
Informimi i shqiptarëve në Mal të Zi ishte një problem më vete dhe gazetarët shqiptarë ishin ata që mbanin peshën madhore dhe të rëndësishme për të punuar me pasion e profesionalizëm në një hapësirë të vogël informative.
Ndërkaq, në kohën kur mediat sociale, portalet e ndryshme, facebook apo twitter po bëjnë shpërdorimin e lirisë së shprehjes dhe të informacionit, artikujt problemore, analizat dhe komentet e Islam Palit mbesin margaritarë të informimit me një këndvështrim të guximshëm dhe interesant
Islam Pali ishte ndër gazetarët e paktë që veproi në kapërcellin e ndryshimeve shoqërore dhe politike, ku puna si gazetar i pakicës shqiptare në Mal të Zi ishte një sfidë e veçantë.
Shkrimet e Islam Palit paraqesin kontributin e tij gazetaresk në të gjitha ndryshimet shoqërore pa rënë nën ndikimet politike. Duke marrë parasysh kontrollin dhe presionin ndaj mediave në kohën moniste, ai nuk ra pre e autocensurës, ashtu që as në periudhën e pluralizmit nuk u bë zëdhënës i partive politike kombëtare, duke transmetuar kumtesat e tyre ose duke rënë nën kontrollin e pamaskuar politik të tyre.
Edhe pse këta artikuj janë shkruar gjatë viteve 1994-2004 në revistën “Fati” dhe gazetën “Koha Javore”, ata ende sot qëndrojnë dhe çuditërisht janë mjaft aktual. Kjo tregon se sa shumë Islam Pali i ka kushtuar rëndësi dimensionit të fjalës dhe fuqisë së komunikimit, duke synuar që këndvështrimet dhe debatet të jenë të hapura dhe të mbeten mesazhe të së ardhmes
Në opinionet dhe analizat e Islam Palit pasqyrohet me realizëm aktualiteti politik duke nxitur një qëndrim kritik për dukuritë e ndryshme në shoqërinë shqiptare.
Përmes shkrimeve në formën e komentit dhe opinionit siç janë “ Pa idealizime”, “Me jotolerancë politike varroset vetvetja”, “Dy mini jubiletë”, “Ulqini ka nevojë për kryetar konsensual” e ndonjë tjetër, Pali i kushtoi një rëndësi të veçantë formave të komunikimit. Ai këtu vë në një diskutim shpërfytyrimin e konceptit të atdhedashurisë dhe patriotizmit të partive politike shqiptare, tolerancën, sistemin e vlerave, demokratizimin e jetës dhe shumë çka tjetër.
Përmes shkrimeve në formën e komentit dhe opinionit siç janë “ Pa idealizime”, “Me jotolerancë politike varroset vetvetja”, “Dy mini jubiletë”, “Ulqini ka nevojë për kryetar konsensual” e ndonjë tjetër, Pali i kushtoi një rëndësi të veçantë formave të komunikimit. Ai këtu vë në një diskutim shpërfytyrimin e konceptit të atdhedashurisë dhe patriotizmit të partive politike shqiptare, tolerancën, sistemin e vlerave, demokratizimin e jetës dhe shumë çka tjetër
Edhe pse këta artikuj janë shkruar gjatë viteve 1994-2004 në revistën “Fati” dhe gazetën “Koha Javore”, ata ende sot qëndrojnë dhe çuditërisht janë mjaft aktual. Kjo tregon se sa shumë Islam Pali i ka kushtuar rëndësi dimensionit të fjalës dhe fuqisë së komunikimit, duke synuar që këndvështrimet dhe debatet të jenë të hapura dhe të mbeten mesazhe të së ardhmes.
Islam Pali ishte ndër gazetarët e paktë që e nxiti kulturën e debatit, e cila mungonte në mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi.
Ndërkaq, në kohën kur mediat sociale, portalet e ndryshme, fejsbuk apo tuiter po bëjnë shpërdorimin e lirisë së shprehjes dhe të informacionit, artikujt problemor, analizat dhe komentet e Islam Palit mbesin margaritarë të informimit me një këndvështrim të guximshëm dhe interesant.