
Këto ditë janë mbushur një vit qëkur në Malin e Zi dhe vendet tjera të rajonit u shfaqën rastet e para të të infektuarve me koronavirusin Sars-Cov2, të njohur si COVID-19. Pandemia filloi si një ëndërr e keqe, por u shndërrua në një realitet të hidhur me të cilin duhej të perballemi e më vonë edhe të bashkëjetojmë.
Pandemia e gjeti botën të papërgatitur dhe menaxhimi i saj është bërë në mënyrë të gabuar. Shumë shtete nuk kanë ndjekur arsyen dhe logjikën në përballjen me pandeminë, por thjesht kanë kopjuar dhe imituar të tjerët, duke zbatuar masa kufizuese, ku më pak e ku më shumë restriktive, me qëllim të frenimit të përhapjes së pandemisë. Shumë shtete, përfshirë Malin e Zi dhe vendet e rajonit, edhe një vit pas vijojnë të eksperimentojnë në luftën kundër pandemisë. Ka disa kohë që Mali i Zi qëndron në krye të vendeve me numrin më të madh të të infektuarve dhe të shtruarve në spitale, në nivel botëror, si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë.
Pandemia e gjeti botën të papërgatitur dhe menaxhimi i saj është bërë në mënyrë të gabuar. Shumë shtete nuk kanë ndjekur arsyen dhe logjikën në përballjen me pandeminë, por thjesht kanë kopjuar dhe imituar të tjerët, duke zbatuar masa kufizuese, ku më pak e ku më shumë restriktive, me qëllim të frenimit të përhapjes së pandemisë. Shumë shtete, përfshirë Malin e Zi dhe vendet e rajonit, edhe një vit pas vijojnë të eksperimentojnë në luftën kundër pandemisë
Pandeminë duhet shikuar si një sprovë ndaj njerëzimit. Efektet dhe pasojat e saj janë të shumta. Pandemia nga COVID-19 e ka dërrmuar shoqërinë njerëzore në të gjitha aspektet – shëndetësore, psikologjike, financiare etj. Kemi pësuar kaq shumë viktima si qytet, komb, shtet dhe në përgjithësi si shoqëri saqë të duket se luftën me pandeminë tashmë e kemi humbur. Njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit, familjet është dashur të përballen vetë, si të dinë e munden, me pandeminë. Ajo ka shkaktuar një ndër krizat më të mëdha ekonomike në nivelin global. Pothuajse të gjitha shtetet kanë pësuar rënie të madhe ekonomike, nga e cila duhen vite për të dalë. Por ka edhe të atillë që kanë përfituar më së shumti gjatë kësaj periudhe, si industria farmaceutike, laboratorët dhe klinikat shëndetësore, farmacitë, ndërkohë që disa prej kompanive më të mëdha botërore “çuditërisht” e kanë rritur pasurinë e tyre.
Pandemia nga COVID-19 e ka dërrmuar shoqërinë njerëzore në të gjitha aspektet – shëndetësore, psikologjike, financiare etj. Kemi pësuar kaq shumë viktima si qytet, komb, shtet dhe në përgjithësi si shoqëri saqë të duket se luftën me pandeminë tashmë e kemi humbur. Njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit, ku familjet është dashur të përballen vetë, si të dinë e të munden, me pandeminë. Ajo ka shkaktuar një ndër krizat më të mëdha ekonomike në nivelin global
Pas një viti, njerëzimi ndodhet në një fazë të re të luftës me pandeminë. Vaksinimi shihet si i vetmi shpëtim për të frenuar pandeminë e shkaktuar nga Sars-Cov2, me qëllim të imunizimit të popullatës. Por edhe në këtë proces, ashtu si edhe në fillimet e pandemisë, vërehet pabarazia dhe solidariteti i munguar i shteteve, ku shtetet e mëdha dhe më të fuqishme të botës tregojnë supremacinë e tyre në fushatën e vaksinimit. Ndërkaq disa vende nuk e kanë filluar akoma procesin e vaksinimit (Kosova), vende të tjera (Mali i Zi, Shqipëria) kanë vaksinuar një përqindje të papërfillshme (më pak se një për qind) të popullsisë. Në këto vende marrja e një vaksine është shndërruar në luftë për jetë a vdekje. Në anën tjetër, numri i atyre që shfaqin rezerva dhe dyshime ndaj vaksinës, madje edhe në mesin e vetë personelit mjekësor, është jo i vogël.
Disa shtete dhe liderë e kanë shfrytëzuar fatkeqësine për të promovuar politika hegjemoniste, duke e parë procesin e vaksinimit si pjesë të luftës diplomatike për dominim. Në këtë kontekst, Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq janë shfaqur në rolin e “altruistit” duke i ndihmuar disa shtete fqinje, si Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Maqedoninë me një sasi vaksinash falas.
Si përfundim, duhet thënë se e gjithë kjo situatë, një vit pas shpërthimit të pandemisë te ne, është shndërruar në një betejë të egër për vaksina.