KT “Ulqini” u paraqit me 28 garues dhe një refer, duke arritur të fitojë gjithsej 24 medalje, prej të cilave nëntë medalje të arta, tetë medalje të argjendta dhe shtatë medalje të bronzta, si dhe dy kupa
Podgoricë – Klubi i Taekwondosë “Ulqini” fitoi vendin e dytë në renditjen e përgjithshme në turneun e tretë ndërkombëtar “Podgorica Open 2017”, i cili u mbajt të shtunën në Podgoricë.
Në këtë turne kanë marrë pjesë klube dhe garues nga disa vende të rajonit, si: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Bosna e Hercegovina.
KT “Ulqini” u paraqit me 28 garues dhe një refer, duke arritur të fitojë gjithsej 24 medalje, prej të cilave nëntë medalje të arta, tetë medalje të argjendta dhe shtatë medalje të bronzta, si dhe dy kupa.
“Ulqini” zuri vendin e dytë edhe në renditjen e përgjithshme në kategorinë për fëmijë.
Me medalje të arta u kurorëzuan Enes Dushku, Bledar Kasmi, Abdullah Dervishi, Arta Ismailaga, Mervana Muçaj, Merisa Malokraja, Muhammed Ukoshata, Sumeja Bisha dhe Edina Kraja, me medalje të argjendta Amar Bakalli, Jahja Dervishi, Amella Nuti, Sara Kraja, Amell Nuti, Amra Dushku, Esad Kraja dhe Fiona Kraja, kurse me medalje të bronzta Harun Dervishi, Enis Kurti, Dorian Vukaj, Egzon Lika, Dion Mustafa, Meris Kollari dhe Ardiana Karmanaga.
Drejtuesit e KT “Ulqini” falënderojnë për mbështetjen Fabrikën e Mobiljeve “Kurti”.(Kohapress)