Xhamia e Vjetër në fshatin Krythë është xhamia më e vjetër në Anën e Malit dhe xhamia e katërt më e vjetër në territorin e Komunës së Ulqinit, pas Xhamisë së Lamit (1689), xhamisë në Kala (1693) dhe Xhamisë së Pashës (1719). Sipas disa burimeve, Xhamia e Vjetër e Krythës është ndërtuar në vitin 1725. Një ndër këto burime është ai i hulumtuesit Ismet Medunjanin.
Pas ndërtimit të Xhamisë së Re, Xhamia e Vjetër është përdorur gjithnjë e më pak. Në oborrin e Xhamisë së Vjetër është një hapësirë e madhe, ku gjenden varreza nga periudha osmane. Varri më i vjetër me mbishkrim në oborrin e Xhamisë së Vjetër i përket vitit 1801, sipas studiuesit Ali ef. Bardhi, kurse në fshatin Krythë varri më i vjetër me shkrim i gjetur mbi tokë është i vitit 1748
Xhaminë e ka ndërtuar populli vendas dhe gjendet në një pozicion më të veçuar nga shtëpitë e fshatit. Sipas gojëdhënave, në kohën kur banorët e fshatit morën iniciativën për ndërtimin e xhamisë shkuan te Myftiu i Shkodrës (Ana e Malit ishte pjesë e Sanxhakut të Shkodrës) për të marrë lejen për ndërtimin e xhamisë. Kërkesa e tyre ishte që besimtarët vendas të kishin xhaminë e vet dhe të mos shkonin deri në Shkodër për të falur namazin e xhumasë për shkak të largësisë. Myftiu fillimisht nuk iu dha lejen për ndërtimin e xhamisë, me arsyetimin se katundi kishte një numër të vogël të praktikuesve të besimit islam në atë periudhë, vetëm shtatë shtëpi të fshatit, kështu që iu tha që të vazhdonin të vinin në Shkodër për faljen e namazit të xhumasë. Mirëpo, pak kohë më vonë banorët vendas shkuan përsëri te Myftiu i Shkodrës me kërkesën për ndërtimin e xhamisë si nevojë jo vetëm për faljen e xhumasë, por edhe për faljen e teravive gjatë muajit të Ramazanit. Thuhet se myftiu e miratoi kërkesën e dytë dhe iu dha lejen për ndërtimin e xhamisë. Kështu në këtë xhami kryhen ritet fetare tash e gati treqind vite, prej kohës që është ndërtuar.
Në vitin 1979 xhamia ka pësuar dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti, të cilat u meremetuan pastaj në vitin 1984. Duke parë largësinë e xhamisë dhe qasjen e vështirë, pasi rruga deri te xhamia nuk ishte e mirë dhe shkohej vetëm në këmbë, banorët vendas ndërmorën iniciativën me ndihmën edhe të mërgimtarëve për ndërtimin e xhamisë së re, e cila do të ndërtohej në një pozicion më të favorshëm, në qendër të fshatit dhe afër rrugës automobilistike. Punimet për ndërtimin e xhamisë së re përfunduan më 10 tetor 1989.
Sipas disa burimeve, Xhamia e Vjetër e Krythës është ndërtuar në vitin 1725. Ajo është xhamia më e vjetër në Anën e Malit dhe xhamia e katërt më e vjetër në territorin e Komunës së Ulqinit, pas Xhamisë së Lamit (1689), xhamisë në Kala (1693) dhe Xhamisë së Pashës (1719)
Pas ndërtimit të Xhamisë së Re, Xhamia e Vjetër është përdorur gjithnjë e më pak. Në oborrin e Xhamisë së Vjetër është një hapësirë e madhe, ku gjenden varreza nga periudha osmane. Varri më i vjetër me shkrim në oborrin e Xhamisë së Vjetër i përket vitit 1801, sipas studiuesit Ali ef. Bardhi, kurse në fshatin Krythë varri më i vjetër me shkrim i gjetur mbi tokë është i vitit 1748. Te Xhamia e Vjetër gjendet një burim uji i vjetër, që sipas shkrimeve të vjetra osmane i takon vitit 1031, sipas studiuesit Bajro Agoviq. Po ashtu në hapësirën përreth ka rreth gjashtëdhjetë rrënjë ullinj.
Xhamia e Vjetër ka hyrjen lindore dhe atë perëndimore, dhe të dy rrugët që të çojnë tek ajo viteve të fundit janë meremetuar dhe betonizuar me iniciativën e banorëve vendas dhe të mërgatës.
Agron Shabani