Shembull iorganizimit tënjë promovimi

Dimitrov Popoviq

Nagja Durkoviq, është redaktore dhe këshilltare e Entit të Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore në Podgoricë për botimet shkollore e jashtëshkollore. Ajo drejton bibliotekat Savremenik dhe Mostovi (gjegjësisht Bashkëkohësi dhe Urat). Po japim si shembull mënyrën si e moderoi ajo promovimin e librit “Podzemne vode” (Ujërat nëntokësorë), që u organizua në Librarinë e Entit më 15.2.2024.
Pasi përshëndeti të pranishmit dhe prezantoi folësit, ajo u ndal te botimi i radhës.

  • Në kohën kur poezia është jo sa duhet e prezantuar, Enti i kushton asaj një vend të rëndësishëm në botimet e veta. Gjegjësisht, në dy bibliotekat Savremenik (shtatë libra në gjuhën malazeze dhe dy në shqip – poezi nga Mlladen Llompar, Pavle Goranoviq dhe Mostovi (katër libra nga A. Zagajevski, E Lipska, N. Maxhirov, U. Zupan), botime të pavarura të poezisë së Zogoviqit si pjesë e përzgjedhje (CID, Enti), Këngët e Ali Binakut, botim dygjuhësh malazeze-shqip, Esad Mekuli, dygjuhësh dhe Moikom Zeqo, përkthim në gjuhën malazeze, botim i pavarur, botimi i poezisë së Haxhi Shabanit e Ali Gjeçbritajt, por edhe shkrimtarëve të tjerë. Në të gjitha këto raste, Konkursi ka qenë mundësia për të marrë dorëshkrime të mira në mënyrë të drejtë me një juri kompetente dhe kritere të qarta.
    Pastaj ajo lexoi biografinë e autorit: Radoman Çeçoviq lindi në Pavino Pole, në gjelbërimin mitik dhe mrekullinë e fotosintezës, siç thotë subjekti lirik në një përmbledhje tjetër me poezi..
    Librin e parë “Poezi false” e botoi në vitin 2011. Sipas poetit ky ka qenë çlirim nga vetë teksti i tij. Edhe pse shkrimtarët rrallë duan të kujtojnë hapat e tyre të parë si krijues, R. Çeçoviq thekson se në përmbledhjen e tij të parë ka tri poezi që ai do t’i mbronte me jetën e tij. Me dy përmbledhjet e poezive në vazhdim fitoi konkurse anonime. Përmbledhja “Implozija” fitoi konkursin e bibliotekës “Njegosh” të Nikshiqit, e cila e botoi. Moderatorja e atij promovim ka thënë se i trembet atyre poezive, por autori ka thënë se i sheh këto fjalë si kompliment. Po kështu “Podzemne vode” (Ujërat nëntokësore është fryti i tërbimit poetik – përballë vetes dhe botës. Me këtë përmbledhje, R. Çeçoviq fitoi konkursin tonë për letërsi jashtëshkollore. Është bashkautor i librit me prozë të shkurtër “Tregime për çudira të vogla e të mëdha” me Kemal Musiqin, si dhe boton poezi dhe tekste në të cilat shqyrton dukuritë letrare në revista dhe suplemente kulturore të gazetave të përditshme.
    Ai punon në shkollë si mësues i letërsisë.

Diçka për poezinë e tij
Radoman Çeçoviq shkruan poezi pa kompromis, të fuqishme, unike, që përshkohen nga mbresat që i kanë lënë leximet. Në këtë shkrirje të leximit dhe shkrimit, krijohet poezia si një unitet elementesh të ndryshme, të dukshme dhe të ndërmjetësuara, historike dhe bashkëkohore, të jetuara gjatë jetës dhe të përjetuara në rishqyrtimin kulturor dhe ndërgjegjen historike. Ky unitet bëhet shenjë e një lloji të veçantë. R. Çeçoviq, rrymat nënujore dhe rryma të tjera poetike në këtë përmbledhje i ka modeluar në dy cikle: Ndërtimi dhe Ujërat nëntokësore, dhe unë, vazhdon më tej Nagja Durkoviq, – e përjetoj poezinë e tij përmes, të paktën, shtatë drejtimeve:

  1. Është e mundur të kërkosh përgjigje në Histori; në Gjeometri, në Urbanistikë, Në fuqinë e teksteve të para, por ka pak dobi nga kjo; POEZIA BURON VETË;
  2. E PAMUNDURA krijon poezinë: Autori e shndërron thënien “nuk mund të bëhet” në një mundësi poetike;
  3. Midis të zgjuarve, doktrinarëve politikë dhe të tjerëve, ai zgjedh me aksiomë ndërtuesit;
  4. Nëse mbijeton poetët luan, – je në lojë!
  5. Poezinë e bëjnë fjalët që mund të krijohen edhe sipas masës së heshtjeve të dikujt;
  6. Fija që hollohet gjatë qëndisjes përmblidhet në një pikë;
  7. Pesoa, Zogoviqi, Zagajevski, Ibrahimoviq e shumë të tjerë gjatë leximit formojnë UROBOR-in , (PUSHTIMIN) e tij, ata janë forca e tij e konsumimit dhe ripërtëritjes së përjetshme. Ai përfaqëson thënien “fundi është fillimi”. Urobor (greqisht: ουροβόρος) simbolizon atë që është e pandashme, tërësinë, unitetin origjinal, kohën dhe jetëgjatësinë.
    Pyetje autorit:
  8. Si e përballoni zemërimin poetik? – para vetes dhe botës. Si duket, po përdori një metaforë nga poezia e Çarls Simiqit, kur kalohen pragjet e botës së brendshme?
    Si e trajtoni peshën atomike të të vërtetave poetike?
    Si orientoheni në hapësirën e të folurit të UNIT lirik?
    Poeti lexon: Së pari dy poezi Pavinopoljska Doumica dhe U bježanje je spas.
    Pyetja e parë e përbashkët për folëset:
  • Si poete, si e përjetuat përmbledhjen Podzemne vode (Ujërat nëntokësore)?
  • A ka të bëjë me bashkëpunimin, binjakëzimin poetik, çmimet për poetët e rinj në mbrëmjet e poezisë së Ratkoviqit?
    Autori lexon: Nëse ndonjëherë shkoj në Lviv dhe Kthehem nga Lvivi.
    Pyetja e dytë për folësen:
  • Në parathënien e librit, ju përmendni: aluzionin, referencat anekdotike dhe filozofike në rrëmujën e botës. Adam Zagajevski në një ese të mrekullueshme thotë: Ekzistenca e një poeti vendoset nga zëri. Vibrimi shpirtëror i autorit tonë i dha formë poetikës. Cila është kërkesa e kësaj poezie?
    Radoman lexon poezinë: Më thua: Ti je shenjë
    Pyetja e dytë për folësen tjetër:
  • Elementet e ndërtesës së autorit: Metaforizmi, përvoja e punimeve të ndërtimit, një ndërtesë dhjetëkatëshe dhe një tel i artë i ujit nëntokësor… Teoricienët thonë se edhe në poezi ose në një libër me poezi mund të futesh nga të gjitha anët, por a është cikli Gradilište (Ndërtimi) një tërësi poetike semantike e pandashme?
    Pyetja e dytë për autorin:
  • Në çfarë mënyre, me çfarë zëri, me çfarë gjallërie shpirtërore i reziston historisë poezia? Si shkon në takimin me lexuesin? Çfarë lloj lexuesi dëshironi? Cili është kuptimi i leximit?
    “Në botën e sotme, sipas Zagajevski, të gjithë duan të flasin vetëm për komunitetin njerëzor dhe për politikën, gjë që është sigurisht e rëndësishme. Megjithatë, ka edhe një shpirt individual me shqetësimet e tij, me gëzimin e tij, me ritualet e tij, me shpresën, besimin, me njohuritë që ndonjëherë i zbulojmë. Diskutojmë për klasat dhe shtresat shoqërore, megjithëse çdo ditë nuk jetojmë në komunitet, por në vetmi. Nuk dimë çfarë të bëjmë me momentin e epifanisë, nuk dimë”. Por, ja, autori ynë Çeçoviq e ka ditur këtë. Përveç se poet në poezi, ai është lexues në aktin e leximit.
    Dëgjohen zëra të ndryshëm…
    Lexuesi është ajo çfarë zgjedh në poezi, identiteti lirik nga poshtë.
    Më në fund, poeti lexon edhe disa vargje.
    Në përmbyllje redaktorja Nagja Durkoviq falënderon edhe piktorin e instalacioneve të ndryshme që ka dhënë të drejtën e përdorimit për këtë libër, zotin asistent profesor Abaz Dizdareviq.
    Organizatorët dhe pjesëmarrësit e shumtë falënderohen reciprokisht…
    Falënderojmë redaktoren Nagja Durkoviq dhe i urojmë suksese në promovimet e tjera!

Të fundit

më të lexuarat