Pikë të vlefshme për rang-listën botërore dhe Lojërat Olimpike

Arta Ismailaga pati një paraqitje të mirë. Ajo arriti të fitojë dy ndeshje, kundër garueses vendase të Suedisë dhe asaj të Greqisë, ndërsa në gjysmëfinale humbi nga garuesja tjetër greke. Në këtë mënyrë ajo u kurorëzua me medalje të bronztë, duke siguruar pikë të vlefshme për rang-listën botërore. Ndërkaq Sara Kraja, njëra prej garuesve më të suksesshëm të KT “Ulqini”, u ndalua që në ndeshjen e parë, pasi që humbi në sekondat e fundit me një pikëdallim

Dy garuese të Klubit të Taekwondosë “Ulqini” kanë marrë pjesë në Turneun ndërkombëtar “Sweden Open 2022”, që është mbajtur më 30 prill dhe 1 maj në Stokholm të Suedisë.
Sara Kraja dhe Arta Ismailaga kanë qenë në mesin e 1066 sportistëve pjesëmarrës nga 58 vende, në këtë turne të nivelit G2/E2, në sportin olimpik të taekwondosë, të vlefshëm për grumbullimin e pikëve që shërbejnë për rang-listën botërore dhe Lojërat Olimpike.
Garuesja Arta Ismailaga pati një paraqitje të mirë. Ajo arriti të fitojë dy ndeshje, kundër garueses vendase të Suedisë dhe asaj të Greqisë, ndërsa në gjysmëfinale humbi nga garuesja tjetër greke. Në këtë mënyrë ajo u kurorëzua me medalje të bronztë, duke siguruar pikë të vlefshme për rang-listën botërore.
Ndërkaq Sara Kraja, njëra prej garuesve më të suksesshëm të KT “Ulqini”, u ndalua që në ndeshjen e parë, pasi që humbi në sekondat e fundit me një pikëdallim.
Nga KT “Ulqini” kanë deklaruar se garuesit e tij i presin në të ardhmen aktivitete shumë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, siç janë European Multi Games, Kampionati Evropian për shtetet e vogla dhe Kampionati Botëror, ku ata shpresojnë të arrijnë rezultate të mira.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat