Në një artikull kushtuar Ditës Botërore të Lirisë së Medias, Sindikata e Medias e Malit të Zi, evidenton një sërë problematikash të cilat edhe këtë vit preokupojnë mediat dhe punonjësit mediatik, ndonëse, siç kanë konstatuar ata, Ditën Botërore të Lirisë së Medias e presin në një ambient ekonomik pak më të mirë dhe me një mbrojtje me të fuqishme ligjore-penale nga sulmet, krahasuar me të kaluarën.
Megjithatë, nga kjo sindikatë njoftojnë se probleme dhe sfida të shumta mbeten dhe se nevojitet edhe shumë punë, që të mund të zgjidhen.
“Një numër i madh i të punësuarve në media ka fituar ngritje të pagës në filllim të vitit, duke iu falënderuar programit “Evropa tani”, derisa vetëm një muaj më heret pagat e tyre mesatare kanë qenë poshtë mesatares së nivelit shtetëror. Megjithatë, një numër i madh i të punësuarve në transmetuesin lokal publik, nuk kanë fituar ende këtë ngritje të pagave, sepse, krahas vonesave, marrin rroga nga viti i kaluar”, theksohet në këtë artikull.
Në këtë kuadër, vijon artikulli, pozita e punëtorëve në këto media nuk është përmirësuar, ndërsa Ligji i ri për shërbimet mediatike audio-vizuale, i cili është dashur të ndreq gjerat, nuk miratohet që tre vjet.
“Edhe krahas rritjes së pagave, gazetarët/et dhe punonjësit/et mediatik/e, mbesin të mbingarkuar, për shkak të rritjes së volumit të punës, krahas ngjarjeve intensive shoqërore e politike, por shpeshë edhe për shkak të numrit të pamjaftueshëm të personave në redaksi. Një pjesë e tyre punon përtej orarit të punës, dhe se për këtë nuk paguhen, derisa shumë janë të detyruar që krahas gazetarisë të punojnë edhe punë të tjera, në mënyrë që të kenë një ekzistencë stabile”, thuhet në këtë artikull.
Artikulli vijon duke treguar se të gjitha këto janë probleme të cilat përsëriten nga viti në vit, dhe se pa zgjidhjen e tyre, nuk mund të kemi liri të plotë të medias në vendin tonë.
“Sindikata e Medias e Malit të Zi, kohëve të fundit ka ngritur iniciativën ndaj Unionit të Punëdhënësve për fillimin e negociatave mbi kontratën e re kolektive, pasi që ajo e deritanishmja nga viti 2004, pushoi së vlefshmi. Presim që negociatat të fillojnë së shpejti dhe të vijmë deri tek marrëveshja me të cilën do të përmirësohet ligji i punës dhe statusi ekonomik i të punësuarve në media, por besojmë se është në interes edhe të pronarëve që të kenë të punësur që janë të kënaqur”, theksohet në artikull.
Nga Sindikata e Medias e Malit të Zi njoftojnë se këtë 3 Maj-Ditën Botërore të Lirisë së Medias, Mali i Zi e pret edhe me ndryshimin e Kodit Penal, me të cilin është fuqizuar mbrojtja ligjore-penale e gazetarëve/eve dhe e punonjësve mediatik, përkatësisht me rritje të dënimit për sulme ndaj gazetarëve/eve.
“Kjo ka qenë një nismë disavjeçare e Organizatës Joqeveritare “Aksioni për të Drejtat e Njeriut”, të cilës i është bashkëngjitur Sindikata e Medias, e më vonë edhe shtatë organizata të cilat merren edhe me mediat. Viti i kaluar ishte më i keqi për nga numri i sulmeve ndaj gazetarëve/eve në Mal të Zi, me madje madje 28 sulme, por janë shënuar edhe disa incidente këtë vit, prandaj besojmë se prokuroria dhe gjykatat do të kenë rast shumë shpejtë që të zbatojnë Kodin e ri Penal, që të dënojnë më ashpër sulmet, ose pengimin e gazetarëve/eve gjatë punës së tyre”, theksohet ndër të tjera në këtë artikull që mban autorësinë e Këshillit kryesor të Sindikatës së Medias së Malit të Zi.
t. u.