Rapsodët janë kategori e veçantë e interpretuesve të këngëve popullore, të cilët mesazhet dhe përmbajtjet krijuese i bëjnë më komunikuese, më intime dhe më masive. Ndër rapsodët e këtillë është lahutari dhe rapsodi i mirënjohur nga Vuthajt, zot i tri instrumenteve muzikore popullore: lahutës, çiftelisë dhe fyellit, Rrustem Xhemë Ulaj, i cili qysh në ditët e rinisë u rrit me këngën dhe rapsodinë e ushtroi edhe e kultivoi deri në shkallë të rapsodit profesionist. Janë të rrallë në krijimtarinë tonë gojore, artistët popullorë të kategorisë së Rrustemit.
Para 77 vitesh, lindi në fshatin piktoresk, Vuthaj, të Komunës së Gucisë, mu rrëzë Alpeve Shqiptare. Ai si fëmijë filloi të bënte punë të rënda fizike, që të ketë një jetë sadopak mesatare sepse pa i mbushur gjashtë vjet mbeti jetim, meqë babai, mixha dhe vëllai iu vranë në Luftën e Dytë Botërore. Mirëpo edhe përkundër vështirësive që e përcillnin në jetën fëmijërore, në shpirtin e tij të njomë fshihej diçka e veçantë – dashuria për jetën, punën, sinqeritetin, bamirësinë, besnikërinë dhe virtytet tjera që e skalisin njeriun e ndershëm. Sh. Hasangjekaj
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “784” të revistës Koha Javore