Gjuha shqipe, (jo) zyrtare në Mal të Zi

Letërnjoftimi material dhe shpirtëror i një kombi është gjuha, të cilën ai e flet në jetën e përditshme, ndërsa letërnjoftim formal dhe fizik i tij është flamuri që ai e ka valëvitur nëpër beteja dhe luftëra gjatë gjithë historisë së ekzistencës së vet! Doket, zakonet dhe tradita e kultivimit të kulturës kombëtare janë djepi ku është rritur dhe zhvilluar trupi dhe është kultivuar shpirti i kombit, i artikuluar me anë të gjuhës si personifikues i tij

Gjuha është pasuria më e madhe e një populli. Në rastin e shqiptarëve ajo është dëshmi e fortë e autoktonisë së tyre. Fakti se gjuha shqipe flitet dhe shkruhet vetëm nga shqiptarët dhe fakti se ajo është krejt e veçantë dhe nuk ngjan aspak me asnjë gjuhë tjetër në botë, është dëshmia më e mirë se shqiptarët kanë qenë gjithmonë të pranishëm në këto troje, janë autoktonë dhe nuk janë popull endacak që kanë gravituar nga ndonjë vend tjetër siç është rasti me shumë popuj të tjerë të Ballkanit.
Mësojmë këto ditë nga disa autoritete politike shqiptar si përfaqësues autentikë dhe legjitimë të popullatës shqiptare në Mal të Zi, por, edhe nga disa medie vendore dhe më gjerë si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni ,Luginë të Preshevës etj, se ndryshimi i Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi, parashikon zyrtarizmin e gjuhës shqipe në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5% të popullsisë. Pra, sipas këtyre autoriteteve politikë shqiptarë, gjuha shqipe përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë, me ligjin e ri zyrtarizohet tash edhe në Rozhajë, Podgoricë dhe Tivar.
S’ka dyshim se ky ligj për opinionin e gjerë shqiptar përbën një hap të madh në drejtim të avancimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Megjithatë, në qoftë se e marrim për bazë praktikën e deritanishme faktet flasin vetë dhe tregojnë se gjuha shqipe në Mal të Zi është më shumë një gjuhë e folur mes komunitetit shqiptar, sesa realisht një gjuhë e zyrtarizuar në institucione shtetërore dhe lokale.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “760” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat