Tregime me vlera ideoartistike

Vëllimit autori i ka hedhur përsipër një tis apo mantel filozofik, quaje si të duash, pasi kjo përbën një vlerë që as duhet anashkaluar e as duhet të mbesë jetime

Skender Temali

Vladimir Vojinoviq është një shkrimtar bashkëkohës nga Mali i Zi. Bashkëkohëse e moderne njëkohësisht është edhe proza e tij.
Në fakt unë kam lexuar vetëm këtë libër nga disa që ai ka botuar, po që të provosh cilësinë e një buti me verë, s’ka përse t’i nxjerrësh fundin, mjafton të degustosh vetëm një gotë.
Më ka befasuar mënyra moderne e perceptimit të realitetit, ku flasin pa e ndërprerë njëra-tjetrën e sotmja dhe e nesërmja.
Si ke mbyllur faqen e fundit të vëllimit, jo veç lexuesi ideal, por edhe ai real, e ka lehtësisht të verifikueshme se personazh kryesor është mbase vetë autori, pra një shkrimtar a intelektual e kjo ka e s’ka gjithaq rëndësi. Në dymbëdhjetë tregimet që autori na paraqet, përmes narratorit, sidomos përmes dialogësh e monologësh, na përcjell mesazhe, hera-herës edhe të mbuluara nga një tis filozofik impresionues. Realiteti e simbolika që e rrethon këtë prozë, shpesh edhe si brerore pa e kaluar masën, të imponojnë që të mos lexosh shpejt, edhe pse i njëjti apo i përafërti personazh shtegton sa në njërin në tjetrin tregim, pasi individualizimi që u ka bërë na flet për pjekuri artistike të autorit.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “748” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat