Malësia-treva që po shuhet..

Fenomeni i viteve 80-ta, të emigrimit të qindra të rinjve nga Malësia, duket se po kthehet në mënyrë më intensive dhe më me dhimbje. Të shkolluar, por të papunë dhe pa një të ardhme, të rinjtë nga Malësia po largohen çdo ditë e më shumë, me qëllim që në një vend larg nga Malësia të gjejnë një jetë më të mirë dhe më të lehtë

Kristjan Dukaj

“Nuk kërkova një jetë më të mirë, por kërkova liri”, kështu fillon artikulli në AlJazeera Balkans, që ka të bëjë me emigrimin e të rinjve nga Ballkani. Shkollimi i të rinjve nga trevat tona nëpër qendra të njohura universitare, çdo ditë rritet. Angazhimi i tyre për të përfunduar shkollimin dhe për të qenë sa më të përgatitur për punë, është mjaft i kënaqshëm, pasi që një gjë të tillë e them nga eksperienca personale dhe nga kontaktet e përditshme me studentë. Shkollimi i lartë universitar sot, është bërë mjaft i shtrenjtë, ku madje shumë të rinj që për çështje ekonomike detyrohen ti ndërpresim studimet ose mos ti fillojnë ato. Gjendja e dobët ekonomike, papunësia si dhe jeta e shtrenjtë në këto hapësira, detyrojnë qindra të rinj të largohen nëpër vende të ndryshme të botës për një status më të mirë.
Mirëpo, fenomeni i viteve 80-ta, të emigrimit të qindra të rinjve nga Malësia, duket se po kthehet në mënyrë më intensive dhe më me dhimbje. Të shkolluar, por të papunë dhe pa një të ardhme, të rinjtë nga Malësia po largohen çdo ditë e më shumë, me qëllim që në një vend larg nga Malësia të gjejnë një jetë më të mirë dhe më të lehtë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “797” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat