Taekwando

Në Estoni, në qytetin e Tallinit është duke u zhvilluar Kupa e Evropës dhe Kampionati Evropian për shtetet e vogla në sportin olimpik të Taekwondo-së. Ky aktivitet grumbulloi rreth 1800 sportistë. Taekwondo Ulqini me ekipin e përfaqësueses së Malit të Zi u paraqit me 6 sportistë, ndërsa sportistja e shtatë Arta Ismailaga për shkaqe shëndetësore nuk arriti që të jetë prezent edhe pse ishte e lajmëruar. Garuesit nga Ulqini patën një paraqitje të mirë.
Më të suksesshmet ishin sportistet: Sara Kraja dhe Amella Nuti, të cilat u shpallën kampione të Evropës për vitin 2024 në kategorinë Junior. Sportistët Enes Dushku dhe Rijad Dervishi arritën deri në finale, por u ndalën nga përfaqësuesi islandez dhe ai nga Malta, me këtë sukses u shpallën nënkampionë të Evropës për vitin 2024, në kategorinë Enesi Junior dhe Rijadi kadet. Amra Dushku u shpërblye me medalje të bronzit ë kategorinë Senior. Muajin prill po e përmbyllin me këto 5 medalje evropiane.
Falënderoj shumë prindërit e sportistëve tanë për kontributin e dhënë, ju faleminderit juve sponsorëve që na përkrahet që të realizohet ky aktivitet shumë i rëndësishëm për ne. E në veçanti falënderoj shumë shoqërinë nga New Yorku, pa kontributin e së cilës ky aktivitet sot nuk do të ishte i realizuar. Ju faleminderit shumë! Një falënderim i veçantë shkon për prindin Ismet Nuti, i cili bëri çmos që të arrihet fondi financiar për këtë aktivitet shumë të kushtueshëm. Ju falënderoj shumë të gjithëve dhe njëkohësisht ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe kërkesat tona.

Të fundit

më të lexuarat