase secili gazetar i cili punon në këto media mund ta njohë teorikisht gazetarinë investigative, kur ajo nuk praktikohet, mbetet në errësirë dhe nuk duket asgjëkund.
Për mendimin tim nuk janë vetëm gazetarët ata që duhet “fajësuar” për mos vënien në jetë të kësaj lloj gazetarie, sepse ka shumë faktorë të tjerë të cilët në një mënyrë apo tjetër i frenojnë dhe pengojnë gazetarët që të fillojnë të merren me këtë lloj gazetarie aspak të lehtë dhe sfiduese.
Njëri ndër shkaktarët që mund ta “ndaloj” një gazetar që të hulumtoj mbi një çështje me interes të përgjithshëm është edhe mungesa e pagave të kënaqshme, pra me një pagë të vogël gazetarët nuk mund të motivohen që të bëjnë një hulumtim të një tematike e cila mund të kërkojë kohë dhe përkushtim që zgjat me muaj të tërë, por shpeshherë edhe me vite.
Duhet përshëndetur dhe përgëzuar OJQ “Horizonti i Ri” dhe gazeta “Koha Javore” të cilët deri më sot organizuan dy trajnime mbi gazetarinë investigative që mblodhën gazetarë të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve të tjera, të cilët nëpërmjet këtyre trajnimeve thelluan njohuritë e tyre në gazetarinë hulumtuese e rrjedhimisht ngritën sadopak kapacitetin për t’u marrë me këtë zhanër të gazetarisë
Nga ana tjetër gazetarët duhet të kenë një mbrojtje nga redaksitë përkatëse dhe mbrojtje institucionale që do t’u garantonte gazetarëve sigurinë, pasi që për fat të keq jo rrallëherë ndodhë që gazetarët të ndihen të kërcënuar pas nxjerrjes në dritë të një investigimi i cili më herët nuk ka qenë i njohur për opinionin e gjerë.
Mendoj se duhet bërë përpjekje që puna dhe mundi i gazetarëve, sidomos të atyre hulumtues, të vlerësohet përmes pagave të kënaqshme, dhe nga ana tjetër të punohet në drejtimin që gazetarë të kenë mbretje ashtu siç e parashikojnë Ligjet vendase, por edhe Konventat Ndërkombëtare.
Në këtë kuadër, duhet përshëndetur dhe përgëzuar OJQ “Horizonti i Ri” dhe gazeta “Koha Javore” të cilët deri më sot organizuan tre trajnime mbi gazetarinë investigative që mblodhën gazetarë të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve të tjera, të cilët nëpërmjet këtyre trajnimeve thelluan njohuritë e tyre në gazetarinë hulumtuese e rrjedhimisht ngritën sadopak kapacitetin për t’u marrë me këtë zhanër të gazetarisë.