Vdekja e Barkës

Gani Karamanaga

Hyrje
Detaria Ulqinake para gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur humbje të mëdha sa u takon humbjeve anijeve – flotës detare. Disa barka-anije kanë qenë të humbura, disa kanë mbetur në portat e Shqipërisë mandej janë konfiskuar-nacionalizuar. Në këtë artikull do të bëhet fjalë për anijet-barkat e vogla Ulqinake në dekadën 6-7.Pas Luftës së Dytë Botërore në Ulqin u themelua peshkataria shtetërore.
Në kuadër të kësaj ishin edhe barkat e vogla :”Miloradi”,”Napredaku”,”Shasingradi”.Në tërë kohrat peshkataria ka pasur edhe një bark pak më të madhe leutin. Këto barka të vogla janë shfrytëzuar për të tërhequr flugat e peshkatarëve prej shkallëve të Peshkaxhive deri në Lumin Buna për gjojën e peshkut.

Dy lundrat
Ishin barka të projektuara në lundrim nëpër lum por janë përdoruar edhe në lundrim.Ishin ato me emra :”Carev Llaz”, “Zhablaku”.Gjatësia e tyre ishte 12 deri në 14 metra, gjerësia 3 metra ,lartësia sipër detit 1,5 metra , te bashi ishte kabina-palmeta me dy shtretër , në mes hamari-shprastia për mallra në kic ishte motori sipër tij një kabinë e vogël.
Isha 10 vjeçar kur në lundrën “Carev-Llaz” prej Ulqinit lundrova deri në Bokë të Kotorrit.Atje shkova te babai i im i cili ishte kapidan në barken “Llubnica”.Në lundër ishte kapidan Jusuf Cufo Vogliqi dhe motoristi Niman Nimanbegu.

Sllani
Ishte barkë me dy dyrek dhe me gjatësi 14 metra , gjerësia 3,5 metra dhe lartësia 1,5 sipër detit. Si edhe te lundrat kishte kabinën-pallmetën dhe kabinën me motor në kic.”Sllani”nërmjet Dy Luftërave Botërore ka qenë pronësi e Selim Karamanagës.Pas vitit 1945 ishte pronësia e peshkatarisë.Nji kohë kapidan në anijen “Sllani” ishte edhe babai im Hasan-Cani Karamanaga.

Barkat-anijet e vogla private në Ulqin
Në ata kohëra filloi edhe lundrimi i ulqinakëve me barka të vogla prej Ulqinit deri në Bokë të Kotorrit e nganjëherë deri në Dubrovnik. Ato transportonin: bostan, dru, qymyr, vaj ishte kjo atëherë e zhvilluar tregtia detare. Po i numërojmë disa prej atyre barkave;”Mendra”.Pronar ishin vëllezërit Omer dhe Rexhep Fici,”Suka” barkë pak më e madhe deri në 5 vagonë pronësia e familjes të Selita-Sulejmani,Barka e vogël e familjes Kroma .Këtu poshtojmë që edhe “Sllani” (i lart përmendur) në fund ishte pronësia e Gjon Zefit Shkrela.Pas daljes në pension baba im ishte kapidan përsëri në “Sllanin”.

Barkat e familjeve Kapllanbegu dhe Ismailaga
Barka e parë ishte e bukur dhe e shpejtë me mundësi të bartjes deri në 1,5 vagon. Kjo barkë me emrin “Sillni” u ble në Dalmaci.Kapidan ishte Zejnel Ismailaga motorist ishte Gani Kapllanbegu.Me shitjen e barkes “Sillni” familja Kapllanbegu dhe Ismailaga kanë blerë nga sipërmarrja shtetërore Llovqen barkën më të madhe “Llubnica”.Ishte barkë me gjatsi 15 metra, gjansia 4 metra me kabinën-palmetën në pjesën e bashit dhe kabinën me motorr në pjesën e kicit.”Llubnica” kishte një dyrek dhe bartsia e mallit ishte 3,5 vagon.Kapidan dhe motorist ishin të përmendurit Zejnel Ismailaga dhe Gani Kapllanbegu.”Llubnica” ka lundrue gati 10 vjetë në bregdetin e Malit të Zi prej Lumit Buna deri në bokë të Kotorrit dhe në Dubrovnik.Kanë marrë pjesë edhe në ndërtimin e portës së Tivarit.
Zejneli dhe Ganiu ishin puntor të mëdhenj ,kanë ditur ta ngarkojë dhe ta shkarkojnë barkën vetë pa ndihmën e askujt tjetër.Një herë”Llubnica” ishte duke kaluar sipër Ulqinit duke pas drejtimin deri tek Lumi Buna,deti u trazua shumë dhe timoni u thye .Për të lidhur timonin ,Zejneli e lidh Ganiun me litar i cili zhytet dhe e lidh timonin per barkë në vendin e tij aty ku është këputur .Në beden të Kalasë doli po të thuajsh e tërë Kalaja për të shikue luftën e dy detarëve me detin e trazuar.”Llubnica” herë u shifte e herë nuk u shifte prej tallasave të mëdha.Por detarët trima Zejneli dhe Ganiu e fituan luftën me detë dhe “Llubnica” mbërriti deri ne Bunë dhe u lidh në Shënkollë.Të lodhur në këmbë erdhën prej Bunës deri në Ulqin te shtëpizat e tyre në Kala.

Lundrimi i fundit i “Llubnicës”
Në fillim të dekadës 7 filloi kriza e tregtisë detare me barkat e vogëla. Tash tregtia u bënte në mënyrë tokësore. Kësaj radhe në “Llubnica” e ngarkuan me bostan në Lumin Buna e cilën do ta dërgojnë deri në Dubrovnik. Prej Dubrovnik lidhur me do miq morën do mall cilën e transportuan deri në Bokë të Kotorrit. Zejneli i tha Ganiut po e lidhim në portin e Tivatit në afërsi të Kalimanit.Sandallin e qitën në breg në afërsi të barkës. U kthyen për Ulqin me autobus.

Vdekja e barkës
“Llubnica” ishte bark e vjetër dhe fundi bënte ujë dhe hynte uji në brendësi të barkës. Pas një jave vininin prej Ulqinit Zejneli dhe Ganiu për ta qitur ujin jashtë barke. Kaluan 2-3 muaj dhe “Llubnica” humbi.Pas një kohe të shkurtër Gani Kapllanbegu u punësua në Tivar në sipërmarrjen “Prekookeanska plovidba”.Zejnel Ismailaga u punësua në “Brodospas Split”.

Përfundim
Detarët ulqinakë lundrojnë përsëri.

Të fundit

më të lexuarat