Krimet në Shqipëri dhe transmetimi i tyre në media

Po t’iu referohemi statistikave vjetore të krimeve për vitin 2019, të bëra publike para një viti (më të fundit të aksesueshme), në Republikën e Shqipërisë INSTAT paraqet rreth 35 mijë vepra penale, ku ndër to vrasje me dashje kanë qenë 58, dhe vrasje të mbetura në tentativë 76. Sa i përket statistikave për dhunën në familje, janë rreth 1.300 vepra penale të evidentuara, ndërsa vjedhjet dallojnë me afro 4.000 raste, kurse krimi në fushën e drogës me gati 2.000 vepra penale. Kur i sheh të gjitha këto dukuri negative të regjistruara, nuk habitesh pse gjatë gjithë kohës media transmeton lajme të tilla, sepse këto janë me të vërtetë të shumta. Mirëpo, a i justifikon kjo disa shfaqje të tepruara të dhunës?

Paula Dekaj

Pasqyrimi i realitetit dhe ngjarjeve me interes për shoqërinë, padyshim që duhet të jetë objektivi i mediave. Kronikat zënë vend në renditje sipas rëndësisë, ndërsa po të hedhim sytë në lajmet kryesore në mediat shqiptare, kryeson kronika e zezë. ‘‘Qëlloi, vrau, vari..’’ janë fjalë titujsh të përjavshëm. Kjo ndodh për arsye se në fakt ky është realiteti shqiptar, realitet i dhimbshëm, një realitet të cilin komentues në massmedia online e shajnë, e urrejnë dhe dënojnë me mesazhe të gjata e fjalë të rënda, por këto janë të vetmet reagime, sepse ky realitet vazhdon po njësoj, që të nesërmen.
Të shpjegosh pse ka kaq shumë agresivitet, dhunë dhe mendjelehtësi në një shoqëri, është mjaft e vështirë. Shumica e lidhin me historinë, ku disa ia lënë fajin pushtuesve, disa formave të qeverisjes, e disa të tjerë formimit kulturor e arsimor të vetë popullatës. ‘‘Jemi popull i vuajtur’’, shprehen disa banorë, ndërsa disa të tjerë mendojnë se ‘‘Jemi popull që duhet nënshtruar’’, duke admiruar kohën nën diktaturë. Si pasojë e këtij realiteti trupëzues të shoqërisë shqiptare, në vend të shprehjes së njohur ‘‘Jam krenar që jam shqiptar’’, disa preferojnë të thonë ‘‘Më vjen turp që jam shqiptar’’.
Historia padyshim që ka rol thelbësor, sepse sot ushqehemi me frytet e saj. Për shembull, kushtetutë e një pjese të shoqërisë shqiptare, vazhdon të mbetet ende kanuni. Edhe pse shumë pak prej tyre mund ta kenë shfletuar atë, disa nga ligjet e tij janë kthyer në problem dhe pengojnë në përparimin tërësor. Edhe pse ka organe të cilat vendosin drejtësinë, akoma edhe sot shumë njerëz zgjedhin ta vendosin vetë atë, nëpërmjet gjakmarrjes.
Po t’iu referohemi statistikave vjetore të krimeve për vitin 2019, të bëra publike para një viti (më të fundit të aksesueshme), në Republikën e Shqipërisë INSTAT paraqet rreth 35 mijë vepra penale, ku ndër to vrasje me dashje kanë qenë 58, dhe vrasje të mbetura në tentativë 76. Sa i përket statistikave për dhunën në familje, janë rreth 1.300 vepra penale të evidentuara, ndërsa vjedhjet dallojnë me afro 4.000 raste, kurse krimi në fushën e drogës me gati 2.000 vepra penale. Kur i sheh të gjitha këto dukuri negative të regjistruara, nuk habitesh pse gjatë gjithë kohës media transmeton lajme të tilla, sepse këto janë me të vërtetë të shumta. Mirëpo, a i justifikon kjo disa shfaqje të tepruara të dhunës?
Edicioni informativ i lajmeve, është pjesë e ekranit televiziv në orare të ndryshme përgjatë gjithë ditës. Ndërkohë që audienca është e përzier në moshë, detajet e krimeve të rënda të përshkruara nga spikeri/gazetari, apo shoqërimi me pamje edhe më të rënda, duhet të jetë më i kontrolluar. Shpeshherë edhe për personat madhor bëhen të sikletshme këto ngjarje, po për fëmijët si është të dëgjojnë e të shohin të tilla gjëra? Përveç televizionit, mediat në platformat online kanë gjithashtu audiencë të matur, për këtë duhet pasur gjithashtu kujdes se çka bëhet lajm e si përcillet. Ne si media realitetin s’mund ta shmangim, por të paktën mos ta rëndojmë…

Të fundit

më të lexuarat