Dita e Pranverës – Verës

Luljeta Avdiu – Cura

Si e shpjegoi Faik Konica Ditën e Verës?
Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet janë trashëguar brez pas brezi ndoshta për 24 shekuj me radhë. Dikur dedikimet i kushtohen perëndisë Diane, sot ato praktikohen për një jete më të mirë të mbushur me gëzim, dashuri dhe begati. Me kalendarin Julian dita e verës festohet më 1 mars, kurse me kalendarin Gregorian më 14 mars.
Faik Konica, shkrimtari ynë i ndjenjës, arriti të shpjegojë shpirtin e Ditës së Verës. Ai e përkufizonte kështu këtë festë: “Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur skish lindur Krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe grekët e vjetër perëndite e luleve, të shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikture të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi të ëmbël. Në këtë gëzim stërgjyshërit tanë ndjenin një detyrë, t’u faleshin perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës…”. Sipas shkrimtarit, kjo është një festë e vjetër e rracës sonë. “Nuk i bëjnë dëm njeriu, sjellin gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlve është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kane një rast të rrallë për t’u dëfryer. Për më te mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike, të hollë e të rrallë…”, shkruan Konica.

Ndërsa Dr. Sazan Guri në një shkrim të tij shpjegon arsyen se pse u zgjodh Dita e Verës.

Pse u zgjodh Dita e Verës!?
Le të kthehemi te Dita e Verës. Në Ditën e Verës (14 Mars sipas kalendarit pellazg), shqiptarët e riteve të ndryshme fetare shkonin herët në mëngjes në majat e larta të maleve të tyre për të përshëndetur lindjen e Diellit, i cili në antikitetin e largët adhurohej nga ilirët e pellazgët si Perëndia e tyre e lashtë. Po ashtu, dita e Shën Gjergjit (23 prill) kremtohej me panaire blegtorale nga shqiptarët e të gjitha riteve bashkarisht, jo si adhurim për Shën Gjergjin, por si kult që shënonte fillimin e “vitit veror”, më saktë shtegëtimin e bagëtive në kullotat malore. Edhe Shën Mitri (23 tetor) kremtohej, jo si adhurim fetar për Shën Dhimitrin, por si kult për fillimin e “vitit dimëror”, më saktë shtegtimin ose kthimin e tufave nga kullotat verore në ato dimërore (në veri). I vetmi popull që e kremton me të njëjtin emër si at’herë, pra, stina me emër – vera, është thirrur para se romakët të thërisnin stinën e pranverës “prima vera”, sepse fjala “prima” vjen prap nga “prin” e shqipes dhe vera, tipikisht nga fjala verë për stinë të shqipes, sepse ata i thonë “estate” kësaj stine. Edhe kjo fjalë latine vjen nga shqipja hyjnore që i thonë është thatë. Kështu që Dita e Verës është dita më e lashtë e motmotit shqiptar. Kjo festë e cilësuar më 14 mars, si ditë e tillë fillon me ditën e parë të marsit dhe mbaron deri në ditën e solcitit pranveror më 22 mars.

Dita e Pranverës me përgjegjësin e Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi, kolegët dhe nxënësit në Shkollën fillore “Bedri Elezaga”, mars 2023

1 marsi simbolizon ditën e parë të vitit sipas llogaritjeve astronomike të pellazgëve, apo njerëzve parahënor ose pasatlantik, siç i quante Naimi. Shikoni se sa me kuptim është zgjedhur ky muaj dhe kjo ditë si kryedita e vitit. Pikërisht, në këtë muaj e këto ditë para 14 marsit:

  • fillon zgjimi i farërave të hedhura në shkurt;
  • fillon zgjimi nga përgjumja letargjike e kafshëve të dimrit;
  • fillon ndërrimi i gjakut të njerëzve nga njëfarë mpiksje e muajve të kallnurit apo dimnit (dimën-ditë të mënuara-ditë të mërzitura);
  • java e parë e marsit fillon me përgatitjet si psh: në mëngjeset e këtyre ditëve, njerëzit dhe kafshët e shtëpisë qëlloheshin e rriheshin me degë qershije apo me degë thane për të ripërtëritur trupin, pra që gjaku ta dalë nga gjendja e të qenurit paksa viskoz që njeriut i duhet për të përballuar dimrin;
  • fëmijëve u lidhej në krahë apo në dorë peri i marsit apo verorja, apo një tringjyrëshe për t’i mbrojtur nga sëmundjet e diellit, pra, për t’i kujtuar atyre (në rolin e doktorit natyrë) se tashmë e tutje të kenë kujdes diellin;
  • këto ditë trupi lahej, duke nxjerrë yndyrnat dhe helmet e veta, ndaj dhe viheshin veroret, të cilat simbolizonin kësisoj pastërtinë dhe shëndetin.

Kur flasim për pranverën nuk mund të lëmë pa përmendur manifestimin ”Pranvera në Anë të Malit”, i cili organizohet vite me radhë në Shasin antik nga shoqata “Ora”.
Shoqata “Ora” është bartëse e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të vendit tonë. Në këtë synim shoqata organizon edhe festën e pranverës të titulluar “Pranvera në Anë të Malit”. Aktiviteti popullor “Pranvera në Anë të Malit”, është manifestim popullor i cili vë theksin te rëndësia e natyrës dhe stinës së pranverës kur e gjithë shoqëria fillon aktivitetin me kulturat bujqësore, ndejat në kopshtet e shtëpive dhe fillimin e kohës së përshtatshme për lundrim.
Natyra është pjesë e jetës së njeriut dhe shtëpia e përbashkët që kemi. Po kështu në traditën ilire ishte festë, sepse me kalendarin e lashtë shqiptar me pranverën fillon viti i ri bujqësor dhe diellor. Për këtë traditë dhe në frymën e konceptit bashkëkohor të rëndësisë që ka ekositemi dhe natyra, është vendosur që edhe aktiviteti kryesor i Shoqatës “Ora” të emërtohet “Pranvera në Anë të Malit “, që organizohet në muajin maj, ku tradita vendase dhe kalendari tradicional ka festën bujqësore meqenëse klima hyn në temperaturat plotësisht të përshtatshme për kultivimin e kulturave bujqësore dhe lundrim të rehatshëm në Lumin Buna, Liqenin e Shasit, të Shkodrës e në det.

GLOSA LILIAE

Gjithandej era laurë
Simes dashuri Laurë

Shtrihet si në imagjinatë muresh
këndeve dhe shtyllave gurësh

Shtëpive që me xhelozi u bën roje-nate
Aromë subtropikale e gjireve dalmate

Aty ku Odiseu, si Titus Livius,
Përshkruante gjithnjë të larmishmin habitus

Dashurinë, ishujt dhe të qiellit ndritësi
Hijet blu nga të cilat egërsi

Zakaria ilire greqia semite
Larg misterioze si kozarët, barishte

Dhe na vjen gjithandej aromë lauri
Dendur dhe butë si lumë qumështi

Laurus nobili shndrinë, nobilis nobili,
Natë fisnike, mbinë. Oj, bimë!

Danillo KISH
Shqipëroi: A. S.

Aktiviteti i mbajtur në oborr të shkollës përfundoi me mbjelljen e Laurit apo Dafinës, e njohur ndryshe edhe si pema e lavdisë

Të fundit

më të lexuarat