Llogari matematikore, statistikore!

(Nga leximi i veprës së ribotuar “Sëmundja e ëndrrave” të Mehmet Krajës)

Për Koha Javore: Bajram Sefaj

Edhe kësaj radhe, si gjithmonë kur kam në dorë krijim letrar të çfarëdo gjinie të Mehmet Krajës edhe romani “Sëmundja e ëndrrave” – Trilogji për vendlindjen, me qet në pikë të hallit: nga cila anë, nga cili drejtim a shteg t’i qasëm shkundjes së mbresave të thella që më lëne veprat e tij pasi që me ëndje t’i kam lexuar me kujdes të veçantë e pasion të thellë. Por, shih ti mrekullinë e Zotit, kësaj radhe nuk me përvëlon një siklet i tillë. Vepra e tij më e re që posa e mbarova leximin, nuk është punë e re e këtij shkrimtari. “Sëmundja e ëndrrave” – (Trilogji për vendlindjen) është ribotim i “Onufrit” të Tiranës. Se e qysh erdhi deri të ky botim i dytë dhe ndërhyrjet (ndryshimet e plotësimet eventuale) që i janë bërë botimit të Prishtinë (1987), këtij botimi të dytë, nuk merrem, prandaj, as më kritike aq më pak me eseistike as me gramatikë! Kam punë me matematikë (mathematikë, për nostalgjiket!). Që të bëj një gjë të tillë, më nxitë, më shtynë, thuaj se më detyron edhe vetë autori i librit “Sëmundja e ëndrrave” (Trilogji për vendlindjen) e Mehmet Krajës, shkrimtari im i dashur dhe i preferuar që nga admirimi dhe respekti që kam për të, Meti e quaj. Këtë libër me trilogjinë për vendlindjen Krajën, Metit, pra e kam lexuar me kohë qyshse është shfaqur në tregun letrar në Prishtinë ( më 1967). (Për mallin e dynjasë, sikurse thuhet shpesh, nuk do ta jepja atë botim dhe të shoh unë vetë, ndërhyrjet që i ka bërë). Ndonëse në parathënien e botimin të dytë, autori jep shpjegime të hollësishme. Nuk është pra që nuk i besoj, por ja që…!
Që kësaj radhe mos të marrë merakun e të mos provoj ta them asnjë fjalë autoriale, sikur me del në ndihmë autori Kraja. Edhe ai vetë, parathënien e këtij botimi e fillon dhe e mbaron më njëfarë lloj llogarie. Ai, një për një jep shpjegimet e tre rrëfimeve (e kush më mirë e besnikërisht di ta bëjë se autori vetë!)
Edhe subjekti duhej t’i përshtatej kësaj rrethane: në pjesën e parë një rrëfim legjendar-historik i përbërë nga trileri baladik për Mrikalemin dhe Dardhojmjelin dhe i gërshetuar me elemente historike: nga shekulli XIII daton një dokument, një dekret i princeshës Helenë të Anzhuinëve , në të cilin një princeshë e Junkajve të Ljares ishte shpallur konte për mikpritjen që i kishte bërë gjatë udhëtimit nëpër atë zonë si dhe një rrëfim tjetër mitik që lidhet po me këtë rrethanë, se në këtë fshat me mungesa të mëdha të ujit ende eksiton ubla e ndërtuar nga kjo princeshë, por e mbyllur për shkak të besës, vendin e së cilës e di vetëm tradhëtia e një brezi të kësaj familjeje, të cilët nuk e kanë dekonspiruar që prej tetëqind vitesh. Në pjesën e dytë subjekti rrëfimor i afrohet historisë ku luftërat mes mbretërive bëjnë që në atë zonë kufiri të zhvendoset aq shpesh, saqë njëri nga pararendësit e mi i mërzitur nga loja me kufi dhe pasojat e saj, vendosë ta bëjë katundin tonë “në vete”, duke ndërtuar istikame