Disa mikrotoponime në Qyrjan dhe Sjerç

Ali Gjeçbritaj

Qyrjan/i është fshat me lartësi mbidetare 147 metra.
Shkami bylbyli (Shkëmbi i bilbilit), emërvend karakteristik me tipare të posaçme shqipe, ku na mëson sa e lashtë është gjuha në këto troje. Toponime dhe mikrotoponime me kuptime të qarta gjuhësore janë edhe shumë të tjera, si bie fjala: Guri që kruhet, Lugu i madh, Lugu i vogël, Livadi Tahirit, Mas lamit (mbas/pas lamit), Mas boket (Mbas/Pas boket), Maja qarrave, Te mjolla Alushit, Vani Tahirit, Vani fikut, Shkalla vogël, Gur’t e Gogajve (Gurët e Gogajve), N’sy t’madh (Në sy të madh) etj.
Gjatë hulumtimit në terren hasen mikrotoponime për të cilat vetëm studiuesit e fushës mund të japin sqarime të duhara. Në këtë zonë janë një mori sish që duhet hulumtuar nga ekspertë të fushës. Unë bëra timen – i grumbullova, i shënova ashtu siç më treguan burimet njerëzore. Vend për përmirësime dhe korrigjime sigurisht që ka gjithmonë.

  1. Ara e madhe (arë/tokë pune)
  2. Bejzgrada (agrajë, në gjuhën letrare ograjë)
  3. Çelna (kodër)
  4. Daca (arë/tokë pune)
  5. Fusha mren (arë/tokë pune)
  6. Gërhota (agrajë/ograjë, prozhme)
  7. Guri qafic’s (kodër)
  8. Guri që kruhet (kodër)
  9. Guri Velicav (hali/mera)
  10. Gryka Docave (bregore, kodrinë)
  11. Gajalica (kodër)
  12. Gjerdaca (arë/tokë pune)
  13. Kasharica (arë/tokë pune)
  14. Kasharica (agrajë, në gjuhën letrare ograjë)
  15. Krushkica (mera/hali)
  16. Kuqishta (arë/tokë pune)
  17. Livadi Tahirit (arë/tokë pune)
  18. Lugu i madh (zonë kodrinore)
  19. Lugu i vogël (zonë kodrinore)
  20. Llazinë (arë/tokë pune)
  21. Mas xhamijet (arë/tokë pune)
  22. Mas lamit (tokë pune, arë)
  23. Mas boket (arë/tokë pune)
  24. Maja ler’s (kodër)
  25. Maja kukut (kodër)
  26. Marvat (zonë kodrinore)
  27. Mallimi Sinave (kullotë kodrinore)
  28. Maja gropave (kodër)
  29. Maja qarrave (kodër)
  30. Me minares (minare e vjetër e xhamisë në Qyrjan)
  31. Me vlanit (arë/tokë pune)
  32. Ma Vlanit (agrajë/ograjë)
  33. Mas kopshtit (arë/tokë pune)
  34. Ni Çobaj (arë/tokë pune)
  35. N’vorre nalt (vend varrezash/tokë varrezash)
  36. Nën mejtep (arë/tokë pune)
  37. Nashlido (arë/tokë pune)
  38. Nën lipë – nën blinë (vend pushimi)
  39. Piçavalet (agraja/ograja)
  40. Patoku (kodër)
  41. Proshme të Mujeziqit (agrajë/ograjë)
  42. Papanjiva (agrajë/ograjë)
  43. Përzhina (arë/tokë pune)
  44. Qoshi Ruzh’s (tokë pune, ara)
  45. Qoshi Ruzh’s (ograja/agraja)
  46. Qoshi Beqas (bregore)
  47. Ruzha e vjetër (agraja/ograja)
  48. Shkalla madhe (hali/mera)
  49. Sinat (mera/hali)
  50. Shtegu zabreg’s (hali/mera)
  51. Shpella patokut (hali/ mera)
  52. Te faleta magic’s (hali/mera)
  53. Shegllanica (arë/tokë pune)
  54. Te çali dacave (krua/burim uji)
  55. Te çali ruzh’s (krua/burim uji)
  56. Te shpella karm’s (shpellë dhe mera/hali)
  57. Te mjolla Alushit (mera/hali)
  58. Te kshtenjat e Reshitit (vend varrezash)
  59. Te saranxha plakut (arë/tokë pune)
  60. Te saranxha plakut (ograjë/agrajë)
  61. Te ublat e Qyrjanit (vend ublash)
  62. Vllaca (arë/tokë pune)
  63. Vani i Sinave (va – vend i cekët në bregliqen/gji)
  64. Vani Tahirit (va – vend i cekët në bregliqen/gji)
  65. Vani Lamit (va – vend i cekët në bregliqen/gji)
  66. Vani Qyrjanit (va – vend i cekët në bregliqen/gji)
  67. Vneshta (vresht)
  68. Vneshta e madhe (vresht)
  69. Zagllavica (arë/tokë pune)
  70. Zgrada (arë/tokë pune)
  71. Zaban (arë/tokë pune)
  72. Buza Ali Hortit (va, vend i cekët në bregliqen/gji)
  73. Buza Gradecit (va, vend i cekët në bregliqen/gji)
  74. Garica Madhe (ishull shkëmbor me shkurre)
  75. Garica Vogël (ishull shkëmbor me shkurre)
  76. Vani shkjeve (va, vend i cekët në bregliqen/ gji)

Sjerç/i është fshat me lartësi mbidetare 50 m.

  1. Prisade (vend ublash, kompleks me ubla)
  2. Ullisa (arë/tokë pune)
  3. Nën shpija (arë/tokë pune)
  4. Shkalla vogël (vend varrezash)
  5. Zaleva (arë/tokë pune)
  6. Vajnik (arë/tokë pune)
  7. Duganjivë (arë/tokë pune)
  8. Shkallë (agrajë/ograjë)
  9. Pudilla (agrajë, ograjë/pyll)
  10. Poda (arë/tokë pune)
  11. Sjepllac (arë/tokë pune)
  12. Lasnicë (rrugë dhe zonë kodrinore)
  13. Daca (agrajë/ograjë)
  14. Sadi (agrajë/ograjë)
  15. Rahar (zonë kodrinore)
  16. Martnjiva (zonë kodrinore)
  17. Zakerca (arë, tokë pune dhe ograja)
  18. Dreshanjiva (zonë kodrinore)
  19. Spilica (vend i vogël buzë liqenit)
  20. Stajalla (pyll i vogël)
  21. Patak (zonë e vogël kodrinore buzë liqenit)
  22. Gjinallaz (zonë kodrinore)
  23. Veli varr (zonë kodrinore)
  24. Velagllav (kodër)
  25. Qeshnjan (pyll/agrajë/ograjë)
  26. Llushkanjiva (arë/tokë pune)
  27. Galish (agrajë/ograjë/pyll)
  28. Gur’t e Gogajve (zonë kodrinore)
  29. Skojë (zonë kodrinore)
  30. Shkami bylbylit (zonë kodrinore)
  31. Rrasa plloç’s (zonë kodrinore)
  32. Rasa shkrueme (zonë kodrinore)
  33. Tand ushtarit (zonë kodrinore)
  34. Gram (kodër)
  35. Marmrok (arë/tokë pune)
  36. Te vorri deknit (vend i vogël buzë liqenit)
  37. Gradec (ishull në liqenin e Shkodrës)
  38. Guri sharanit (vend i vogël buzë liqenit)
  39. Babergja (arë/tokë pune)
  40. N’sy t’madh (agrajë/ograjë)
  41. N’maje dalecash (agrajë/ograjë/pyll)
  42. Vani Sjerçit (va, vend i cekët në bregliqen/ gji)
  43. Vani fikut (va, vend i cekët në bregliqen/ gji)

Sqarime për disa fjalë më pak të njohura
Mera – kullotë, në meratë e fshatit (në kullotat e fshatit)
Va – vend i cekët në lumë, ku mund të kalohet në këmbë. Në rastin konkret vend i cekët në bregliqen. Kur nuk e di vaun, mos u hidh matanë! (fj. u.); edhe vau të mbytë (fj. u.), gjeti va etj.
Tokë pune – tokë që lërohet dhe mbillet.
Agrajë (në gjuhën letrare ograjë) është livadh pranë pyllit a në mes të korijeve ku kullot bagëtia, pyll i vogël me lëndina për kullotë. I mban dhentë në ograja (agraja). Në Krajë fjala “ograjë” përdoret “agrajë” ose “prozhme”.
Pylli – është sipërfaqe toke e veshur me drunj të dendur e të lartrë ose me shkurre; tërësia e drunjve dhe e shkurreve që zënë një vend të madh.
Lami (lëmi) – shesh i vogël me një strumbullar në mes, ku vihen të lashtat për t’u shirë me kuaj: lami (lëmi) i grurit, thekrës (lëmi i drithërave).
Gogë – nofkë që i vihet një njeriu.
Bokë/a – bregore e zhveshur e gurishtë; bokërinë, vend i zhveshur e i thetë (zakonisht kodër bregore ose shpat mali); tokë gurishte që nuk prodhon.
Qarr/i – lloj dushku me trung të trashë e të gjatë, me lëkurë të errët plot të çara e me gjethe vezake, që bën lëndë të mëdha.
Mjollë/a (mënjollë/a) – bimëz, filiz, degë e hollë: mjollë (mënjollë) ulliri, qershie, fiku etj.
Burimi: Mirsad Enver Çeja (1985), teknik i turizmit.

Të fundit

më të lexuarat