Taekwondo “Ulqini”, kampion i dyfishtë në Mal të Zi

Dy trofe për Klubin e Taekwondo-së Ulqini. Sot me datë 13.05.2018 në Podgoricë u mbajt Kampionati i Malit të Zi në sportin olimpik të Taekwondo-së për kategorinë e pionierëve në të dy disiplinat Forma dhe Dyluftim.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 29 garues në të dy disiplinat. 25 garues dolën të suksesshëm. Në disiplinën e ndeshjeve nga klubi i Taekwondo-së Ulqini dolën plot 10 kampionë të Malit të Zi. Garuesit më të suksesshëm ishin Bledar Kasmi me katër medalje të arta, Merisa Malokraja me tri medalje të arta dhe Amella Nuti me tri ndeshje të fituara.
Medaljet e arta i fituan garuesit:
Amar Bakalli, Besart Kuqi, Arta Ismailaga, Mervana Mucaj, Merisa Malokraja, Sara Kraja, Harun Dervishi, Bledar Kasmi, Amella Nuti, Mersida Demiri.
Medaljet e argjendit i fituan:
Hadi Resulbegu, Erblin Avdiu, Jahja Dervishi, Erlind Avdiu
Medaljet e bronzit:
Hava Malokraja, Abdullah Dermaja, Hakush Fici, Enes Dushku, Abdullah Dervishi, Isuf Gjenciq.
Në renditjen e përgjithshme klubi i Taekwondo-së Ulqini u shpall kampion i malit të Zi për vitin 2018, duke fituar kupën e vendit të parë.
Në disiplinën e Formave Taekwondo Ulqini pati këtë suksese: Gjithsejtë 22 medaljet të fituara, 13 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 3 të bronzta.
Kategoria Individuale kampion fituan garuesit:
Hava Malokraja, Bledar Kasmi, Amella Nuti, Hadi Resulbegu, Enes Dushku, Merisa Malokraja, Arta Ismailaga.
Kategoria Çift:
Vesa Dervishi / Bledar Kasmi
Enes Dushku / Sara Kraja
Kategoria Ekipore:
Harun Dervishi / Hadi Resulbegu / Amar Bakalli / Enes Dushku / Muhamed Ukoshata / Bledar Kasmi /Vesa Dervishi / Amella Nuti / Mervana Mucaj / Arta Ismailaga / Sara Kraja / Merisa Malokraja
Nënkampion: Kategoria Individuale, Sara Dervishi, Muhamed Ukoshata, Vesa Dervishi, Sara Kraja.
Kategoria Çift: Mervana Mucaj / Hadi Resulbegu, Muhamed Ukoshata / Arta Ismailaga
Medalje bronzi fituan garuesit.
Harun Dervishi, Naxhije Hasanaga, Mervana Mucaj
Në renditje të përgjithshme klubi i Taekwondo-së Ulqini edhe në kategorinë e Formave u shpall kampion i Malit të Zi për vitin 2018. (Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat