
Mikrotoponimet janë emërtime të veçanta të terrenit (emrat e arave, bregoreve, rrugëve monopate, ograjave, fushave etj.). Shumë prej mikrotoponimve të mbledhura janë të paevidentuara në kadastër.
Mbledhja e materialit mikrotoponimik në rajonin e Krajës, kësaj radhe në disa lokalitete në Arbnesh, saktësisht mëhallët Gjençiq dhe Gjeçbritaj , në një terren i vështirë dhe me sipërfaqe të gjerë, e që nuk është aspak e lehtë. Në këtë drejtim më ndihmuan vendasit e këtyre lokaliteteve Shyqyri Gjeçbritaj, Esad Gjençiqi, Fatime Gjençiqit dhe Adnan Gjençit.
Gjatë grumbullimit kam pasur gjithmonë parasysh funksionin e tyre: përshkrues (p.sh Dardha e Zylit, Vorri i Mrisë, funksionin përkujtimor (Manat e Ademit), pastaj nga brendia e mikrotoponimeve lexuesi i vëmendshëm do të hetojë edhe funksionin shprehës, funksionin mbresëlënës dhe funksionin e tyre në jetën e popullatës në këtë trevë.
Gjatë analizës së mikrotoponimeve të grumbulluara ata na tregojnë qartë se kultura e popullatës në këto troje gjithmonë ka qenë në nivelin e qytetërimit të kohës. Kjo shihet qartë në krijimin dhe domethënien e secilit mikrotoponim.
Kultura dhe gjuha e një populli kanë pasur pa asnjë dyshim ndikim e vet në formimin e mikrotoponimeve në këtë zonë të caktuar. Shihet haptas se formimi i mikrotoponimeve i përgjigjet kohës që është jetuar këtu me shekuj. Të moshuarit janë rritur, kanë jetuar dhe janë plakur në mesin e këtyre mikrotoponimeve, ndërsa brezi i ri nuk ka njohuri të mjaftueshme për ta. Gjatë mbledhjes së tyre në teren lexuesi do të shohë se ka edhe mokrotoponime që nuk janë të natyrës së gjuhës shqipe. Për këtë mbase duhet një studim i mirëfilltë i fushës. Unë bëra atë sa munda deri këtu. Studiuesve u mbetet të bëjnë punën e vet studimore lidhur me këtë.
1.Kuqishtë/a (ara, tokë pune)
2.Kopsht/i ara, tokë pune)
3.Petroje (ara, tokë pune)
4.Dragamil/i (ara, tokë pune)
5.Daleci Dragamilit (ara, tokë pune)
6.Stranicë/a (kodër me shkurre)
7.Pazhar (ograjë dhe hali me trungje gështenjash)
- Mi doli (ara, toka pune)
- Dal/i/ Dol/i (ara, tokë pune)
10.Masaborre (ara, tokë pune dhe brinja)
11.Djerre (pyll)
12.Guri i murs (pyll me shkurre dhe gurishtë)
13.Sllaviqe (ograjë/prozhme)
14.Babicë/a (kodër)
15.Fund Babicë/a (ograjë/prozhme)
16.Mas Babice (hali/mera)
17.Butorra (pyll me gështenja)
18.Vitane (pyll me gështenja)
19.Trape (pyll me gështenja)
20.Trapzogaj (pyll me gështenja)
21.Fusha Kalldashit/Fusha Kol Dashit (ograjë/prozhme)
22.Kalldashi / Koldashi (hali/mera)
23 Vorri Mrisë (hali/mera. Këtu thuhet se është varrosur një vajzë me emrin Mri (Mari) nga edhe e ka marrë emrin ky mikrotoponim)
24.Plihna (ograjë/prozhme)
25.Lera mrru (hali/mera dhe ograjëprizhme)
26.Lukthi (ograjë/prozhme) - Qeta (kodrinë)
28.Gurishtë/a (ograjë/prozhme)
29.Çokthi (hali/mera)
30.Pedejë/a (arë, tokë pune)
31.Marine (ara, tokë pune)
32.Ara g’jatë (ara, tokë pune)
33.Fusha Çeks (ara, tokë pune)
34.Mas trapit (ara, tokë pune)
45.Kallec/i (ara, tokë pune dhe bregore)
46.Mas lamit (ara, tokë punuese)
47.Kallapaça (ara, tokë pune)
48.Mas Qafice (ograja/prozhme)
49.Pusi plancit (hali/mera, këtu janë disa vrima në shkëmbinj ku sipas besimeve pagani po të depërtohej nëpër këto vrima shkëmbinjsh fëmijët shëroheshin nga kolla e keqe/kolla e bardhë)
50.Boça( hali/mera)
51.Germ/i (kodrinë me pyll gështenjash) - Babica Vuçkaj (kodrinë)
53.Vneshtë/a (vreshta)
54.Vneshta madhe (ograjë/prozhme dhe pyll me gështenja)
55.Lashkavica (pyll gështenjash dhe shkurresh)
56.Trolli pusaj (lëndinë në bregore)
57.Pusaj (ograjë/prozhme)
58.Trejane (bregore me shkurre dhe trungje gështenjash)
59.Guri g’jat (kodër)
60.Guri murs (hali/ mera)
61.Mas rrunjet (ograjë/prozhme)
62.Kaskare (ograjë/prozhme, ara)
63.Gllava (ograjë/prozhme) - Brinja (pyll me shkurre)
65.Bregu i gështenjave (bregore) - Mas ledhit (ograjë/prozhme)
67.Kali/a (bregore)
68.Ma kalisë (maja e bregores Kali/a)
69.Kalia ujit (pus i vogël natyror me pak ujë në përrua të Kalisë) - Prroni Kalisë (përrua i thatë)
71.Pusi kusisë (hali/mera)
72.Dardha e Zylit (mriz)
73.Lubashiqe (ara dhe ograjë/prozhme)
74.Qafë Lubashiqe (hali/mera)
75.Mureza (hali/mera)
76.Mand mureza (hali/mera)
77.Fugropa (ograjë/prozhme)
78.Fugropat e Mets (ograjë/prozhme)
79.Fugropa Selimit (ograjë/prozhme)
80.Gropa (ograja/prozhme dhe tokë punuese)
81.Daleca t’Kols (hali/mera)
82.Qafë landa (ograjë/prozhme dhe ara/tokë pune)
83.Landa ( ograja/prozhme dhe arëtokë pune)
84.Fushrrina (ograja/prozhmr dhe ara/tokë pune)
85.Dalacat e Mets ( arë/tokë pune)
86.Shyt/i, (kodrinë)
87.Qenjel/a (majë mali)
88.Lisvetëm (hali/mera)
89.Pushori (hali/ mera)
90.Shkamvesë/a (ograjë/prozhme)
91.Shkamvesë /a (hali/mera)
92.Kalia e vogël (hali/mera)
93.Dardhavina (bregore me dardha të egra, hali/mera)
94.Qetë/a (ograjë/prozhme)
95.Runja (hali/mera)
96.Kështenja e zoglës (hali/mera)
97.Nikujçisë (pyll me trungje gështenjash)
98.Nidobit (ara, tokë pune)
99.Kalleci (ara, tokë pune)
100.Nakit (ara tokë pune)
101.Zgrada (ara, tokë pune)
102.Milera (ara, tokë pune)
103.Krivula (ara, tokë pune)
104.Mas gropzet (ara, tokë pune)
105.Prroni frysit (përrua i thatë)
106.Kalldrami qorrit (rrugë me gurë kalldrëme e cila fizikisht është zhdukur nga se përmes saj sot kalon rruga rajonale Katërkollë –Ostros lëshuar në qarkullim më 1972. Përndryshe ky toponim gjendet në veri të mëhallës Maxhuraj)
107.Prroje (ara, tokë pune)
108.Mi lera (ara, tokë pune)
109.Nën lera (ara, tokë pune)
110.Marinova (ara, tokë pune)
111.Kshenja Lanit (pyll me trungje gështenjash)
112.Gruda (ograjë/ prozhme)
113.Dyshull/i (ograjë/prozhme)
114.Ma potit (ograjë/prozhme)
115.Përmale (ara, tokë pune)
116.Gropa ujkut (ara, tokë pune)
117.Mas gure (ara, tokë pune)
118.Likaderre (ara, tokë pune)
119.Gropëza (ara, tokë pune dhe bregore/brinjë)
120.Sheg kashtinje (hali/mera) - Kashtinje (pyll i madh me gështenja të egra vetëmbirëse)
122.Trakacë/a (pyll me trungje gështenjash)
123.Cençabana (kodër)
124.Samagari (mal)
125.Katiça (mal)
126.Lugje (pyll)
127.Qafë daleca (kodër)
128.Qafë Gërdej (shpat mali)
129.Gerdej (mrize dhe pesë ubla)
130.Sukëza (kodër)
131.Ma dultinet (kodrinë)
132.Daleci Mujit (arë, tokë pune)
133.Dardha madhe (arë, tokë pune)
134.Ma burgut (kodër)
135.Qaftagël (pyll) - Lajke (pyll me trungje gështenjash)
137.Satone (ara, tokë pune)
138.Fushmurs (ara, tokë pune) - Mi shpi (ara, tokë pune)
140.Saranxha hallë Alemes (bunar i vjetër qindravjeçar)
Sqarim: Për secilit mikrotoponim kam bërë përpjekje të sqaroj se çka paraqesin ata dhe çfarë emërojnë në realitet në teren. Kam sqaruar në bazë të të dhënave gojore që më kanë treguar bashkëpunëtorët/bashkëbiseduesit e mi. Në kllapa kam shënuar si bie fjala arë/ara tokë pune, ograjë/prozhme e që kanë kuptimin e pyllit të vogël, korijes, zabelit. Këtu i kam mbetur besnik fjalorit/fonetikës vendase ograjë/ograjë. Fjalët halia/ meraja (në Arbnesh këto dy fjalë kanë kuptimin e pronës se askujt, pronë e të gjithëve nëse mund të thuhet kështu etj.. Fjala (emri) dalec/i ka kuptimin e një pjese toke të vogël të rrafshët. Fjala (emri) lerë/a na tregon një gropim në formë baseni për ujë pa ndonjë formë të caktuar që shërben për t’iu dhëne ujë bagëtive. Fjala mas në gjuhën letrare do të thotë mbas/pas (Mas ledhit-Pas ledhit), fjala mi ka kuptimin mbi (Midoli-Mbidoli).
(Vijon)
(Vijon nga numri i kaluar)
Para se të nisja të merrem me grumbullimin, gjegjësisht evidentimin e mikrotoponimeve të Krajës më erdhi ndërmend një thënie, për mua shumë domethënëse e Milan Kunderës, e cila thotë: “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruaj libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë ishte”.
I shtyrë nga kjo thënie iu përvesha punës dhe nisa të vjelë nga goja e popullit, të shënoj, të evidentoj, t’i grumbulloj ata për sa është e mundshme në këto momente. E them këtë nga se në këtë trevë të moshuarit që jetën e kanë kaluar këtu, kanë lindur, kanë jetuar e punuar në këtë truall nuk janë më në mesin tonë. Megjithatë diçka kam mbajtur mend nga paraardhësit e mi, e nga ana tjetër kam bërë përpjekje që të shënjoj individë që ende janë mes nesh, janë ende vital edhe përkundër viteve që u rëndojnë mbi shpatulla, mbajnë mend edhe kanë ruajtur me fanatizëm fjalorin autokton shqip për të mos u tjetërsuar gjuha dhe e folura shqip, emërtimet autoktone, në këtë drejtim pse jo edhe mikrotoponimet. Gjatë hulumtimit në teren kam pasur rast të bashkëbisedoj me ta dhe të vjeli e të grumbulloj materiale. Për këtë i falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan.
138.Mas ledhit (hali/mer)
139.Qerret (agrajë/prozhme)
140.Mas Qerretit (hali/mera)
141.Prroni Gjakolës (përrua i thatë)
142.Çokthi (hali/mera)
143.Kshenja djegun (hali/mera)
144.Ara Pjetrit (arë/tokë pune)
145.Gllok (pyll/zabel)
146.Shkamfushrrina (bregore)
147.Fushrrina (shpat mali)
- Fushrrina Imerit (arë/tokë pune)
149.Qafëshyti (hali/mera)
150.Faqa Shytit ( hali/mera)
151.Shyti (hali/mera)
152.Ma Shytit (hali/mera)
153.Fusha Has Çob’s (arë, tokë pune)
154.Ma rrahit (arë, tokë buke)
155.Rrah (agrajë/proshme)
156.N’kremë t’Qenjles (bregore)
157.Daleca (hali/mera)
158.Fuburgje (agrajë/prozhme )
159.Ma burgut (kodër)
160.Nurezeza (pyll geshtenjash)
161.Guri i zi (hali/mera)
162.Faqa madhe (hali/ mera)
163.Kalia vogël (hali/mera)
164.Fundi Kalisë (hali/mera)
165.Katershpela/a (hali/mera)
166.Lugu Kalisë (përrue i thatë)
168.Prroni Kalisë (përrue i thatë) - Mas bregut (agrajë/proshme)
170.Ma ubuls (hali/mera)
171.Lugje (ara/ tokë pune)
172.Lug/u (arë/tokë pune
172.Ma Gradins (kodrinë)
173.Mi shpi (ara/tokë pune)
174.Ma lmait ( rrafshët në bregore)
175.Mas mullinit (vend varrezash)
176.Përmale (ara/tokë pune dhe vend varrezash)
177.Shteg Satone (shteg) - Satone (ara/tokë pune dhe bregore)
179.Meza (bregore)
180.Shteglami (vend pushimi në Gjeçbritaj, në mes të mëhallës)
181.Fusha Haxhisë (arë/tokë punuese në Landa)
182.Ksolla Brahimit (hali/mera/vend kasolle)
182.Lugu grops (hali/mera)
183.Ma grop’s (hali/mera)
184.Lerza (agraja/prozhme)
185.Mas Lerzash (ullishtë)
186.Faqa Shullanit (hali/mera dhe ullishtë)
187.Kravistan/i (breg liqeni)
188.Vani Lekperaj (va/gj ku ankoroheshin lundrat zakonisht gjatë dimrit)
189.Shkami Englit ( hali/mera dhe ullishtë)
190.Kalldrami i Vanit Arbneshit (rrugë me gurë, rrugë kalldrëme me shkalla)
191.Vani Arbneshit (va, gji ku dikur punoheshin lundra nga ustallarët)
192.Vi (bregliqeni)
193.Shitari (pronë bujqësore)
194.Rragza (agrajë/prozhme)
195.Ara g’jatë (arë/tokë pune)
196.Përroni frysit (përrua i thatë)
197.Prroni Pazharit (përrua i thatë)
198.Brigjëza (arë/tokë pune)
199.Nën xorre (agrajë/tokë pune)
200.Maraviqe (ara/tokë pune)
201.Gruda (arë/tokë pune dhe agrajë/prozhme)
202.Bare (agrajë/prozhme)
203.Dacat (arë/tokë pune)
204.Prroni poshtë (arë/tokë pune)
205.Krahbyrde (arë/tokë pune dhe ograja/prozhme)
206.Ma Rrasa(arë/tokë pune)
207.Kodra (agrajë/prozhme)
208.Shizat (ara/tokë pune, agrajë/prozhme)
209.Pluhnaca (agrajë/prozhme)
210.Ni thurna ( arë/tokë pune dhe agrajë/prozhme)
211.Rugëkryq (kryqëzim rrugësh me kalldrëm)
212/Lerza (arë/tokë pune dhe agrajë/prozhme)
213.Bare poshtë (arë/tokë pune dhe agrajë/prozhme)
214.Korna (arë/tokë pune dhe ullishtë)
215.Man te ahet (vend pushim)
216.Faleta Priftaj (vend pushim) - Shullani (agrajë/prozhme)
- Në shegë (ullishtë)
219.Kakarriq/i (ara/tokë pune dhe ullishtë)
220.N’rrugë t’Hajdarit (rrugë që shpie në Mal të Ostrosit)
221.Në kuvend (vend pushim)
222.Në qok të lerzave (vend pushim)
223.Në shkam të Englit (vend pushim)
224.Faqa pelimit (hali/mera dhe ullishtë. Këtu ka pasur shumë pelim)
225.Mi Shitar (hali/mera dhe ullishtë) - Në vi (breg liqeni)
227.Mas Shullanit (ullishtë)
228.Rethina Asmanit (ullishtë)
229.Kodra qarrit (vend pushim)
300.Ma Jarishtes (vend pushim)
301.Ma buzët (breg liqeni për kërcime në ujë nga shkëmbinjtë) - Vani shegave (gji në liqen)
303.Vorret e Demirajve (vend varrezash)
304.Pylli rrush (arë/tokë pune dhe pyll)
305.Ma qafzit (vend pushim)
306.Te vorri plak’s (hali/mera)
307.N’shkam t’ujkut (hali/mera)
308.Shkallza (arë/tokë pune dhe pyll)
309.Man qershiza (vend pushim)
310.Te mani Xhaf’s (vendpushim)
311.N’arë barishte (kompleks saranxhash)
312.Ara lisit (arë/tokë pune)
313.N’faqe t’ar’s lisit (vendpushim)
314.Kravistan (gji ku ankorohen lundrat)
315.Brizat (hali, mera)
316.Dushu (pyll)
317.Brg leproje (arë/tokë pune)
318.Aksede (arë/tokë pune)
319.Norza (arë/tokë pune)
320.Mi xhami (arë/tokë pune)
321.Nën xhami (ara/tokë pune)
322.Ma kukut (kodër)
323.Zallas/i (hali/mera)
324.Prroni thellë )përrua i thatë)
325.Mi Kashtine (hali/mera)
326.N’faletë nalt (vendpushim)
327.N’faletë t’Gjençiqit) vendpushim)
328.Kalldrami te skrapa (rrugë e shtruar me gurë)
329.Qeta (agrajë/prozhme)
330.Paca (hali/mera)
331.N’ubla t’reja (hali/mera)
332.Guri g’jat ( hali/mera) - Faqa qershisë (hali/mera)
- Shkoza rrxueme (hali/mera)
335.N’përtej (vendpushim)
336.Te moknat (vendpushimi)
337.Te mani vrrisë (hali/mera)
338.Gjervançe (arë/tokë pune )
339.Grabje )arë/tokë pune) - Fierusha (hali/mera)
341.Mas Kamzet (hali/mera)
342 Shinglli/a (mal)
343Zangllava ( kodër) - Boka ler’s (bregore)
- Ara e qarrit (arë/tokë pune)
346.Kamzë/a (hali/mera, pyll me shkurre)
347.Shikëza (hali/mera, faqe kodre) - Prroni frysit (përrua i thatë)
- Kshtenja e madhe (mikrotoponim që e ka marrë emrin sipas një trungu gështenje)
350.Qaftagël (hali/mera)
Sqarim: Në të folmen e Arbneshit dhe jo vetëm, por edh në një pjesë të mirë të Krajës përdorën lokalizma si bie fjala: mas që ka domethënien pas/ mbas ,Mas Qerretit, Mbas Qerretit, Pas Qerretit, ma do të thotë mbi, sipër…,psh. Mi shpi /Mbi shtëpi.
Fuburgje rrjedh na fjalët fund i burgjeve/ në kuptimin e lartësisë me të ulët se mikrotoponimi Ma Burgut, Fusha Haxhis është një mikrotoponim i veçantë nga se ndodhet në mes të ograjës në lartësi pothuaj mbi gjashtëqind metra në Landa/pronë kjo familjare, Rethina Asmani/ Rethina Osmanit, Shullani është një faqe kodrine që shtrihet pranë liqenit të Shkodrës ku dielli nxënë më shumë se në vendet tjera ku siç duket nga popullata vendase e ka marrë edhe këtë emërtim Shullani, N’shkam t’ujkut në gjuhën standarde: Në Shëmb të ujkut , man – mand, N’faqe t’ars – Në faqe të arës, Guri g’jatë – Guri i gjatë, Ara g’jatë – ara e gjatë, Prroi frysit – Përroni i frysit etj. Aty ku mirotoponimi si psh. arë/tokë pune është në numërim njëjës, pra ka vetëm në arë, ndërsa ara/tokë pune mikrotoponim i tillë na tregon se ka shumë ara me të njëjtin emërtim. Këtë e sqarove për të mos u keqkuptuar mikrotoponimi.