Antonio Baldacci
Ngjarjet që ndodhën në Shalë (Sciala) dhe mosbesimi që u krijua tek autoritetet për shkak të këmbënguljes sonë për të vazhduar me ekskursionet në Bjeshkët e Nemuna (Alpet Shqiptare), si dhe mosbesimi i krijuar në kampin tjetër, e detyroi valiun të na hiqte autorizimin për udhëtime të reja në brendësi, që të mund të merrnim, me vështirësi, lejen për të eksploruar Krajën pranë kufirit me Malin e Zi. Unë iu përmbajta veçanërisht këtij plani, pasi nuk mund të shkoja në Bjeshkët e Nemuna, që të përfshihesha në udhëtime me grupin shkodran, një vend që më parë e kisha vizituar në Mal të Zi. Kështu, ne u përfshimë në një lojë të pakëndshme dhe vendosëm që katër ditët e para të gushtit t’ia kushtonim masivit malor të Rumisë në Mal të Zi.
Erdhëm në Shqipërinë e veriut me një qëllim të vetëm, që përpjekjet tona t’i shërbenin shkencës, por në fund u gjetëm të fyer nga të gjitha anët, të konsideruar si spiunë dhe persona pa identitet dhe fe, çka është për të ardhur keq dhe tepër e dhimbshme. Profesori Hasert nuk dëshironte më të vazhdonte kërkimet në vilajet dhe mëngjesin e së shtunës, më 7 gusht, u nis për në San Giovanni di Medua, ku arriti të hipte natën, pa u njohur, në një anije të Lloyd-it Austriak dhe, përmes Bosnjës, u kthye direkt në Gjermani
Pasi kaluam Bunën me trap, vazhduam rrugën me kuaj përgjatë liqenit, që të çon në Shirokë (Sciroca) dhe Zogaj. Në këtë kohë, ujërat e liqenit kishin rënë ndjeshëm dhe malaria po tregonte efektet e saj të trishtuara te banorët e të gjitha fshatrave bregdetare. Edhe kavaja (kavas ose çavas është një term osmanisht që i referohet një rojeje të armatosur që kryen role të ndryshme, shpesh në shërbim të personaliteteve vendore të rëndësishme dhe të huajve evropianë me status të lartë, v. j.) i mrekullueshëm Nikolla, që më kishte prezantuar konsulli Leoni, dhe gjithmonë i shpejtë për të qenë në dispozicionin tonë, ishte i sëmurë nga kjo sëmundje e rëndë. Ai, megjithatë, nuk dëshironte të ndaheshim dhe na shoqëroi në ecjen e mundimshme nëpër gurë. I shkruaj këto rreshta duke dëgjuar mendimet për shokun tonë të dashur, të vdekur disa muaj më vonë. Atij i kushtoj gjithçka që mundëm të bënim për të hyrë në misteret e tokës së malësorëve, një tokë që gjithmonë kishte qenë udhërrëfyesi ynë preciz dhe i përkushtuar, edhe në momentet më të vështira.
Turqit e Zogajve dukeshin fanatikë dhe nuk dëshironin që të kalonim në territorin e tyre. Ishte një popull që i jepte mbështetje të pakushtëzuar autoriteteve shkodrane, të cilat i kishin paralajmëruar për kalimin tonë dhe i kishin nxitur që të ishin kundër nesh.
Për fat, një hoxhë, miku ynë dhe i njohur i vjetër nga Tivari, i bindi bashkëfshatarët e tij të dashur se ne nuk ishim persona të dëmshëm dhe se nuk ishim në ndonjë mision për të realizuar projekte për rrugë ose punime të tjera publike. Shqiptarët, si katolikë ashtu edhe myslimanë, gjithmonë i janë kundërvënë çdokujt që guxonte të mendonte t’i shkëpuste ata nga kushtet e tyre tradicionale shoqërore.
Pas diskutimeve të gjata dhe të pafundme, morëm miratimin për të vazhduar rrugën tonë. Dita ishte e nxehtë dhe mbytëse, dhe ishte vështirë të përballohej për shkak të avujve të shumtë që ngriheshin nga liqeni.
Toka digjte nën këmbët tona dhe shkëmbinjtë ishin të nxehtë përvëlues. Vegjetacioni ishte reduktuar në shkurre gjithmonë të gjelbra, dhe bari ishte aq i varfëruar sa kishte mbetur vetëm ndonjë fije e familjes Graminaceae dhe disa bimë xerofile. Nga shkurret, siç është Phlomis fruticosa, nuk kishte mbetur gjë tjetër përveçse disa kupa të zhveshura dhe ndonjë gjethe në majë.
Në Ostros (281 m) arritëm gjysmë të vdekur dhe aty kaluam natën në një livadh të një shkodrani.
Krajanët në këtë anë janë pothuajse të gjithë myslimanë. Burrat, pjesën më të madhe, emigrojnë në Konstandinopojë (Stamboll), ku punësohen në shërbimin e sulltanit si kopshtarë ose roje në shtëpitë e familjeve të pasura turke të kryeqytetit. Shumë prej tyre bëhen ushtarë të rojës personale të pallatit, të drejtuar nga oficerë që janë të gjithë me origjinë nga Kraja. Me adhurim i shërbejnë Padishahut dhe ai përkundrazi u ndanë atyre nderime dhe para. Kur krajanët grumbullojnë disa mjete financiare, ata kthehen me kënaqësi në fshatrat e tyre, dhe të tjerë zënë vendet e tyre, duke mbajtur kështu një kontakt të pandërprerë midis oborrit dhe fisit
Të nesërmen, më 2 gusht, vazhduam udhëtimin tonë përmes një deti shkëmbinjsh dhe gurësh të lëvizshëm që përbënin Krajën. Kjo krahinë është e frikshme për udhëtarin dhe mund të krahasohet me një shkretëtirë që nga shpatet e para të Taraboshit mbi Shkodër e deri te Cërmnica në Mal të Zi. Së shpejti arritëm kufirin, të cilin e shënonte ndonjë pemë gështenje. Kjo specie, dikur, ndoshta mbulonte pjesët më të vogla dhe jopjellore të Krajës, por tani ka mbijetuar vetëm në zonat më të larta. Nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se po hynim në Mal të Zi, përveç një karakolli të braktisur (“caracol”). Vetë mendimi që nuk ishim më në Turqi na ngriti shpirtin, megjithëse terreni mbeti i njëjtë si më parë dhe po vuanim tmerrësisht nga etja për shkak të mungesës së burimeve të ujit ose ndonjë pije tjetër. Në këto vende shumë fshatra janë të detyruar të marrin ujë nga liqeni, dhe gratë janë të detyruara të shpenzojnë tërë ditën për të siguruar sasinë e nevojshme të ujit për familjet e tyre.
Krajanët në këtë anë janë pothuajse të gjithë myslimanë. Burrat, pjesën më të madhe, emigrojnë në Konstandinopojë (Stamboll), ku punësohen në shërbimin e sulltanit si kopshtarë ose roje në shtëpitë e familjeve të pasura turke të kryeqytetit. Shumë prej tyre bëhen ushtarë të rojës personale të pallatit, të drejtuar nga oficerë që janë të gjithë me origjinë nga Kraja. Me adhurim i shërbejnë Padishahut dhe ai përkundrazi u ndanë atyre nderime dhe para. Kur krajanët grumbullojnë disa mjete financiare, ata kthehen me kënaqësi në fshatrat e tyre, dhe të tjerë zënë vendet e tyre, duke mbajtur kështu një kontakt të pandërprerë midis oborrit dhe fisit. Megjithatë, duhet thënë se krajanët janë një popull punëtor dhe i mirë në kuptimin e plotë të fjalës: të ndershëm, besnikë, të guximshëm dhe punëtorë, si asnjë fis tjetër i veriut të Shqipërisë. Ata kanë një mikpritje të sinqertë dhe pa interes edhe për të huajt, çka mungon te malësorët. Hakmarrja tek ata ekziston vetëm si një kujtim nga kohët e lashta, dhe nëse ekziston ende, lidhet vetëm me padrejtësitë që malësorët u kanë bërë atyre dikur.
Malësorët kanë ardhur për të plaçkitur deri këtu, nga Mirdita ose nga brigjet lindore të liqenit, të cilat i kalonin me anije. Në të gjitha aspektet, krajanët përfaqësojnë një fis që ndryshon plotësisht nga të gjithë të tjerët, si në kuptimin antropologjik, etnografik, ashtu edhe sociologjik. Kush janë ata? Një mister. Fakt është se ata nën Malin e Zi, megjithëse e kanë të vështirë të durojnë qeverisjen e Cetinës, përpiqen të jetojnë dhe u lejojnë të tjerëve të jetojnë, ndaj rastet e rralla të shkeljeve politike kundër shtetit malazez janë minimale. E vërteta është se kjo, pa dyshim, ndikohet edhe nga marrëdhëniet e veçanta që ekzistojnë midis oborrit malazez dhe atij të Konstandinopojës, sepse dihet që Abdul Hamidi dhe Nikolla pajtohen në politikën e tyre.
Përmes Kështenjës (“Coshtagni”, në hartat e reja topografike: Kostanjicë) dhe Dragoviqit mbërrijmë të lodhur në Iftijan (Ftjan, v. j.), fshati i fundit turk në një zinxhir të gjatë vendbanimesh që shtrihen si hallka midis Zogajve dhe shpateve të larta lindore të Rumisë. Pas Iftijanit, nuk ka më banorë turq në këtë anë të liqenit, përveç atyre në Muriq. Më tej janë të gjithë katolikë, ndërsa elementi islam nuk haset më deri në anën tjetër të malit, ku mbizotëron mbi atë katolik.
Iftijani ka kullota mesdhetare me shumë zanoviçe (Cytisus weldenii), që janë ushqim i mirë për delet dhe u shërbejnë për dimërim. Peizazhi është karstik dhe i djegur. Ne vazhdojmë deri në Brisk, të rraskapitur nga etja. I shkreti Nikolla është më shumë i vdekur se i gjallë, por, pavarësisht gjithçkaje, dëshiron të jetë me ne. U vendosëm në Brisk nën hijen e gështenjave.
Udhëtimin e vazhduam më 3 gusht, herët në mëngjes, dhe u nisëm drejt Rumisë. Në lartësinë 1000 metra vura re shumë Cerasus mahaleb, ndërsa Cytisus weldenii na shoqëroi deri në 1100 metra. Në këto terrene kishte disa kolibe për barinjtë dhe pranë tyre ndonjë rezervuar (cisternë), por uji nuk ishte i pijshëm. Nuk përmendeshin burime, sepse në këtë vend nuk ka. Mund të gjendej vetëm pak borë që kishte mbetur në gropa të thella karstike, që banorët vendas e përdorin. Megjithatë, këtë vit bora ishte zhdukur që nga mesi i gushtit, dhe gjatë shtatorit do të jetë problem sigurimi i ujit për njerëzit dhe kafshët në këto male.
Duhet thënë se krajanët janë një popull punëtor dhe i mirë në kuptimin e plotë të fjalës: të ndershëm, besnikë, të guximshëm dhe punëtorë, si asnjë fis tjetër i veriut të Shqipërisë. Ata kanë një mikpritje të sinqertë dhe pa interes edhe për të huajt, çka mungon te malësorët. Hakmarrja tek ata ekziston vetëm si një kujtim nga kohët e lashta, dhe nëse ekziston ende, lidhet vetëm me padrejtësitë që malësorët u kanë bërë atyre dikur
Përmes gurëve të lëvizshëm arritëm në qafë, nga ku djathtas mund të kalosh lehtë drejt majës së Rumisë dhe për dy orë e gjysmë nga Brisku mbërrijmë në majën madhështore (1593 m), si pika më karakteristike e të gjithë pellgut të liqenit të Shkodrës. Nga kjo majë hapet një horizont i gjerë dhe një pamje e mrekullueshme që përfshin të gjithë Malin e Zi, Dalmacinë e Jugut, Shqipërinë, Serbinë e Vjetër, dhe deri në Hercegovinë dhe Bosnjë. Kjo është hera e tretë që ngjitem në majën e Rumisë. Herën e parë isha në një ekskursion në verën e vitit 1888 dhe herën e dytë në korrik 1889. Kam mbledhur endemiken Edraianthus wettsteinii, të cilën e zbulova në vitin 1889 në shkëmbinjtë e pjerrët menjëherë poshtë majës.
Zbritëm përmes Mikuliçit, të lodhur dhe të rraskapitur, të rrënuar. Së bashku me Nikollën, edhe profesori Hasert dhe unë vuajmë nga ethet.
Në këtë pjesë të malit burimet janë të shumta dhe ndalemi te secili për disa minuta. Gjatë ngjitjes së rrezikshme kemi grisur këpucët dhe, për fat të keq, nuk dimë si t’i zëvendësojmë, pasi nuk kemi marrë këpucë rezervë. Patëm fat që më vonë gjetëm opinga vendase dhe kështu vazhduam përpara pa probleme. Mbi Mikuliç hyjmë në një pyll të dendur ahu në malin Megjureç dhe ecim në një shteg në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit, ku alternohen formacione shistore dhe gëlqerore.
Kalojmë pranë kolibeve me bredha (abete) të sllavofolësve myslimanë dhe mbërrijmë në Megjureç, një fshat që ndahet në dysh nga kufiri turko-malazez. Kjo është një ndarje e keqe, si nga aspekti gjeografik, ashtu edhe nga ai politik.
Kërkojmë mikpritje në shtëpinë më të respektuar të fshatit. Së shpejti, njerëzit filluan të trazohen nga prania jonë dhe krerët e fshatit vijnë me një urdhër që të largohemi, pasi kishin frikë se ne kishim misione sekrete nga qeveria e Cetinës për të inspektuar terrenin, për të korrigjuar kufijtë ose për të projektuar rrugë. Na befasoi mënyra armiqësore me të cilën u pritëm dhe një diskutim i gjallë zgjati deri natën, por pa rezultate konkrete. As miqtë tanë nuk e dinin si të na mbronin.
Qëndruam zgjuar deri në agim, kur u tërhoqëm shpejt duke zbritur nëpër shpatet e “Calimed”-it (Kalimanit, v. j.) dhe “Mila”-s (Millës, v. j.). Arritëm në një postë kufitare turke, Katrkol (Katërkollë, v. j.), mbi Sas (Shas, v. j.), para se dielli të shfaqej në horizont. Ndërmjet kodrave dhe rrënojave, mes qindra gërmadhave të kishave, vazhduam drejt Goricës dhe Samrishit në Bunë, e më tej deri në bregun e liqenit. Në orën katër pasdite u kthyem në Shkodër, më të lodhur fizikisht dhe shpirtërisht se kurrë më parë, me një dëshirë të vetme: të linim këtë vend që, ndonëse na dha shumë kënaqësi, gjithashtu na shkaktoi pafundësisht telashe dhe konflikte morale që vështirë se mund të harrohen.
Erdhëm në Shqipërinë e veriut me një qëllim të vetëm, që përpjekjet tona t’i shërbenin shkencës, por në fund u gjetëm të fyer nga të gjitha anët, të konsideruar si spiunë dhe persona pa identitet dhe fe, çka është për të ardhur keq dhe tepër e dhimbshme. Profesori Hasert nuk dëshironte më të vazhdonte kërkimet në vilajet dhe mëngjesin e së shtunës, më 7 gusht, u nis për në San Giovanni di Medua, ku arriti të hipte natën, pa u njohur, në një anije të Lloyd-it Austriak dhe, përmes Bosnjës, u kthye direkt në Gjermani.
Me largimin e Hasertit, dhe pavarësisht shoqërisë së shkëlqyer të miqve të mi të mirë, Ravotit (Ravotti) dhe konsullit Leoni, u ndjeva mjaft i dëshpëruar. Edhe pse kisha dëshirë të ndërmerrja një ekskursion, nuk kisha më energji për t’u nisur. Më 9 gusht bëra një shëtitje të shkurtër në Rencë, të cilën e gjeta të mbuluar nga dielli. Duke u kthyer në Shkodër, autoritetet më njoftuan përmes konsullatës se duhej të largohesha nga vendi. Lamtumirë, Shqipëri!
Shkodrën e lashë më 13 gusht. Shkodra e bardhë, qyteti që mban mend prehistorinë dhe ende jeton në kushte primitive. Udhëtarët e mi ishin mësuesi i shkollës sonë fillore, z. Federico Formica, dhe babai i tij, të cilët po udhëtojnë për në Tunizi. Në Medua (Shëngjin, v. j.) të tre u ndaluam nga autoritetet lokale dhe u detyruam të përballojmë keqtrajtimet e këtij vendi të largët për katër ditë pafundësisht të gjata. Gjatë kësaj kohe, linja telegrafike Medua-Shkodër mund të thuhet se ishte e zënë vetëm për shkak tonin.
Më në fund, natën e 17 gushtit, u imbarkuam në anijen dalmatino-shqiptare “Danae” të Lloyd-it Austriak, e cila ishte në rrugën për në Korfuz, prej nga një anije italiane postare na dërgoi në Itali. Ky në San Giovanni di Medua (Shëngjin, v. j.), falë Zotit, ishte incidenti i fundit që më ndodhi në Shqipëri, sepse guxova të zbuloja sekretet e florës së saj.
Përktheu në shqip: Sami Flamuri
Diçka rreth pjesëtarëve të këtij udhëtimi:
Antonio Baldacci (1867-1950)
Antonio Baldacci ishte një studiues, botanist dhe gjeograf italian.
Ai e vizitoi Shqipërinë për herë të parë në vitin 1892, e cila në atë kohë ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane dhe ajo u bë vendi kryesor i kërkimeve të tij në vitet që pasuan. Në vitin 1893 dhe 1899 ai vizitoi Kretën, ndërsa në vitet 1896 dhe 1898 mori pjesë në operacionet ushtarake të luftës greko-turke, që përfundoi me pavarësinë e ishullit të madh nga Perandoria Osmane.
Ndërmjet viteve 1930 dhe 1939, ai punoi si konsull i përgjithshëm nderi i Shqipërisë në Bolonjë. Në vitin 1940, pas pushtimit italian të Shqipërisë më 1939, ai u emërua këshilltar kulturor për Zëvendësinë e Përgjithshme Italiane në Tiranë, një rol që e mbajti deri në vitin 1943. Ai vazhdoi studimet e tij botanike deri në vitet e fundit të jetës së tij, duke u bazuar në materialet dhe hulumtimet e dokumentuara gjatë udhëtimeve të tij.
Nga botimet e tij të shumta – mbi dyqind monografi dhe artikuj – shquhen: L’Albania, Romë, Instituti për Evropën Lindore, 1929; dhe Scritti Adriatici, vëll. 1, Bolonjë, Compositori, 1943;
studimi “Appunti sulla flora invernale di Dulcigno nel Montenegro” (Shënime mbi florën dimërore të Ulqinit në Mal të Zi).
Kurt Hassert (1868-1947)
Gjeografi gjerman Kurt Hassert mbahet mend për hulumtimet e tij mbi rajonet polare, Afrikën dhe Ballkanin. Ndër botimet e tij për Ballkanin përfshihen: “Reise durch Montenegro nebst Bemerkungen über Land und Leute” (Udhëtim nëpër Mal të Zi me vëzhgime mbi tokën dhe njerëzit), Vjenë 1893; “Beiträge zur physischen Geographie von Montenegro” (Kontribute për gjeografinë fizike të Malit të Zi), Gotha 1895; dhe disa artikuj kushtuar Shqipërisë. Një prej këtyre artikujve “Streifzüge in Ober-Albanien” (Ekskursione në Shqipërinë e Epërme) përshkruan udhëtimet e tij në malet e veriut të Shqipërisë në vitin 1897. Siç mund të shihet këtu, Hassert ishte më i impresionuar nga mjedisi natyror sesa nga “gjeografia njerëzore”.