Ende ruhet tradita e moçme e drugdhendjes dhe artit të përpunimit të drurit

Kjo traditë shumëvjeçare dhe talent i rrallë artistik ende mbahet gjallë edhe në ditët e sotme nga Tahir Lajçi, pasardhës i hotjanëve, i cili jeton dhe e punon me mjaft dëshirë dhe entuziazëm të rrallë këtë punë me shumë vlerë

Kelmendasit dhe hotjanët e Malësisë nga kohët e lashta njihen si mjeshtër të punës me dru në mënyrën më të thjeshtë, siç quhet edhe sot e kësaj dite “me maje të briskut”. Malësorët i kanë krijuar vetë mjetet e thjeshta prej druri. Si material përdoret më tepër druri i ahut, pishës, bredhit, pajës, arrës, kumbullës etj. Këto lloje druri gjenden pa nyje, të drejtë dhe thahen për afro 2-3 vjet.
Dikur në kohët e lashta objektet ishin të kufizuara dhe teknika e punimit ishte e thjeshtë. Me një çarje të drurit në dysh për së gjati, nisej puna, pastaj latoheshin bishta: shati, kazme, lopate, sopate etj., objekte për t’u ulur, furka për mbështetjen e leshit gjatë tjerrjes. Me një brisk xhepi, çobani zbukuronte hijshëm shkopin dhe furkën. Dikur nga druri punoheshin sahanat, lugët, shekat, buljerat, kacat, lahuta, çiftelia, sofrat, arkat e nuseve, magje, enë kripe etj. Kjo traditë shumëvjeçare dhe talent i rrallë artistik ende mbahet gjallë edhe në ditët e sotme nga Tahir Lajçi, pasardhës i hotjanëve, i cili jeton dhe e punon me mjaft dëshirë dhe entuziazëm të rrallë këtë punë me shumë vlerë. Haxhi Lajçi

Të fundit

më të lexuarat