Sportisti Benan Jusufgjokaj nga Klubi Taekwondo “Besa” fitoi Medaljen e Artë

Podgoricë – Në Turneun Ndërkombëtar G1 “Montenegro, Podgorica Open 2024”, në Taekwondo për kadetë, juniorë dhe seniorë, i cili është mbajtur në Podgoricë më 5- 6 tetor 2024, mori pjesë me një sportist të kategorisë, -63 kg, në kategorinë e konkurrencës junior, edhe Klubi i Taekwonodo-s “Besa” nga Tuzi, me sportistin, Benan Jusufgjokaj.
Përfaqësuesi e Klubit të Taekwondo-s “Besa”, garoi shkëlqyeshëm në këtë eveniment sportiv, duke u shpërblyer kështu me Medalje të Artë.
Ai i mundi në tri “luftëra”, përfaqësuesit e Bosnjës dhe Hercegovinës, Tarik Sutroviq me rezultatin 2:0 në raunde; në luftën e dytë e mundi kroatin, David Miliqeviq, gjithashtu me rezultatin 2:0, ndërsa në luftën e tretë triumfoi ndaj grekut, Andreas Ginnopulous, po me të njëjtin rezultat, në katër raunda.
Sportisti i ‘Besës’, Benan Jusufgjokaj është shpërblyer gjithashtu para dy javëve me Medalje të Bronztë në Tiranë, në Turneun Ndërkombëtar G1, “Albanian Open 2024”.
Turneu Ndërkombëtar G1 “Montenegro, Podgorica Open 2024”, mblodhi rreth 480 garues/e nga tridhjetepesë shtete të botës, përkatësisht përfaqësues të 132 klubeve.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat