Ashtu siç është në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, antarësimi në NATO i Malit të Zi, si një vend që kufizohet me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Kosovës, është edhe në interesin e dy shteteve shqiptare dhe të shqiptarëve në përgjithsi, por njëkohsisht edhe në favor të paqës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork
Me vota dërmuese, Senati i Shteteve të Bashkuara ratifikoi anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO. Vota 92 në favor dhe 2 kundër shikohet nga ekspertët si një shenjë e qartë e Shteteve të Bashkuara se Uashingtoni, jo vetëm që është kundër ndërhyrjeve dhe influencës së Moskës në Evropën lindore dhe Jug-lindore, por edhe se është gati të bëjë diçka në lidhje me përpjekjet e Moskës për të futur hundët në këtë pjesë të Evropës.
Traktati i miratuar nga Senati do t’i dërgohet Presidentit Trump, i cili pritet që ta nënshkruajë, pasi këshilltarët e tij të ngushtë — përfshirë Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Rex Tillerson dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis – kanë shprehur, kohët e fundit, mbështetjen e tyre të fortë për pranimin e Malit të Zi si anëtar të Aleancës ushtarake NATO. Disa media amerikane njoftojnë se në një letër që Z. Tillerson u ka dërguar kohët e fundit udhëheqësve të Senatit të Shteteve të Bashkuara, kryediplomati amerikan është shprehur se anëtarësimi i Malit të Zi në aleancën perëndimore ndihmon integrimin më të madh rajonal, si dhe reformat demokratike, tregtinë dhe stabilitetin në radhët e vendeve fqinje. Sekretari Tillerson, në letrën e tij dërguar udhëheqsve të Senatit ka thënë se antarësimi i Malit të Zi në aleancën Perëndimore, “Është pa asnjë dyshim në interesin e Shteteve të Bashkuara”.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “759” të revistës Koha Javore