Sportistët më të mirë Zinedin Beqaj dhe Angjella Berishaj

Tuz – Për rezultatet evidente që Klubi i Taekwondosë “Besa” i arriti gjatë vitit 2021, Komuna e Tuzit, përkatësisht kryetari, Nik Gjeloshaj ka ndarë mirënjohje për sportistët e “Besës”.
“Komisioni i përzgjedhur për ndarjen e mirënjohjeve në pajtim me Ligjin, e në bazë të konkursit publik, ka vendosur që çmimet t’i ndajë si vijon: sportisti më i mirë – Zinedin Beqaj; sportistja më e mirë – Angjella Berishaj; ekipi më i mirë sportiv i vitit – Klubi i Taekwondosë ”Besa’’; punëtori sportiv i vitit – Nikollë Gegaj”, thuhet në njoftimin për opionin të faqes zyrtare të Fejsbukut të Komunës së Tuzit.
Kryetari i Komunës u dëshiroi suksese sportistëve, duke premtuar se ata do të kenë mbështetje përherë nga Komuna e Tuzit.
Nga ana tjetër, sportistët kanë falënderuar kryetarin e komunës për punën që po bën në zhvillimin e qytetit, e veçanërisht për mbështetjen dhe kujdesin e treguar ndaj të rinjve, sportit dhe sportistëve të dalluar.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat