Tri pikë me peshë të artë

Kosova ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 falë golit të sulmuesit 22-vjeçar Fisnik Asllani. Kjo është fitorja e dytë radhazi për Dardanët, të cilët tashmë kanë 7 pikë pas katër ndeshjeve, duke u ngjitur në vendin e dytë në grup, vetëm tri pikë prapa Zvicrës kryesuese. Me këtë fitore, Kosova i ka rritur shanset për t’u kualifikuar në play-off për Botërorin 2026

Kosova ka shënuar të hënën mbrëma (13 tetor 2025) një fitore historike në Goteborg ndaj Suedisë, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për rundin e katërt të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kjo ndeshje u zhvillua përpara një atmosfere të zjarrtë, ku djemtë e Franco Fodës treguan karakter, disiplinë dhe një organizim perfekt në fushë.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Fisnik Asllani, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme edhe me klubin e tij. Sulmuesi 22-vjeçar shfrytëzoi një pasim në zonë dhe me një goditje të saktë mposhti portierin suedez, duke i dhënë Kosovës tri pikë me peshë të artë.
Kjo është fitorja e dytë radhazi për Dardanët, të cilët tashmë kanë 7 pikë pas katër ndeshjeve, duke u ngjitur në vendin e dytë në grup, vetëm tri pikë prapa Zvicrës kryesuese.
Pas ndeshjes, UEFA e ka cilësuar këtë si një “fitore të madhe për Kosovën në Goteborg”, duke vlerësuar progresin e dukshëm të ekipit që po fiton gjithnjë e më shumë respekt në arenën ndërkombëtare.
Me këtë fitore, Kosova i ka rritur shanset për t’u kualifikuar në play-off për Botërorin 2026. Analistët vlerësojnë se Kosova tani ka 75 për qind shanse për ta siguruar play-offin e Botërorit.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat