Vendi i parë në renditjen e përgjithshme

KT “Ulqini” ka fituar gjithsej 19 medalje, prej të cilave pesë medalje të arta, nëntë medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta, si dhe katër kupa. Bledar Kasmi dhe Merisa Malokraja u shpallën garuesit më të suksesshëm të turneut

Për të 21-in vit me radhë, të shtunën në Sarajevë është mbajtur Turneu ndërkombëtar në taekwondo “Fojnica Open”, ku Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” ka fituar vendin e parë në renditjen e përgjithshme,
KT “Ulqini” është paraqitur në këtë turne me 22 garues, duke arritur të fitojë 19 medalje dhe katër kupa.
Garuesit e këtij klubi kanë fituar pesë medalje të arta, nëntë medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta.
Me medalje të arta janë kurorëzuar Bledar Kasmi, Amar Bakalli, Merisa Malokraja, Sara Kraja dhe Sumeja Bisha, me medalje të argjendta Abdullah Dervishi, Amell Nuti, Amrudin Hoxhiq, Besart Kuqi, Enis Kurti, Hadi Resulbegu, Harun Dervishi, Amra Dushku dhe Mervana Muçaj, kurse me medalje të bronzta Mersida Demiri, Amella Nuti, Enes Dushku, Arta Ismailaga dhe Dion Mustafa.
Garuesit e këtij klubi, Bledar Kasmi dhe Merisa Malokraja, u shpallën garuesit më të suksesshëm të turneut.
Në bazë të medaljeve të fituara, KT “Ulqini” fitoi vendin e dytë në kategorinë e kadetëve të rinj, vendin e tretë në kategorinë e kadetëve, rrjedhimisht vendin e parë në renditjen e përgjithshme.
Ky është trofeu i 12-të që fiton KT “Ulqini” gjatë sezonit pranveror të garave.
Nga KT “Ulqini” kanë falënderuar të gjithë sponsorët dhe prindërit për mbështetjen për pjesëmarrjen në këtë aktivitet sportiv.  (Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat