Loja me numra

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë duket se i kanë kënaqur të gjithë, por njëkohësisht edhe i kanë zhgënjyer të gjithë. Sepse interpretimin e të dhënave pjesëtarët e secilës etni mundohen ta bëjnë në mënyrën dhe në favorin e vet

Ismet Kallaba

Regjistrimi i popullsisë është një proces i rregullt, që zhvillohet në të gjitha vendet në një interval të caktuar kohor, që zakonisht është për çdo dhjetë vite, e që ka për qëllim të tregojë prirjet apo tendencat në fusha të caktuara me rëndësi për zhvillimin dhe të ardhmen e një vendi. Të dhënat e fituara nga regjistrimi i popullsisë, përpos krijimit të një pasqyre të gjendjes së përgjithshme shoqërore, ekonomike etj., u ndihmojnë institucioneve shtetërore të hartojnë politika e strategji zhvillimore për zgjidhjen e problemeve dhe përpjekjen e reduktimit të pasojave të fenomeneve të evidentuara.

Në vendet e Ballkanit, ku çështjet identitare janë shumë të rëndësishme, sidomos përkatësia nacionale, gjuhësore dhe fetare, procesi i regjistrimit të popullsisë shndërrohet a priori në proces politik. I tillë ishte rasti edhe me regjistrimin e fundit të popullsisë në Mal të Zi, që është zhvilluar në muajin tetor 2023, rezultatet zyrtare të të cilit janë publikuar së fundi


Por në vendet e Ballkanit, ku çështjet identitare janë shumë të rëndësishme, sidomos përkatësia nacionale, gjuhësore dhe fetare, këto procese shndërrohen a priori në procese politike. I tillë ishte rasti edhe me regjistrimin e fundit të popullsisë në Mal të Zi, që është zhvilluar në muajin tetor 2023, rezultatet zyrtare të të cilit janë publikuar së fundi.
Që prej fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë ka pasur dyshime për saktësinë e rezultateve të tij, përkatësisht nëse ato do të pasqyrojnë gjendjen reale. Ka ekzistuar një përpjekje për t’i rritur në mënyrë artificiale numrat dhe përqindjet, ku secila palë e interesuar është përpjekur që të rrisë numrin dhe përqindjen e pjesëtarëve të etnisë së vet. Vetë numri i përgjithshëm i banorëve që jetojnë në Mal të Zi më 2023 (zyrtarisht 623 633), që do të thotë një rritje prej 0.6 për qind në krahasim me regjistrimin e popullsisë së vitit 2011 (kur zyrtarisht në Mal të Zi jetonin 620 029 banorë), duket më tepër si një lloj kompromisi sesa një shifër reale, duke pasur parasysh edhe rezultatet e regjistrimeve në vendet e rajonit, ku popullsia ka pësuar rënie të ndjeshme.

Rritja zyrtare e popullatës shqiptare prej 0.06 për qind (4.97 për qind) në krahasim me regjistrimin e popullsisë së vitit 2011 (4.91 për qind) është e papërfillshme. Për më tepër, nuk ka nevojë të shikosh shifrat zyrtare, sepse jemi vetë dëshmitarë të zbrazjes dhe tkurrjes së hapësirës dhe popullatës shqiptare në Mal të Zi


Rezultatet e regjistrimit të popullsisë duket se i kanë kënaqur të gjithë, por njëkohësisht edhe i kanë zhgënjyer të gjithë. Sepse interpretimin e të dhënave pjesëtarët e secilës etni mundohen ta bëjnë në mënyrën dhe në favorin e vet. Për këtë arsye, edhe regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi është thjesht një lojë me numra. Në këtë kontekst, ato u shërbejnë më shumë pretendimeve politike, siç është ajo e partive proserbe që gjuha serbe të fitojë statusin e gjuhës zyrtare në Mal të Zi, me arsyetimin se atë e flasin përqindja më e madhe e banorëve të Malit të Zi (43.18 për qind sipas rezultateve të regjistrimit të fundit).
Sa u përket shqiptarëve, ata nuk kanë si të jenë të kënaqur me rezultatet e këtij regjistrimi të popullsisë. Rritja zyrtare e popullatës shqiptare prej 0.06 për qind (4.97 për qind) në krahasim me regjistrimin e popullsisë së vitit 2011 (4.91 për qind) është e papërfillshme. Për më tepër, nuk ka nevojë të shikosh shifrat zyrtare, sepse jemi vetë dëshmitarë të zbrazjes dhe tkurrjes së hapësirës dhe popullatës shqiptare në Mal të Zi. Për shqiptarët, rëndësia e këtij regjistrimi ka të bëjë mbase më së tepërmi me faktin se disa të drejta të pakicave janë të lidhura drejtpërdrejt me përqindjen e tyre. Duke pasur parasysh këtë, është brengosje zvogëlimi i përqindjes së shqiptarëve në komunën e Tivarit, nga 2 515 apo 5.98 për qind sa ishte në vitin 2011, në 1 919 apo vetëm 4.19 për qind në vitin 2023.

Të fundit

më të lexuarat