
Pas bisedimeve me partitë parlamentare të Malit të Zi, që po zhvillohen që nga 13 gushti nga mandatari për kryeministër i Malit të Zi, Milojko Spajiq, vuri në dukje, se nga Këshilli Drejtues i Lëvizjes “Evropa Tani”, ka marrë mbështetjen për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi.
“Ne patëm një diskutim të gjatë dhe të qytetëruar dhe vendosëm me shumicë bindëse të shkojmë në këtë drejtim”, tha Spajiq.
Zoti Spajiq konfirmoi se kryetar i ri i Parlamentit do të jetë kreu i Demokratëve, Aleksa Beçiq dhe se pret mbështetjen e 44 deputetëve për qeverinë e re.
Mazhoranca që e ka mbështetur për kryeministër, sipas Spajiqit janë Demokratët, Partia Popullore Socialiste, Partia Boshnjake, Iniciativa Qytetare Kroate, Mali i Zi i Bashkuar, CIVIS, dy koalicionet shqiptare dhe Lëvizja “Evropa Tani”.
Spajiq tha se koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”, ish-Fronti Demokratik pro-serbe dhe pro-ruse, nuk do të jetë pjesë e qeverisë.
“Kanë refuzuar ofertat tona pesë herë. Pasi ata ranë dakord, ne nuk besojmë më në sinqeritetin e qëllimeve të tyre. Ne mendojmë se ata thjesht po pranojnë në mënyrë të rreme ofertën për të penguar procesin”, tha Spajiq
“Me këtë mazhorancë po shkojmë të krijojmë një qeveri dhe të përmbushim të gjitha programet për të cilat folëm në fushatën zgjedhore. Ne nuk ikim nga premtimet tona, duam t’i përmbushim ato premtime sa më shpejt dhe mendojmë se është koha e duhur për të filluar të flasim për rezultatet dhe jo për gjëra të parëndësishme që i shohim këto ditë në media të caktuara” tha Spajiq për mediat në Malin e Zi.
Spajiq tha se koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”, ish-Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, nuk do të jetë pjesë e qeverisë.
“Kanë refuzuar ofertat tona pesë herë. Pasi ata ranë dakord, ne nuk besojmë më në sinqeritetin e qëllimeve të tyre. Ne mendojmë se ata thjesht po pranojnë në mënyrë të rreme ofertën për të penguar procesin”ë, tha Spajiq.
Ndërkohë Alternativa e Malit të Zi dhe Mali i Zi i Bashkuar kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në qeverinë e re. Kjo sinjalizon se mbështetja ndaj z. Spajiq gradualisht po shkrihet duke numëruar vetëm 42 deputetë.
Në këtë kuadër kuptohen edhe sulmet e Beogradit, të cilat ditëve në vijim do të jenë dhe më të fuqishme duke paralajmëruar protesta fetare në mbështetje të serbëve të Vuçiqit në Mal të Zi.
“Me këtë mazhorancë po shkojmë të krijojmë një qeveri dhe të përmbushim të gjitha programet për të cilat folëm në fushatën zgjedhore. Ne nuk ikim nga premtimet tona, duam t’i përmbushim ato premtime sa më shpejt dhe mendojmë se është koha e duhur për të filluar të flasim për rezultatet, e jo për gjëra të parëndësishme që i shohim këto ditë në media të caktuara” tha Spajiq për mediat në Mali të Zi
Në këtë kuadër duhet të kuptohet edhe deklarata e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Milosh Vuçeviq, i cili ditë më parë në një televizion serb, kërcënoi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës duke i kërcënuar me skenarin e Ukrainës, që e ka të njëjtin qëllim.
“Keni bërë një gabim që do t’ju bjerë kokës, ashtu siç u godit Ukraina. Ju keni hapur kutinë e Pandorës”, tha Milosh Vuçeviç .
Ai tha se “ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke shtuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të saj”.
Mirëpo, deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve të ish-presidentit Millo Gjukanoviq, Andrija Nikolliq tha se zoti Vuçeviq po i bie daulleve të luftës me qëllim të destabilizimit të rajonit.
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Serbinë, Sonja Biserko tha për mediat malazeze se “nuk duhet nënvlerësuar mundësia që Serbia mund të bëjë diçka që do të rezultonte në një destabilizim të mëtejshëm të rajoninit”.
Ajo tha se “letra e 60 zyrtarëve evropianë dhe anëtarëve të Senatit amerikan mbi nevojën e ndryshimit të politikës ndaj regjimit në Beograd, si dhe shkrimet shumë kritike në mediat perëndimore, tregojnë se Vuçiç është nën një trysni të madhe”.
Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021 për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit
Për zonjën Biserko, Kremlini nga ana tjetër po përforcon retorikën ndaj rajonit, ndaj sipas saj, nuk duhet lënë jashtë vëmendjes propaganda ruse ndaj opinionit publik serb, që beson se Rusia po fiton (në Ukrainë) dhe se Serbia duhet të mbeshtet te Moska.
Sidoqoftë, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje akterëve politikë në Mal të Zi që ta formojnë sa më shpejt parlamentin dhe qeverinë e re, ku siç thanë ata, “do të jenë në gjendje të nxisin reformat në lidhje me anëtarësimin në BE, sa më shpejt të jetë e mundur”.
Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.
Lëvizja “Evropa Tani”, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, 24 vende në parlament e ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-presidentit malazez Millo Gjukanoviq, partia e të cilit mbajti pushtetin mbi 30 vjet në Malin e Zi.
Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021 për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit.
Sipas parashikimeve të Lëvizjes “Evropa Tani”, qeveria e re duhet të ketë 22 ministri dhe departamente dhe katër nënkryetarë..