Të jesh intelektual është krenari por edhe përgjegjësi, ngaqë të duhet të vësh shenja në rrugë edhe atëherë kur rrugëçarja e sotme politike dëshiron rrugë pa asnjë shenjë dhe pa asnjë kamerë. Nëse arrin ta sfidosh këtë rrugëçari politike, ke të drejtë të ndjehesh krenar, por duke mos harruar se misioni i intelektualit nuk mbaron për aq kohë sa mer frymë dhe se ai duhet të jetë prezent në kohën e vet, dhe të ketë kurajon ta thotë të vërtetën haptas ku dhe kur duhet, sado e hidhur, sado tragjike, sado e papëlqyeshme që të jetë për veshët e të tjerëve
Qani Osmani
Në jetën tonë të përditshme shpesh përdoret fjala “intelektual”. Mësojmë se fjala intelektual rrjedh nga gjuha latine, nga fjala intelectus, që do të thotë kuptim, ide, koncept. Për intelektualin thuhet se është një njeri që ka përgaditje të veçantë në një fushë të shkencës, të teknikës e të kulturës, por që ka edhe një diapazon dhe një formim të gjerë arsimor.
Intelektuali mes tjerash merret me punë mendore dhe ka aftësi të theksuar të të gjykuarit të arsyeshëm. Të jesh intelektual është krenari por edhe përgjegjësi, ngaqë të duhet të vësh shenja në rrugë edhe atëherë kur rrugëçarja e sotme politike dëshiron rrugë pa asnjë shenjë dhe pa asnjë kamerë. Nëse arrin ta sfidosh këtë rrugëçari politike, ke të drejtë të ndjehesh krenar, por duke mos harruar se misioni i intelektualit nuk mbaron për aq kohë sa mer frymë dhe se ai duhet të jetë prezent në kohën e vet, dhe të ketë kurajon ta thotë të vërtetën haptas ku dhe kur duhet, sado e hidhur , sado tragjike, sado e papëlqyeshme që të jetë për veshët e të tjerëve.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “762” të revistës Koha Javore