
Rrëfimi I
Njëri ndër punëtorët më të vjetër në shëndetësinë e Ulqinit është edhe Vehbi Zejnelaga.
Kishte lindur në Ulqin në vitin 1920. Prejardhjen e ka pasur nga familja e njohur ulqinake tregtare. Në moshën 14 vjeçare familja e tij kalon të jetojë në Shkodër.
Për arsye të mospajtimit me regjimin i atëhershëm të Enver Hoxhës, në mënyrë ilegale vjen në Ulqin në vitin 1948, ku banon te të afërmit e tij.
Është martuar në vitin 1949, kur edhe punësohet në Stacionin Shëndetësor si infermier dhe asanator.
Në shërbimin shëndetësor të Ulqinit punon 40 vjet. Pensionohet në vitin 1989. Atëherë ka qenë prezent sëmundja e malaries në Malin e Zi. Një kohë të gjatë ka qenë anëtar i ekipit për punën në terren dhe ka dhënë kontribut të madh në luftën dhe zhdukjen e kësaj sëmundjeje të vështirë.
Terë jetën e tij ka punuar në rajonin e Ulqinit dhe një pjesë të Komunës të Tivarit. Pas integrimit të shërbimit shëndetësor të Ulqinit vazhdoi punën e tij në Repartin higjieno-epidemiologjik të përbashkët për Tivar edhe Ulqin. Kryeshefi i këtij shërbimi ka qenë mjeku i njohur prof. Petar Vuksanoviq. Ka vdekur në vitin 2004.
Rrëfimi II
Malaria
Gjithkund në botë sëmundjeve infektive u kushtohet rëndësi e duhur. Rrethanat e parregulluara higjienike-sanitare, mossigurimi i sasive të mjaftueshme të ujit të pastër higjienik për pije, largimi higjienik i hedhurinave dhe të fekaleve dhe mbeturinave të forta, kultura e përgjithshme dhe prapambeturia shëndetësore dhe paarsimimi i popullatës, varfëria, realizimi i pamjaftueshëm i imunizimit kundër sëmundjeve të caktuara infektive dhe të faktorëve të tjerë krijojnë kushte të volitshme për përhapjen e sëmundjeve infektive dhe parazitare.
Në shumë komuna të Malit të Zi, sidomos në periudhën mes dy luftërave dhe në një masë të konsiderueshme pas Luftës II Botërore, sëmundjet infektive kanë paraqitur problem të theksuar social dhe mjekësor. Kjo kishte të bënte, pikë së pari, me malarien, tuberkulozin, dizenterinë, tifoja e morrit etj..Edhe në qarkun e Komunës së Ulqinit ka qenë një numër i dukshëm i sëmundjeve të përmendura dhe të atyre infektive.
Në kohën e sotme ato nuk paraqesin problem të atillë si dikur. Disa edhe janë çrrënjosur (malaria, sifilizi endemik, fruthi, tifoja e morrit), disa janë eliminuar (difteria, paraliza e fëmijëve etj.), ose janë sjellë në një numër shumë më të vogël.
Mirëpo, ndonëse në masën më të vogël, ato megjithatë paraqesin problem të caktuar nga vështrimi mjekësor, socio-ekonomik dhe shoqëror.
Malaria ka qenë një ndër sëmundjet infektive parazitare më e përhapur në terë botën.
Për arsye se në fillim të dekadave të shekullit XX dhe konkretisht deri në dekadën e pestë ka qenë shumë e pranishme edhe në Malin e Zi, si edhe në ish-Republikat tjera të Jugosllavisë .
Ulqini me rrethinën e tij, me fushat dhe kënetën ka qenë burimi i shkaktarëve të kësaj sëmundje.
Në dekadën e V të shkujit XX sëmundshëmëria / morbiditeti/ në botë ka arritur numrin deri në një miliardë, kurse mortaliteti / vdekshmëria / deri 500.000 mijë njerëzish për një vit.
Endemike ka qenë e përhapur në vendet tropikale dhe subtropikale. Jugosllavia e atëhershme ka qenë njëra prej qeverive në Evropë e cila ka vuajtur shumë prej malaries.
Me përdorimin e preparatit DDT malaria përfundimisht është zhdukur. 3 rastet e fundit në Mal të Zi janë paraqitur në vitin 1959 nga rrethi i Komunës së Ulqinit. Sipas Organizatës shëndetësore botërore malaria gjendet në: Afrikën Subsahare, Azi, Amerikën Latine , në Lindjen e mesme, dhe në disa pjesë të Evropës. Në vitin 2008 malaria është regjistruar në 108 shtete të botës. Numri i të sëmurëve 274.000.000/ dyqind e shtatëdhjetë e katër / milionë-morbiditeti, kurse vdekshmëria-mortaliteti një milion, shumica prej këtyre kanë qenë fëmijë nga Afrika.
Etiologjia
1.Plasmodium vivax / Grassi dhe Feletti, 1890/-shkakatari i malarijes “terciana”,
2.Plasmodium malariae /Grassi , Feletti/ -shkatari i malarijes “kvartane”,
3.Plasmodium falciparum /Welch, 1897/-shkaktari i malaries tropikale dhe
4.Plasmodium ovale / Stephens, 1922/.
Patogjeneza e zhvillimit të malaries
Në zhvillimin e pazmodiumit të malaries dallojmë:
-tipi egzocentrik se “E” cikli:
Nga pështyma-salivacioni të mushkonjës të infektuar, mbas therjes, në gjakun e njeriut depërtojnë llojet infektuese të plasmodiumëve të cilët quhen sporozoiti. Këto së shpejti depërtojnë në qelizat parenkimatoze/ melçia e zezë-hepar/ dhe këtu zhvillohet faza preeritrocitare. Mandej këto transmetohen në format mezocitët dhe vazhdon
-Cikli i shzogjonisë
-Cikli i gametogjonisë
-Cikli egzogjen i cili është në mushkojat.
Epidemiologjia
Transmetuesit e malaries janë mushkonjat, prej të cilëve janë më të rëndësishme ato prej grupit Anopheles. Këto gjenden më së shumti në vendet tropikale dhe subtropikale. Në vendet tona janë prezente Anopheles maculipenis dhe Anopheles superpictus.
Në vendet tropikale sezona e malaries zgjat terë vitin, që do të thotë se nuk ka dallim prej endemisë dhe epidemisë.
Rezervuari i malaries është gjithmonë njeriu, në fazën e sëmundjes ose kur është vetëm transmetues.
Duhet të theksohet se malarien e përcjell vetëm femra e anopheles-it.
Inkubacioni
Ose më mirë periudha iniciale latente te malaria varet prej shkaktarit dhe është prej 7-20 ditë te malaria tropikana,5-30 ditë te terciana , 23-40 ditë te kvartana.
Pamja klinike
Malaria terciana
Disa ditë para sulmit simptomat karakteristike prodromale : dhimbje koke, lodhje, humbje e oreksit. Pas disa ditëve: temperatura e lartë 39-41 C, djersitja, lodhja e përgjithshme. Sulmi zgjat 4-6 orë. Mund të lajmërohen edhe konvulsionet dhe cianazoa te fmijët. Sulmet përsëriten dhe numri rritet deri në 20.
Malaria kvartana
Fillimi është jokarakteristik. Pas 6-7 ditëve paraqiten sulmet me temperatura të larta, të cilat përsëriten çdo 72 orë. Mund të ketë ndryshime në shpretkën, veshkat dhe mëlçinë e zezë. Recidivët-përsëritjet e sëmundjes mund të jenë edhe pas disa viteve.
Malaria tropike
Fillimi i sëmundjes gjithashtu jokarakteristik.cNë të shtatën ditë lajmërohet temperatura e lartë e cila është në vahdimësi-continua. Sulmet mund të zgjasin deri 20 orë. Zhvillohet anemia me ndryshime në organet e brendshme., si edhe me ndryshime psiqike. Mund të mbarojë me vdekje.
Recidivët te kjo nuk janë të shpeshtë.
Malaria munde t’i ketë edhe këto specifika, për sa i takon pamjes klinike:
1.Malaria cerebrale
2.Malaria algide: me kolaps, dobësi e përgjithshme dhe prognozën e keqe.
3.Malaria gastro-inestinale
4.malaria edematoze:te të dobësuarit me anoreksi, hipoproteinemi dhe zhvillohet gjendja e vështirë: anasarka.
(Vijon)
(Vijon nga numri i kaluar)
Ndryshimet në disa organe të brendshme:
Sistemi kardio-vaskular është posaçërisht i lënduar te malaria tropikale. Paraqitet leukopenia me limfomonocitozë, anemia hipokromike.
Mëlçia: e zmadhuar
Shpretka: gjithashtu e lënduar edhe e zmadhuar,
Veshkat: me ndryshime nefrotike dhe insufiçiencë renale
Lëkura: herpes labialis
Mushkëritë: komplikimet janë të rralla
Orchitis dhe epidemitis te meshkujt, çrregullimet e ciklit menstrual te femrat, lindjet të parakohshme, abortet.
Komplikimet
1.Hemoglobinuria malarike: vetëm te malaria tropikana
2.Insuficinecia akute e veshkave
Diagnoza
-Situata epidemiologjike
-Anamnezi
-Pamja klinike
-Hulumtimet mikrobiologjike:
a. Pikëza e gjakut
b. Pikëza e gjakut e dendur-ngjyrimi sipas Gimzi-it
Mbrojta nga malaria
Zhdukja e vektorëve. Mbrojtja e njeriut të shëndoshë prej të sëmurëve.
Terapi
Medikamenti më i vjetër është KININI. Përdorohen edhe Atebrin,Plasmochin,Paludrin/ Proguanil/, Resochin,Primaquin,Pyramethamin/ Draprim/
Terapia standarde të cilën e preferon Organizata shëndetsore Botërore:
Përdorimi i i Resochin-it dhe Klorokin-it.
Pas këtyre vazhdohet me mjekimin plotësues me Primakvin ose Pirimetamin në kohëzgjatje prej 14 ditëve.
Rrëfimi III
Lotët në kufi
Vehbi Zejnelaga (1920-2004), kishte lindur në Ulqin. Prejardhjen e ka pasur nga familja e njohur ulqinake tregtare. Në moshën 14-vjeçare familja e tij kalon të jetojë në Shkodër.
Për arsye të mospajtimit me regjimin i atëhershëm të Enver Hoxhës, në mënyrë ilegale vjen në Ulqin, në vitin 1948, ku banon te tezja e tij, Ese Ibrahimi. Ne në Kala e kemi quajtur “ Halla Ese”.
Martohet në vitin 1949 me Fahrije Mavriqin, kur edhe punësohet në Stacionin Shëndetësor, si infermier dhe asanator. Në Shërbimin Shëndetësor të Ulqinit punon 40 vjet. Atëherë ka qenë prezente sëmundja e malaries në Malin e Zi. Një kohë të gjatë ka qenë anëtar i ekipit për punën në teren dhe ka jap kontribut të madh në luftën dhe zhdukjen e kësaj sëmundje të vështirë.
Në Kala, Vehbi Zejnelaga gëzonte autoritet të veçantë. U ndihmonte të gjithë banorëve të Kalasë.
Më kujtohet, kur isha i sëmurë, Vehbiu më dha penicilinën e parë. Pensionohet në vitin 1989. Në vitet e gjashtëdhjeta, të shekullit XX, i mbërriti lajmi për vdekjen e nënës së tij, në Shkodër.
Vehbiu tregonte:
- Mbërrita deri në Sukubinë, hipa në kodër, dyqind metra larg ishte Shqipëria. Kisha mall të madh, nëna më kishte vdekur.
Fillova të qaja, lotët shkonin njëri pas tjetrit. Isha në dilemë: a ta kaloj kufirin dhe të shkoj në Shkodër? E dija se menjëherë do të më burgosin… – mendova… – loti pas lotit.
Rrëfimi IV
Borxhi
Ishim në Shkodër.
Babai kishte ndërruar jetë.
Vazhdova punën me tregti.
Por puna nuk ecte mirë.
Një ditë iu drejtova një mikut të babait, i cili ishte tregtar më zë në Shkodër. Pas kërkesës time, më tha:
- Qe ku i ke këto të holla, puno, e ke për detyrë të m’i kthesh për gjashtë muaj.
Vazhdova punën, diçka u përmirësua gjendje, por jo aq shumë.
U afrua afati i kthimit të borxhit.
Disi i mblodha të hollat dhe shkova te miku i babait.
Duke pirë kafen, ai më tha: - Qe, merri mbrapa këto pare, puno dhe ktheji kur t’i bëjë Zoti!
Rrëfimi V
Mbesa ne Shkodër
Njëherë Vehbia më tregoi:
Me vëllezërit në Pazarin e Shkodrës hapëm dyqanin me mallra të llojllojshme. Nuk kishim të holla të mjaftueshme. Shkova tek miku i babit tim dhe duke i treguar situatën kërkova borxh. Ai me dëgjoi me vëmendje dhe mi dha të hollat e nevojshme. Afati për ti kthyer ishte 6 muaj.
Ditët kaluan, puna nuk ecte, situata nuk ishte aq e mirë. Kur erdhi koha për të kthyer borxhin disi i mblodha të hollat dhe shkova te miku i babait.
Ai më tha: Merri këto para dhe vazhdo punën. Mund të mi kthesh kur të mundesh.
Rrëfimi VI
Farija
Farije Mavriqi u martua për Vehbi Zejnelagën. Kishin martesë të lumtur. Ne vitet e 80-ta të shekullit XX disa gra nga Ulqini organizohen dhe shkojnë për vizitë ne Shkodër. Ishte atëherë koha e regjimit të Enver Hoxhës. Farija me mbiemër të vajzërisë Mavriqi ishte ne grupin e vizituesve.
Pas dy ditëve në Shkodër regjimi e vërtetoi se Farija është bashkëshortja e Vehbi Zejnelagës. Menjëherë në mënyrë të dhunshme e kthyen në kufi për të shkuar në Ulqin.
Për fund
Në luftën kundër malaries në Ulqin në dekadën e 5-të të shekullit XX rolin e veçantë e kanë pasur asanatorët – higjienistët Ilija Janinovic, Vehbi Hoxha si dhe shefi i tyre Vehbi Zejnelaga.
Vehbi Zejnelaga në vitet e pesëdhjetës në
detyrë kundër malaries