dhe karakollë gjithandej përqark tij. Ndërkaq rrëfimi i tretë lidhet me kohën e Luftës së Dytë Botërore me dy pjesëtarë të “xhandarmerisë së krajlit”, të ngjashëm me Don Kishotin dhe Sanço Pançon, të cilët nuk dinë nga t’ia mbajnë, pasi mbesin pa asnjë orientim në horizontin e tyre politik. Në fund të rrëfimit njeri nga këta xhandar, që kishte një arë pranë kufirit, pandeh se bota mori fund, se shtetet nuk bëjnë më për asgjë dhe pëson ndërsa shkulte hunj nga gardhi i kufirit i vendoste në megjen e tij. Në pikëpamje të prosedeut, ndërkaq, të tre rrëfimet përshkohen me ”sfond magjik”, sepse për bindjen time nuk gjendet një vend tjetër në botë ku legjendat bashkëjetojnë aq intensivisht dhe aq natyrshëm me njerëzit realë, përfshirë edhe kohën e sotme.
Parathënien e botimit të dytë, Kraja e përmbyll me këto fjalë: “Idenë e botuesit për t’ia ofruar lexuesit të sotëm këtë libër, unë e mbështeta për dy arsye: se shkrimtarët duan t’i shohin të botuara dhe ribotuara veprat e tyre shpesh duke ushqyer iluzionin se ndonjë lexuesi hipokrit mund t’i shërbejë një botim i tillë; dhe e dyta, një studiues gjithashtu hipokrit mund të bëjë një krahasim për të parë zhvillimet jotipike nëpër të cilat ka kaluar letërsia shqipe në gjysmën e dytë të shekulli XX. Për ta bërë më të përshtatshëm për lexim, romanit i bëra një rishikim, duke mënjanuar, për aq sa ishte e mundur, mungesat ortografike, ndonjëherë edhe të natyrës së frazës dhe rrëfimit”.
Ç’më mbetët mua të them pas gjithë kësaj. Më mbetët kënaqësia e llogaritjes matematikore, statistikore. Dy botime, dy data (1986-2020) të rëndësishme them unë për letërsinë shqipe në përgjithësi, për atë të Kosovës në veçanti. Libri ka 290 faqe, formati i zakonshëm 14×21 cm. Pjesëtuar për tre (trilogji) rrëfime që përafërsisht zënë të njëjtë sipërfaqe (hapësirë) në libër. Rrëfimi i parë mban titullin “ULBA E PRINCESHËS”, merr 110 faqet e para të romanit dhe është pjesëtuar për 27 kapituj; rrëfimi dytë mban titullin “KATUNDI MIDIS DY MBRETËRIVE”, mbulon 96 faqe të librit dhe ndahet në 15 kapituj; rrëfimi i tretë, ka për titull “SËMUNDJA E ËNRRAVE” (që ia huazon titullin krejt romanit) këtu po e ndryshon “pakëz” nga dy kapitujt e parë, jo kur është në pyetje numri i faqeve, por ku numërohen kapitujt ndodhë “hataja” e dreq i djallit nuk i bie në fije, sa kapituj, në të vërtetë i ka ky rrëfim. Kapitulli II, mungon fare. Por kjo nuk është e tëra. Pas kapitullit tre vjen i katërti, pas të katërtit vjen i pesti, por pas të pestit sërish vjen kapitulli katër e mbas këtij kapitulli vjen kapitull VIII, pastaj vijnë, varg e vij, kapitulli IX,X dhe i fundit XI. Gjithçka përfundon mirë e mbarë. Të thuhet se krejt këtë hallakmë, këtë përzieje kapitujsh, autori e ka bërë me qëllim të caktuar, s’ta merr mendja. Ndoshta, sa për të më radhitur (edhe mua) në korpusin e lexuesve hipokritë gjë që poashtu nuk e pranoj, ngase Meti e di shumë mirë që unë më kënaqësi të madhe, lexoj çdo libër të tij, pavarësisht se cili botim me radhë është.

Të fundit

më të lexuarat