Letra që shkaktoi turbulenca politike në Podgoricë

Përfaqësuesi i diasporës shqiptare, Gjergj Ivezaj vë në dukje se “shqiptarët në Mal të Zi janë me të drejtë të alarmuar dhe të shqetësuar me këtë propozim, i cili kufizon dhe dhunon të drejtat e shqiptarëve. Shqiptarët do të detyrohen të lexojnë gazeta të shkruara në gjuhën malazeze, një gjuhë që ata nuk e kuptojnë mirë. Ne besojmë se Qeveria malazeze po përdor këtë propozim si një mjet për të asimiluar shqiptarët dhe për t’i konvertuar në ‘malazezë’, që është në kundërshtim direkt me nenet e lartpërmendura të Kushtetutës.”

Ali Salaj

Ashtu siç edhe e prita, alarmi i dhënë përmes qarkoreve, mediave, intervistave të ndryshme mori një jehonë të jashtëzakonshme duke shkaktuar edhe turbulenca politike në Podgoricë.
Diaspora shqiptare përmes Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Malësia e Madhe” i bëri një kërkesë Departamentit Amerikan të Shtetit, kongresmenit Sander M. Levis dhe senatorit Carl M. Levin. Në këtë kërkesë kryetari i shoqatës, z. Gjergj Ivezaj shpjegon me fakte se veprimi i qeverisë shpie në censurë të mediave në gjuhën shqipe.
“Qeveria malazeze rishtas ka propozuar ose (1) të zvogëlojë numrin e faqeve të botimit të Kohës Javore nga 20 faqe në katër ose (2) të eliminojë tërësisht botimin e Kohës Javore. Ky propozim shpie vetëm në censurë. Sipas mendimit tonë, ky propozim ndër të tjera është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi dhe me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut”.

Kjo letër përveç kongresistit, senatorit dhe Departamentit të Shtetit iu dërgua edhe Këshillit të Evropës (CoE), organizatës Amnesty International (USA), Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (IHF) etj.


Z. Ivezaj duke e elaboruar çështjen e Kohës Javore shkruan se “ne mendojmë se ky propozim shkel nenet 49, 78 dhe 79 të Kushtetutës së Malit të Zi. Neni 49 thotë se ‘e drejta për të themeluar gazeta dhe medie të tjera publike, pa miratim,… është e garantuar’.
Nenet 78 dhe 79 në parim lidhen me të drejtat e minoriteteve. Shqiptarët janë të klasifikuar si minoritet në Kushtetutën e Malit të Zi. Neni 78 thotë që ‘çdonjëri është i obliguar të ruajë trashëgiminë natyrore dhe kulturore me interes të përgjithshëm. Shteti është mbrojtësi i trashëgimisë kombëtare dhe kulturore.’ Neni 79 thotë: minoritetet kanë ‘të drejtën për të ushtruar, mbrojtur, zhvilluar dhe shprehur publikisht veçantitë kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare; … të drejtën për informim në gjuhën e tyre’”.
Përfaqësuesi i diasporës shqiptare, Gjergj Ivezaj vë në dukje se “shqiptarët në Mal të Zi janë me të drejtë të alarmuar dhe të shqetësuar me këtë propozim, i cili kufizon dhe dhunon të drejtat e shqiptarëve. Shqiptarët do të detyrohen të lexojnë gazeta të shkruara në gjuhën malazeze, një gjuhë që ata nuk e kuptojnë mirë. Ne besojmë se Qeveria malazeze po përdor këtë propozim si një mjet për të asimiluar shqiptarët dhe për t’i konvertuar në ‘malazezë’, që është në kundërshtim direkt me nenet e lartpërmendura të Kushtetutës.”

Letra e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Malësia e Madhe” u botua edhe në gazetën më të njohur ditore në Mal të Zi “Vijesti”, më 28 prill 2009, me mbititullin: Diaspora shqiptare i drejtohet institucioneve të SHBA-së, dhe me titullin: Apel për shpëtimin e Kohës Javore. Në artikull “Malësia e Madhe” cilësohet si shoqata e diasporës shqiptare më me ndikim në SHBA.


Më tej në këtë letër theksohet se “shqiptarët i besojnë Kohës Javore për lajmet objektive, opinionet dhe botimet periodike që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi. Prandaj mungesa e një gazete shqiptare do të jetë vepër censure e drejtpërdrejtë ndaj shqiptarëve në të drejtën për t’u informuar në gjuhën e tyre.”
Në fund të letrës lavdërohet përkushtimi i Amerikës ndaj demokracisë dhe parimit ligjor. “Shqipëria dhe shqiptarët janë mbështetësit më të patundur dhe më të fortë të Amerikës në botë për shkak, në mes tjerash, të përkushtimit të SHBA-së për demokraci, parimin ligjor dhe mbështetjen e të drejtave të minoriteteve. Në fund, ne përzemërsisht kërkojmë që ju të hulumtoni dhe shtyni Malin e Zi t’i anulojë këto propozime dhe të sigurojë që shqiptarët në Mal të Zi t’i kenë të garantuara të drejtat themelore, përfshirë të drejtën për informim në gjuhën e tyre.”
Kjo letër përveç kongresistit, senatorit dhe Departamentit të Shtetit iu dërgua edhe Këshillit të Evropës (CoE), organizatës Amnesty International (USA), Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (IHF) etj.
Letra e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Malësia e Madhe” u botua edhe në gazetën më të njohur ditore në Mal të Zi “Vijesti”, më 28 prill 2009, me mbititullin: Diaspora shqiptare i drejtohet institucioneve të SHBA-së, dhe me titullin: Apel për shpëtimin e Kohës Javore. Në artikull “Malësia e Madhe” cilësohet si shoqata e diasporës shqiptare më me ndikim në SHBA. (vazhdon)

Të fundit

më të lexuarat