Simbol i energjisë së re

Gjatë dy ditëve (24 e 25 maj 2025), më se 700 vizitorë dhe pjesëmarrës kanë hapëruar nëpër qytetin e Plavës duke vrapuar dhe dëfryer. Të dielën, më 25 maj, janë mbajtur vrapimet në 5 km, 10 km dhe 21.1 km, nëpër peizazhe të cilat Plavën e bëjnë unike

Këtë vit, Plava për herë të dytë ka qenë nikoqire e festivalit të vrapimit “Plav Run”, i cili zmadhohet në diç më shumë se një ngjarje e thjeshtë sportive – bëhet simbol i energjisë së re, çiltërsisë dhe potencialit që dëshiron t’i ndajë me Malin e Zi dhe tërë rajonin.
Gjatë dy ditëve (24 e 25 maj 2025), më se 700 vizitorë dhe pjesëmarrës kanë hapëruar nëpër qytetin e Plavës duke vrapuar dhe dëfryer. Të dielën, më 25 maj, janë mbajtur vrapimet në 5 km, 10 km dhe 21.1 km, nëpër peizazhe të cilat Plavën e bëjnë unike.
“Kam pasur nder që edhe këtë vit personalisht të marr pjesë dhe të ndaj entuziazmin me të gjithë vrapuesit, rekreatorët dhe mysafirët të cilët i kanë kontribuar atmosferës së shkëlqyer”, është shprehur në fjalën përshëndetëse kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, i cili ka falënderuar posaçërisht Organizatën Turistike të Plavës, në krye me drejtorin Elldin Feratoviq dhe ekipin e tij, të cilët profesionalisht dhe me përkushtim e kanë realizuar çdo detaj – kanë dëshmuar që Plava falë miqve siç është Millosh Mikiq, ka kapacitet të organizojë ngjarjet në nivel të lartë.
“Ky nuk është vetëm vrapim – kjo është mënyrë në të cilën sendërtojmë identitet të njohur të Plavës dhe dërgojmë porosi të qartë. Plava ka kapacitet, njerëz dhe vizion të jetë destinacion i vërtetë i sportit dhe turizmit aktiv”, ka pohuar kryetari Canoviq.
Në këtë kontekst theksojmë se një ditë më parë (më 24 maj 2025), në kuadër të festivalit “Plav Run” është mbajtur vrapimi i më të rinjve – zvarritja, ku garuesit më të rinj në ambientin e sheshit të qytetit kanë bërë garë për titullin e bebes (foshnjës) më të shpejtë të Plavës, ku tri bebet më të shpejta u shpallën Ahmed Gutiq, Tara Gjuriçanin dhe Emill Hakanjin.
Në kuadër të festivalit në fjalë, po të njëjtën ditë (më 24 maj) sheshi i qytetit i është kushtuar fillestarëve, të cilët kanë pasur rast të dëfrehen në përmbajtje, të menduara posaçërisht për fëmijët.
Në fund theksojmë se më 25 maj në mbrëmje, po në sheshin e qytetit të Plavës është bërë ndarja solemne e mirënjohjeve për pjesëmarrësit më të shpejtë në kategoritë e bebeve dhe filloristëve, të cilat ua kanë dorëzuar sportistët e shquar të Plavës: Harun Rexhiq, Millutin – Miqo Prashçeviq dhe Shefkija – Sheko Llukoviq.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat