Pesë medalje për sportistët e KT “Ulqini”

Enes Dushku dhe Sara Kraja kanë fituar medalje të arta, duke u shpallur kampionë në kategorinë junior, medalje të argjendtë ka fituar Rijad Dervishi, ndërsa medalje të bronzta Arta Ismailaga dhe Amela Nuti

Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” kanë shënuar suksesin e radhës në Kampionatin Evropian për Vendet e Vogla, që është mbajtur në Riga të Sllovenisë, më 2-3 tetor 2025.
Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” thuhet se pesë garues të këtij klubi kanë qenë pjesë e përfaqësueses së Malit të Zi. Ata kanë arritur të fitojnë pesë medalje si dhe të kontribuojnë në fitimin e dy trofeve të rëndësishme për përfaqësuesen e Malit të Zi.
Pjesë e përfaqësueses së Malit të Zi kanë qenë sportistët Enes Dushku, Sara Kraja, Amela Nuti, Arta Ismailaga dhe Rijad Dervishi.
Enes Dushku dhe Sara Kraja kanë fituar medalje të arta, duke u shpallur kampionë në kategorinë junior, medalje të argjendtë ka fituar Rijad Dervishi, ndërsa medalje të bronzta Arta Ismailaga dhe Amela Nuti.
Në renditjen e përgjithshme, përfaqësuesja e Malit të Zi fitoi dy trofe evropianë – trofeun për vendin e parë në kategorinë junior dhe trofeun për vendin e parë në kategorinë junior për vajza.
Nga KT “Ulqini” kanë falënderuar të gjithë ata që mbështesin sportin dhe sportistët e tyre.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat