Monologu poetik si dialog gjithëpërfshirës

Në vëllimin “Stinët e humbura” të Goranoviqit, na shfaqet poetikisht si në një palimpsest Nikshiqi, vendlindja e poetit, sigurisht i parë nga këndvështrime të ndryshme, përmes një bote shpirtërore me plot tallaze jete. Unë nuk kam qenë në Nikshiq, por përmes vëllimit të Goranoviqit nuk mund të them se nuk kam qenë në Nikshiq, se nuk kam takuar e njohur njerëzit e shquar e të thjeshtë të tij, dhe veçmas poetët që kanë lënë gjurmë në historinë e letërsisë malazeze

Skender Temali 

Në jetën e shoqatës sonë, takimi me poetin nga Mali i Zi, Pavle Goranoviq është një ngjarje kulturore me vlerë të veçantë, për të dëshmuar se letërsia e në veçanti mbretëresha e saj, poezia, nuk njohin kufij dhe, në qofshin ato, i kalojnë me lehtësinë që i kalon edhe reja puplore në qiell.
Kontaktet e mia me poezinë që lëvrohet në gjuhën malazeze i kam marrë më të plota viteve të fundit përmes botimit të antologjisë së poezisë malazeze në gjuhën shqipe nga anëtari i shoqatës sonë, Dimitrov Popoviq, si dhe përmes dy vëllimeve voluminoze: “Një libër – dy gjuhë”, pra në shqip e në gjuhën malazeze, me afro 1000 faqe, ku ndjehem i nderuar pasi aty jam përfaqësuar me dy tregime në gjuhën malazeze të përkthyer mjeshtërisht nga Pjetër Dreshaj.
Siç edhe pohova më lart, njohjen time me poezinë malazeze ma plotësoi libri “Stinët e humbura”, përmes të cilit fitova një ndjeshmëri të pazakontë, pasi përkthyesi, Dimitrov Popoviq fatmirësisht është vetë poet dhe një njohës me rrënjë e themel i standarit letrar të gjuhës shqipe.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “763” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat