
Frytet e jetës harmonike familjare kryeprotagonisti i romanit “Livia”, Lekë Bardhi, i shijon me plot dashuri çdo ditë në një qytet të bukur provincial, Holta, ku banorët pinë kafen e mëngjesit në të njëjtin vend. Në një botë ku ai mendonte se kishte parë gjithçka, kohën e përjetonte si një masë të ngurtësuar në rituale të përhershme. Sikur atmosfera e jetës në Holtë të përshkohej nga vargjet e T. S. Eliotit “Me lugë kafeje e kam matur jetën time teksa ikte”(I have measured out my life with coffee spoons).
Trysnia e ndryshimeve klimatike fillon e merr hak ndaj Holtës, ndërsa katandisjet teknologjike sinjalizojnë ndryshimet më të rënda, më tinzare – ato që ndodhin në brendësi. Kjo brendësi e çoroditur duket si personazh makthi, një mynxyrë që përfton një kthesë fatale në të ardhmen e vendit
Lekë Bardhi në rrëfimin e romanit imponohet si protagonist i vlerave të larta fisnike – që në fillim del në pah vepra “Libër shqip nga koha e ilirëve të lashtë”, që shërben si busull orientuese ndërmjet kohës mitike dhe asaj bashkëkohore, shenjuese e gjeografisë fizike dhe shpirtërore të vendbanimit Holta. Si historian, Leka e ndiente trashëgiminë e tij si një barrë, një peshë që e çorientonte.
Trysnia e ndryshimeve klimatike fillon e merr hak ndaj Holtës, ndërsa katandisjet teknologjike sinjalizojnë ndryshimet më të rënda, më tinzare – ato që ndodhin në brendësi. Kjo brendësi e çoroditur duket si personazh makthi, një mynxyrë që përfton një kthesë fatale në të ardhmen e vendit.
Autori me precizitet prej kirurgu depërton në koshiencën e Lekës për të na treguar ballafaqimin me përkohshmërinë e lumturisë njerëzore dhe tërësinë e zymtë të palumturës.
Romani, me mjeshtëri i shfrytëzon ndotjet fizike si metaforë për të zbuluar ndotjet shpirtërore të botës së sotme. Një botë që me gjithë përpjekjet për t’i ruajtur trajtat e saj tradicionale, nuk mund t’u shpëtojë përçudnimeve të brendshme që e gërryejnë përbrenda, shkëndijimeve të fundit përpara shuarjes së plotë.
Një tjetër pengesë që e godet forcën e romanit është sentimentalizmi i theksuar. Në vend që të zbulojë thellësitë e errëta të shpirtit njerëzor, ai ndalet në sipërfaqe, duke përkëdhelur emocionet e thjeshta, të pastra, pa prekur anët më komplekse e të errëta të natyrës njerëzore
Përvoja e Lekë Bardhit, protagonistit të kësaj historie të ndërlikuar, nuk rrëfehet në mënyrën e zakonshme lineare, ashtu siç mund të pritej nga një tregim tradicional. Përkundrazi, kjo përvojë shpërbëhet në një mozaik të pasur referencash – nga thellësia e kulturës masive, hijet e mitologjisë së lashtë – duke krijuar një hapësirë ku kufiri mes realitetit dhe fiksionit venitet, zhduket ngadalë. Në ballafaqimin e Lekës me sfidat e momentit, kemi udhëtime prustiane në botën e kujtimeve – në kërkim të kohës së humbur. Shtjellimi narrativ lë të hapura shumë dritare për interpretime në shumë nivele dhe perspektiva të ndryshme.
Romani hapet me një shpërthim proze poetike, si vrulli i parë i ujit që çan dheun, por kjo rrjedhë e fuqishme, me kalimin e kohës e humbet ekuilibrin, duke lëvizur nëpër rrugë të çuditshme dhe jo gjithmonë të lidhura organikisht. Didaktizmi i tepruar pjesërisht mund të arsyetohet nga forma e angazhuar e romanit për të rikujtuar vlerat e mëdha të jetës që shkatërrohen nga diskursi gllabërues i famës, pasurisë dhe pushtetit.
Një tjetër pengesë që e godet forcën e romanit është sentimentalizmi i theksuar. Në vend që të zbulojë thellësitë e errëta të shpirtit njerëzor, ai ndalet në sipërfaqe, duke përkëdhelur emocionet e thjeshta, të pastra, pa prekur anët më komplekse e të errëta të natyrës njerëzore.
Romani, me mjeshtëri i shfrytëzon ndotjet fizike si metaforë për të zbuluar ndotjet shpirtërore të botës së sotme. Një botë që me gjithë përpjekjet për t’i ruajtur trajtat e saj tradicionale, nuk mund t’u shpëtojë përçudnimeve të brendshme që e gërryejnë përbrenda, shkëndijimeve të fundit përpara shuarjes së plotë
Nabokov, për shembull, ishte i prirë të besonte se përfundimet që nuk janë plotësisht të lumtura shpesh ofrojnë mundësi më të mëdha për të eksploruar thellësinë e ndjenjave njerëzore dhe moralitetin. Ai preferonte përfundimet që nuk ishin të lehta dhe që ofronin mundësi për reflektim të thellë, në vend që të ofronin një “shërim” të thjeshtë të situatës së karaktereve.
Një fund i tillë romanin do ta bënte më të fortë, duke i rikthyer fuqinë për të folur për botën tonë me gjithë ndërlikueshmëritë e saj. Lënia e përfundimit të pasigurt do e elektrizonte më tepër romanin “Livia” – do e shëronte nga sentimentalizmi i tepërt.