Suksesi si rezultati punës dhepërkushtimit intensiv

“Ne kemi të gjitha seleksionet, por seleksioni i pionierëve arriti suksesin historik në finale të Kupës së Malit të Zi, duke fituar medaljen e argjendë - vendin e dytë dhe në garat e rajonit të Malit të Zi fituan vendin e parë, pra medaljen e artë”, shprehet kryetari i Klubit të Futbollit “Deçiq”, Pal Dreshaj

Tuz – Klubi i Futbollit “Deçiq” shënoi para disa ditësh një sukses tjetër të radhës, duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Malit të Zi me kategorinë e pionierëve, duke u bërë kështu skuadra e parë e këtij klubi ku me kategorinë e pionierëve mori edhe medaljen e argjendtë në nivel të Malit të Zi.
Duke folur për këtë rezultat historik që ky klub arriti, kryetari i KF “Deçiq” Pal Dreshaj për gazetën “Koha Javore” theksoi se ky është një fryt i punës trevjeçare me kategorinë e pionierëve.
“Ne kemi të gjitha seleksionet, por seleksioni i pionierëve arriti suksesin historik në finale të Kupës së Malit të Zi, duke fituar medaljen e argjendë – vendin e dytë dhe në garat e rajonit të Malit të Zi fituan vendin e parë, pra medaljen e artë”, shprehet kryetari i Klubit të Futbollit “Deçiq”, Pal Dreshaj.
Për të, ky rezultat u arrit falë një angazhimi dhe një pune intensive të vazhdueshme edhe pse, siç thotë, në kushte jashtëzakonisht të vështira.
“Në mungesë të objektit për punë e të stadiumeve. Megjithatë, për të ardhmen ne jemi duke punuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe në ngritjen e kapaciteteve edhe të stafit të trajnerëve. Ne jemi duke shkolluar trajnerë të rinj nga treva e Malësisë, ndërsa në fokus për të ardhmen është ngritja e buxhetit për punën me Akademi të Pionierëve”, shprehet Dreshaj.
Ai më tutje shton se mënyra e vetme që Klubi i Futbollit “Deçiq” të jetë i qëndrueshëm dhe me perspektivë është krijimi i kuadrove të tyre që do të dalin nga akademia e tyre e futbollit.
I pyetur për pjesëmarrjen e radhës me kategorinë e juniorëve të suksesshëm, Dreshaj tha se do të vazhdojnë në kampionatin e ardhshëm të Malit të Zi për të ngritur performancat për të arritur rezultate sa më të larta.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat