
Zona e Anës së Malit, sikur të gjitha trevat tjera shqiptare në Mal të Zi, është e njohur edhe për një traditë të zanateve të vjetra të cilat janë krijuar me shekuj nga duart e arta të mjeshtrave popullorë. Nevoja për të mbijetuar i ka nxitur dhe motivuar anamalasit që krahas veprimtarive kryesore ekonomike – bujqësisë dhe blegtorisë të merren edhe me punë artizanale, e cila dikur ka qenë njëra nga segmentet e bukura të visarit kulturor të popullatës së kësaj zone.
Gjeneratat e reja nuk kanë interesim për zanatet e vjetra dhe gati askush nuk dëshiron ta trashëgojë këtë traditë. Ato tani më shumë rëndësi i kushtojnë bastoreve sportive, kafeneve të ndryshme se sa punëve të dorës. Zanatçinjtë e vjetër ikjen e të rinjve nga zejet e dikurshme e shohin edhe si fund të zanateve
Këto veprimtari me peshë të veçantë ekonomike i kanë ushtruar meshkujt dhe femrat për të plotësuar nevojat për ushqim, veshmbathje, vegla pune, orendi, stoli, etj. Dikur pothuaj çdo shtëpi anamalase kishte edhe mjeshtrat e vet. Nga zejet e vjetra të punuara nga mjeshtrit anamalas mund të dallojmë: muratorët, qerrepunuesit, mjeshtrit që thurnin koteca (koshtar kallamoqi), shporta, rrëgosta, kosha, mjeshtrit e përpunimit të drurit që bënin orendi shtëpie, tezgjahë, parmenda, kularë, boljera, rrasqela, zgjedha, kashunj, bocak, shkopinj, sharraxhi, tjergullaxhi, gëlqerexhi, pusaxhi, samarpunues, prodhues të barotit (Haxhi Ahmeti-Bojk), mjeshtrit për rregullimin e duarve dhe këmbëve (mjek popullor), etj.
Nga zejet e vjetra të punuara nga mjeshtrit anamalas mund të dallojmë: muratorët, qerrepunuesit, mjeshtrit që thurnin koteca ( koshtar kallamoqi), shporta, rrëgosta, kosha , mjeshtrit e përpunimit të drurit, që bënin orendi shtëpie, tezgjahë, parmenda, kularë, boljera, rrasqela, zgjedha, kashunj, bocak, shkopinj, sharraxhi, tjergullaxhi, gëlqerexhi, pusaxhi, samarpunues,mprodhues të barotit (Haxhi Ahmeti-Bojk), mjeshtrit për rregullimin e duarve dhe këmbëve (mjekë popullorë), etj.
Si muratorë janë dalluar: Rexhep Mejta (Brajshë), Azis Shabani ( Fraskanjel), Muho Tafili ( Millë), Mustafë Haxhi Veliqi (Millë), Daut Tafica (Kravar), Dan Kasem Dervishi, Cen Cuf Ujkashi, Jemin Dem Kurti (Sukubinë), Tahir Bajram Kraja, Selim Beqja Zeneli, Ramazan Muja (Bojk). Muratorët e viteve të mëhershme shtëpitë i ndërtonin me gurë, kurse materiali për kapjen e tyre ishte nga rëra dhe gëlqerja.
Anamalasit që prej motesh janë marrë edhe me zanatin e mullisit, prandaj kjo trevë veçohet për një numër të madh mullinjsh bloje për drithërat të cilët në të kaluarën kanë pasur një peshë të madhe ekonomike si për këtë zonë ashtu edhe për zonat e tjera të Ulqinit, Tivarit dhe Shkodrës me rrethina.
Artizanatet me veshjet popullore i dhanë jo vetëm Anës së Malit, por edhe trevave të tjera shqiptare në Mal të Zi një vlerë në kulturën e saj, përkrah kulturave të tjera
Farkatari më i njohur dhe i vetmi që e vazhdon këtë traditë është Dul Halil Nastradini, së bashku me djalin e tij Merush Nastradinin, në fshatin Kosiq. Përveç këtyre, mjeshtrinë e farkatarit më parë e ka ushtruar edhe Fadil Suma nga Katërkolla.
Në fshatin Millë deri para pak kohe, siç vë në dukje Islam Pali në librin e tij “Pa idealizime”, “kanë punuar edhe të ashtuquajturit shkalcat, punishte gati përafërsisht të ngjashme me mullinjtë e drithërave të cilët kanë për ‘trashjen’ e pëlhurave të punuara nga leshi në tezgjah (popullore: t’leshnave) për mbarimin e tirqve. Edhe sot përmendet mjeshtri i njohur i shkalcit Ramazan Xhafa, i cili ka ditur të mbarojë tirq”.
Jo më pak punëtore se burrat anamalas kanë qenë edhe anamalaset duararta, të cilat ishin të angazhuara edhe jashtë rrethit të shtëpisë (korrnin grurë, elb, li dhe misër,mbartnin dru prej pyjeve për dimër dhe ujë prej krojeve, kultivonin perimet, pastronin rroba në finj, bartnin pelimin – sherbelen me gomerë, i cili ishte prodhim jetese dhe mundësi shkollimi për fëmijët e tyre). Ato përmes punimeve të mrekullueshme me dorë ruajtën traditën e trashëguar brez pas brezi. Tezgjahu, një pajisje artizanale prej druri gjendej në mjaft shtëpi të kësaj zone. Një vend të rëndësishëm në punimet me tezgjah zënë qilimat, shtrojat e ndryshme por edhe veshjet popullore, të punuara me një larmi ngjyrash dhe modelesh. Gratë dhe vajzat sipas traditës së lashtë endnin dhe qëndisnin prodhime për nevojat e familjes dhe të afërmve të tyre, tjerrnin leshin, thurnin çorape, fanella, xhamadana, dona (pjesë të poshtme të veshjes), të gjitha prej leshit.
Artizania e fundit dhe më e njohura në Anë të Malit e cila e ka ruajtur dhe e ka zhvilluar traditën qindravjeçare të endjes së pëlhurave dhe punimin e kostumeve (veshjes) popullore të trevës ka qenë Sulltane Xhurreta, e cila ka vdekur para gati dy vitesh. Ajo qysh e vogël e mësoi këtë zanat i cili i hyri në zemër dhe nuk e ndërpreu deri në fund të jetës së saj.
Viteve të fundit punimet e tezgjahut, përveç me motive popullore, po përdoren duke u gërshetuar me tradicionalen dhe me modernen. Gjeneratat e reja nuk kanë interesim për zanatet e vjetra dhe gati askush nuk dëshiron ta trashëgojë këtë traditë. Ato tani më shumë rëndësi u kushtojnë bastoreve sportive, kafeneve të ndryshme se sa punëve të dorës. Zanatçinjtë e vjetër ikjen e të rinjve nga zejet e dikurshme e shohin edhe si fund të zanateve.
Ky art i cili pasqyron qartë identitetin tonë ka lënë një shenjë në historinë e kombit shqiptar. Artizanatet me veshjet popullore i dhanë jo vetëm Anës së Malit, por edhe trevave të tjera shqiptare në Mal të Zi një vlerë në kulturën e saj, përkrah kulturave të tjera.
Ruajtja e kësaj trashëgimie kulturore është një akt qytetërues i një populli dhe ka rrënjë të thella historike. Prandaj edhe ne shqiptarët në Mal të Zi duhet se s’bën instucionalisht ta mbrojmë, ta pasurojmë dhe ta promovojmë këtë kulturë tonën, pa të cilën nuk do të ishim ata që jemi.