Roma nuk dëshiron ta shesë Kumbullën

22-vjeçari nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme në formacionin bazë të trajnerit Jose Mourinho edicionin e shkuar

Skuadra e Romës nuk dëshiron ta shesë mbrojtësin Marash Kumbulla.
Sipas “Corriere dello Sport” janë drejtuesit e klubit kryeqytetas që nuk dëshirojnë ta lejojnë largimin e mbrojtësit gjatë kësaj vere.
Interesim të vazhdueshëm për reprezentuesin e Shqipërisë ka shprehur skuadra e Torinos, që ka nisur negociatat me Romën për blerjen e kartonit të mbrojtësit.
Por krerët e Romës ua kanë bërë me dije drejtuesve të Torinos se Kumbulla nuk do të shitet gjatë këtij afati kalimtar.
22-vjeçari nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme në formacionin bazë të trajnerit Jose Mourinho edicionin e shkuar.

Të fundit

më të lexuarat