Bojkoti si formë e rezistencës mediatike

Në letër iu bëhej thirrje subjekteve dhe institucioneve përkatëse “që të reagonin në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me parimet në mbrojtjen e së drejtës themelore të shqiptarëve në Mal të Zi, siç është e drejta e informimit në gjuhën amtare, që është e garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin mbi të Drejtat e Pakicave Kombëtare”. Veprimin e cilësova si një “vendim të ndjeshëm i cili do të reflektohet në informimin e shqiptarëve në Malin e Zi”

Ali Salaj

Shtatë vjet pas daljes nga shtypi të gazetës së vetme në gjuhën shqipe në Malin e Zi “Koha Javore”, vendosëm njëzëri si staf të bojkotojmë botimin e saj duke shprehur pakënaqësinë me vendimin e udhëheqjes së Shoqërisë Aksionare Gazetare, Botuese dhe Grafike (Bordit të Drejtorëve) “Pobjeda” për reduktimin dhe botimin e saj brenda gazetës ditore malazeze “Pobjeda”.

Shtatë vjet pas daljes nga shtypi të gazetës së vetme në gjuhën shqipe në Malin e Zi “Koha Javore”, vendosëm njëzëri si staf ta bojkotojmë botimin e saj duke shprehur pakënaqësinë me vendimin e udhëheqjes së Shoqërisë Aksionare Gazetare, Botuese dhe Grafike (Bordit të Drejtorëve) “Pobjeda” për reduktimin dhe botimin e saj brenda gazetës ditore malazeze “Pobjeda”.
Në fillim të prillit të vitit 2009, anëtari i këtij bordi, zotëri Qazim Muja, i cili përfaqësonte interesat e “Kohës Javore”, më njoftoi me qëndrimin e Bordit dhe kundërshtimin vetëm të tij për cenimin e gazetës në gjuhën shqipe


Në fillim të prillit të vitit 2009, anëtari i këtij bordi, zotëri Qazim Muja, i cili përfaqësonte interesat e “Kohës Javore”, më njoftoi me qëndrimin e Bordit dhe kundërshtimin vetëm të tij për cenimin e gazetës në gjuhën shqipe.
“Ky vendim u mor në emër të krizës ekonomike me të cilën po përballej kjo kompani e në bazë të propozimit të Qeverisë malazeze”, tha z. Muja.
Ai ishte njëri ndër intelektualët e njohur shqiptarë në Malin e Zi, artist, kritik dhe përkthyes, i cili si anëtar i Bordit luajti një rol pozitiv në mbarëvajtjen e kësaj gazete duke kundërshtuar çdo qasje që kishte të bënte me rrezikimin e “Kohës Javore”.
“Unë”, tha ai, “e kundërshtova këtë vendim që në emër të kursimit dhe racionalizimit të reduktohet ‘Koha Javore’ në katër faqe dhe të botohet si shtojcë e gazetës ditore ‘Pobjeda’”.
Shpreha habinë se si nga shumë shtojca dhe revista në gjuhën malazeze, që i botonte “Pobjeda”, u përcaktuan për të vetmen gazetë në gjuhën shqipe, prandaj shkova menjëherë te drejtori i SHAGBG “Pobjeda”, Radojica Luburiq, i cili kishte qenë ministër i Kulturës në Qeverinë e Malit të Zi, kandidat për ambasador në Moskë dhe kishte pasur shumë poste drejtuese në qeverinë malazeze dhe në Partinë Demokratike Socialiste të ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq.
Duke më shpjeguar krizën financiare që po mbretëron në këtë ndërmarrje botuese, ai më tha se gazeta duhej të reduktohet dhe shtoi:
“Ty si kryeredaktor dhe redaktorit teknik nuk ju rrezikohet vendi i punës, përkundrazi”, tha Luburiq.

Fillimisht kërkova nga stafi i “Kohës Javore” që ta ndërpresin punën dhe materialin e përgatitur mos ta dërgojmë në botim. Ishte ky bojkoti i parë në një media në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Duke përkujtuar se ngjashëm (me arsyetimin e krizës financiare) u shua revista “Koha”, e cila doli nga vitet 1979 deri në vitin 1990 dhe shtojca në gjuhën shqipe “Polis”, pastaj emisioni në gjuhën shqipe në RTMZ “Mozaiku 60” u shkurtua për një të tretën dhe iu ndërrua emërtimi në “Mozaik”, sinjalizojnë se mediat në gjuhën shqipe janë nën një trysni të vazhdueshme të reduktohen ose të shuhen


Menjëherë reagova duke thënë se një vendim të tillë mund ta marrë vetëm Parlamenti, që është themelues i kësaj gazete dhe se veprimi i Bordit do të shkaktojë reagime të shumta në opinion, sidomos në atë ndërkombëtar.
“Kjo do të ishte shumë e ndjeshme për Malin e Zi në këtë fazë të integrimit në BE”, i thashë.
“Nuk do të ishte mirë që kjo çështje të bëhet e madhe në opinionin publik”, më tha drejtori Luburiq.
E kuptova se kjo ishte një përpjekje për ta shuar këtë gazetë dhe kërcënimin e kuptova shumë seriozisht. Për këtë arsye iu futa punës me ngulm që të bëja një fushatë të organizuar mirë në aspektin informativ.
Fillimisht kërkova nga stafi i “Kohës Javore” që ta ndërpresin punën dhe materialin e përgatitur mos ta dërgojmë në botim. Ishte ky bojkoti i parë në një media në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Duke përkujtuar se ngjashëm (me arsyetimin e krizës financiare) u shua revista “Koha”, e cila doli nga vitet 1979 deri në vitin 1990 dhe shtojca në gjuhën shqipe “Polis”, pastaj emisioni në gjuhën shqipe në RTMZ “Mozaiku 60” u shkurtua për një të tretën dhe iu ndërrua emërtimi në “Mozaik”, sinjalizojnë se mediat në gjuhën shqipe janë nën një trysni të vazhdueshme të reduktohen ose të shuhen.
Me një letër shpjeguese i njoftova partitë politike shqiptare, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi si dhe shoqatat shqiptaro-amerikane, intelektualët e pavarur dhe mediat vendore dhe të huaja.
Vazhdova me një letër qarkore dhe i njoftova ambasadat e huaja në Podgoricë (Ambasadën e ShBA-së, Shqipërisë, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë) etj., me të cilat kishim një bashkëpunim të mirë.

Me një letër shpjeguese i njoftova partitë politike shqiptare, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi si dhe shoqatat shqiptaro-amerikane, intelektualët e pavarur dhe mediat vendore dhe të huaja.
Vazhdova me një letër qarkore dhe i njoftova ambasadat e huaja në Podgoricë (Ambasadën e ShBA-së, Shqipërisë, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë) etj., me të cilat kishim një bashkëpunim të mirë


Në letër iu bëhej thirrje subjekteve dhe institucioneve përkatëse “që të reagonin në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me parimet në mbrojtjen e së drejtës themelore të shqiptarëve në Mal të Zi, siç është e drejta e informimit në gjuhën amtare, që është e garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin mbi të Drejtat e Pakicave Kombëtare”. Veprimin e cilësova si një “vendim të ndjeshëm i cili do të reflektohet në informimin e shqiptarëve në Malin e Zi”.
(vazhdon)

Të fundit

më të lexuarat